KUSH BËN MIQ NË LURË


SKICA NGA MEVLUD BUCI


Në Lurë çmohet shumë miku dhe shoku.Rëndom nga pleqtë e vjetër dëgjon:Miku të hijeshon konakun,mos na lashtë zoti pa miq;shoku i mire të qet prej pritës etj.Por shprehet edhe një rreptësi ndaj atyre që nuk vijnë si miq.Pasi kanë kapur hajdutët, lurianët kanë bërë Karare.Burrat e Dheut kanë vendosur saktë e prerë:Të gjithë fshatrat përreth të rrinë në vëzhgim të përhershëm dhe nëse do të konstatojnë e ndonjë grup që vijnë si miq në Lurë, të priten e përcillen si miq derisa të dalin ngaLura.Nëse jo,të jepet alarmi me tri të shtëna dhe populli reagon menjëherë,duke bllokuar hajdutët.Edhe në kohëra më të vështira lurjanët kanë pritur dhe përcjellë miq nga trevat ku ndizej lufta kundër serbit.Plaku i urtë Selim Lezhi tregonte se familja e tij kur u dogj Dibra nga serbi u strehua tek Vladi në Lurë.Në odat çidhnake e deri në Lukan te Katër Grykëve ai thoshte me krenari:O burra s`ka si Lura dhe lurjanët,lum kush bën shokë e miq në Lurë…

2.LURAE KATËR GRYKËT SI NËNADHE BIJA

Në shumë oda burrash është shprehur një thënie:Or miq,Lura e Grika,janë si nëna dhe bija.Para 40 VITESH KUR SHKOVA MIK TEK KULLA E Vladit e dëgjova nga plaku i urtë nëntëdhjetëvjeçar Dodë Vladi.Shumë fise të Lukanit,të Katër Grykëve dhe Kacnisë kanë ardhur nga Mirdita në Lurë e më pas në këto fshatra.Kështu, fiset Bruçi,Ndregjoni,Dervishi,Buci,Kalia e të tjerë kanë lidhje miqësore me Lurën.Studiuesi Xheladin Tollja ishte stërnip i shehlerëve të Qafë Murrës,plaku i urtë i Gur Lurës Hamit Kalia ishte stërnip i Bushit në Lukan;Destan Isuf Buci i Lukanit,nip i Kalabës në Lurë;Nezir Selman Ndregjoni e Maliq Ramadan Buci janë nipat e Hotit të Gur Lurës,v