top of page

Lëvizja antiosmane e “plugjeve”


Lëvizja antiosmane e “plugjeve” e majit 1910 në Dibër, lëvizje unikale në të gjitha viset shqiptare

(Në këtë kuvend marrin pjesë edhe dy përfaqësues nga Labëria

Braho Kanina e Ceco Gjera)

Nga Sakip Cami

Kryengritjet dhe lëvizjet antiosmane kanë qenë të shumta në të gjithë viset shqiptare, por në Dibër ka një vecori se në maj të vitit 1910 është organizuar një kuvend, një lëvizje jo vetëm me armë, por edhe me plugje, me pjesët e hekurta të parmendave, në shenjë proteste për të mos mbjellur dhe për rrjedhojë për të mos paguar taksat Perandorisë Osmane.

Ky kuvend i “Dheut” pati organizator kryesor Mbretin e Maleve Mersim Dema , kreun e Malit, (Krahinës) , së Grykës së Vogël. Në këtë kuvend morën pjesë katër male (krahina), Gryka e Vogël, Gryka e Madhe, Bulqiza dhe Luznia. Ai u zhvillua te “Gropat e Ukut” në perëndim të Homeshit, një vend strategjik ku kryqëzoheshin rrugët drejt Dibrës së Poshtme dhe Dibrës së Epërme. Gryka e Madhe përfaqësohej nga kreu i tyre Sheh Sula, Bulqiza nga Osman Karaj dhe Luznia nga Murrja.

Komiteti i fshehtë shqiptar i Manastirit punonte për ngritjen e cetave shqiptare. U ngritën kështu 7 ceta të udhëhequra nga Mersim Dema, Dan Cami, Fetah Cami, Shaqir Dema, Dine Dema, Daut Murrja, Xheladin Seferi.

Për rritjen e lëvizjen antiosmane në Grykë të Vogël kishte punuar edhe Shyqyri Bej Qoku, i biri i Iljas Pashë Dibrës (Qokut).Ai rrinte te shtëpia e Rrahman Lekës në Kovashicë dhe bënte takime me krerët e maleve dhe kryepleqtë.

Para se të mblidheshin te Gropat e Ukut, Mersim Dema i mblodhi fshatarët e tij te shtëpia e Mete Krrusës. Mersimi u kishte treguar se ishte lidhur itifaku se sapo të jepet lajmi, (sinjali) do të mblidheshin te Gropat e Ukut, jo vetëm me pushkët, por edhe me ploret sepse nuk këtë pranverë do të mbillet toka deri kur të largohen ushtarët osmanë dhe për rrjedhojë nuk do t’i paguhen taksa Turqisë. Këtë premtim ai na e kërkonte mbi flamur tregonte Sahit Veliu nga fshati Homesh.

Për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e Kuvendit në Gropat e Ukut ishin organizuar ceta me luftëtarë të armatosur që komandoheshin nga Jashar Zeneli, Shahin Daci, Xhemal Cani, Cup Duka. Ishin caktuar edhe njerëzit që do të sillnin bukë e ushqim për pjesëmarrësit e kuvendit.

Meqenës cadrat e ushtarëve turq ishin buzë zallit, në Mejë të kalasë, Mersim Dema e vendosi ta bëjë kuvendin në thellësi të maleve. Sa erdhi haberi njerëzit e caktuar u nisën për te Gropat e Ukut.

Ishte maj i vitit 1910. U mblodhën rreth 5000 malsorë. Kishin ardhur edhe dy përfaqësues nga Labëria, Braho Kanina e Ceco Gjera.

Shkrimtari Sterjo Spasse te roani :”Kryengritësit” më faqen 38 shkruan:…”Për Braho Kaninën e Ceco Gjerën ky ishte kuvend cuditshëm, kuvend jo vetëm me armë, por edhe me plore parmendash. Natën pamë nëpër male me dhjetra zjarre…I kemi ndezur t’i shohë hiqimeti në Shehër të Dibrës … u tregonte miqve nga Labëria, Sheh Sula i Zerqanit….”

Në kuvend u morën disa vendime. Pas 22 ditësh ushtarët osmanë morën ultimatumin për t’u larguar nga Gryka e Vogël dhe Dibra. Bimbashi turk Melazin Evelin kërkonte shpërndarjen dhe shuarjen e kryengritjes, por kryengritësit dogjën postën turke te Meja e Kalasë.

Pas largimit të ushtarëve turq, malsorët filluan mbjelljen e tokave. Pas kuvendit të “Gropës së Ukut” turqit nuk u afruan më në këtë krahinë. Kuvendi I Dheut te Gropat e Ukut shënoi një faqe të re në historinë e maleve të Dibrës, një demonstrim mencurie e force që nuk ishte parë deri na atë kohë.

Historiani vendor Mendu Dema nga Homeshi, sot 87 vjec, ka patur kontakte dhe biseda me pjesëmarrësit në këtë kuvend si: Sahit Veliu, Rexh Kazani, Xheladin Manjani, Izet Manjani, Cep Lami, Murat Dema, Ramadan Rusi, Riza Rusi, Haziz Manjani, Bajram Tomja, Sul Rama, Riza Manjani (i vjetri) , Mete Lurthi, Sali Manjani, Mustafa Dema, Zenel Tomja, Elmas Dema etj. Fatmirësisht ai i ka hedhur në librin e tij :”Homeshi nëpër shekuj”.

78 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page