top of page

Kush e qëlloi në të vërtetë Berishën?


Më duket irrelevant diskutimi rreth personit që goditi me grusht Berishën. Është me kartelë apo jo, nuk ka asnjë rëndësi. Berishën e goditi retorika politike. Kudo, duke filluar që nga Amerika e deri në Shqipëri, retorika politike është ajo që shpesh herë çon në krim politik. E Majta shkëlqen në këtë pikë dhe është e pakonkurrueshme nga asnjë forcë tjeter. Në Amerike janë qëlluar 6 presidentë për shkak të retorikës së fortë politike. Nga këta, 5 ishin republikanë (Kennedy-n e eleminoi CIA). Shumica e këtyre akteve iu vishen njerëzve me probleme mendore, por në fakt, nuk ka shumë lidhje ky fakt. Shumica kanë qenë normalë. Ajo që ka lidhje është se E Majta i paraqet të gjithë presidentët republikanë si fashistë. Duke filluar që nga Lincoln, e deri tek gjithë këta të fundit që kemi njohur ne, Reegan, Bush-ët dhe Trump, janë quajtur dhe janë demonizuar non stop si fashistë. Etiketime të tilla natyrisht që bëjnë efekt në trurin e disa njerëzve “pa tru”, të cilët mendojnë se bëjnë heroin. Janë qëlluar presidentët me të mirë: Lincoln, Garfield, McKinnley, Th. Roosvelt, Kennedy, Reagan. Njerëzit e thjeshtë gabojnë kur thonë të gjithë politikanët janë njëlloj. Ky është një shabllon i përhapur nga vetë politikanët, sepse faji kolektiv, është faji i askujt. Nuk ka as politikanë, as parti politike që jane njëlloj. Holliwood doli me kokën e prerë të Trump që kullonte gjak. Nuk ka dalë ndonjëherë, ndonjë i Holliwood me kokën e prerë të Obama. As nuk do guxonte ndonjë republikan i çmendur të tentonte të vriste Obama, siç tentoi krahu tjeter me Lincoln, Reagan etj. Përkundrazi, Republikanët kanë qenë dhe janë të kujdesshëm, që Obama të trajtohet me respekt, si presidenti i parë me ngjyrë që ishte. Po të guxonte dikush të dilte me kokën e prerë të Obama, do ishte ndëshkuar shumë rëndë, jo vetëm nga E Majta, por edhe vetë Republikanët do ta kishin dënuar veprimin, ndërsa ishte veprim shumë mizor, duke ditur që Trump kishte një djale 12 vjeç, të shihej në televizor koka e prerë e të jatit që kullonte gjak. Po ashtu, Republikanët bënë diçka që E Majta nuk do e bënte kurrë. Ata e dorëzuan (lexo tradhëtuan) Trump, duke lejuar vjedhjen e zgjedhjeve. E bënë për të mbrojtur reputacionin e Amerikës, sepse E Majta e kishte dhënë të qartë mesazhin nëpërmjet liderëve, senatorëve dhe kongresmenëve, se do ta digjte Amerikën, në qoftë se Trump do rizgjidhej. Për 6 muaj të terë dogjën, shkatërruan dhe bastisën me mijëra biznese, dyqane, ndërtesa shtetërore si dhe vranë e plagosën me dhjetra policë. E njëjta ndodh edhe në Shqipëri. Demonizimi që i është bërë Berishës çoi në këtë akt. Retorika e Edi Ramës se Berisha është një i vdekur, retorika e Yuri Kim duke i bërë presion PD që të largojë Berishën ose përndryshe demokratët do hanë bar, shpallja non-grata nga Blinken me informacione jo serioze të marra nga kundërshtarët e Berishës si dhe urrejtja e pamotivuar dhe e pamënçur, që treguan Bashistët ndaj Berishës, janë arsyet që motivuan agresorin. Në shumicë publiku shqiptar reagoi pozitivisht. Bile edhe një pjesë e mirë e anti-Berishistëve e dënuan këtë akt dhune. Njerëzit pro-Berishës mendojnë që është një veprim i kurdisur nga Rama. Edhe mundet, por unë besoj se është më shumë vepër e shërbimeve të fshehta. Berisha është njeriu i cili ka folur publikisht, por më shumë ka vepruar edhe në prapaskenë, nëpërmjet disa kongresmenëve republikanë, kundër “Ballkanit të hapur”. Ai është njeriu i cili demaskoi planin Rama-Thaçi-Vuçiç për Veriun e Kosovës. Non-grata e Blinken dhe agresiviteti i Yuri Kim ndaj Berishës shpjegohen vetëm me këtë qëndrim të palëkundur të Berishës ndaj kësaj çështjeje. Përse duhej non-grata për një politikan shqiptar i cili kishte 8 vjet në opozitë? Kush ishte rreziku për Ameriken, që i hoqi të drejtën Berishes për të udhëtuar në Amerikë? Nje veprim non-sens për Blinken, por që rezultoi shumë i dëmshëm për Shqipërinë. Të mos harrojme se Blinken është njeri i afërt me Soros, nga njerëzit e të cilit u dërgua në DASH dosja me thashetheme gazetash kundër Berishës. Duhet të dimë se gjatë gjithë këtyre viteve, Beogradi ka punuar shumë me lobime në Washington dhe Bruksel. Serbët ia kane arritur që t’i mbushin mendjen Amerikës dhe Europës se bombardimi i një kryeqyteti europian ishte gabim. Biden vizitoi Beogradin kur ishte zëvendëspresident dhe në një farë mënyre kërkoi falje. Veriu i Kosoves vazhdon edhe mbetet një problem serioz për çështjen kombëtare. Serbët e kanë deklaruar publikisht që ata nuk do të pushojnë kurrë së luftuari për ta ndryshuar statusin e Kosoves. Propaganda e tyre vazhdon të jetë që Kosova është djepi i Serbisë. Prandaj Berisha duhet mbështetur. Nuk bëhet fjalë për politikanin Berisha, por bëhet fjalë për çështjen kombëtare. Politikanin Berisha do ta gjykojë historia. Bashkëkohësit nuk gjykojnë dot drejt, sepse të gjithë jemi nën efektin e propagandës dhe fake news.

32 views3 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page