top of page

KUR U DESHTË TA KAFSHOJMË


Adem Zaplluzha

Nga libri i 200-të Mbetëm sërish në fillim

Shtatë mijë e më shumë vjet Ishte këtu molla Thonë se për herë të parë Përjetoi kafshimin e rrënjëve Që nga ajo kohë Nga plazma e ashtit shpërtheu Bibla

Kaluan edhe shtatë mijë vjet Të turbullt Pastaj pas shtatë ditëve E shtatë netëve të gjata Filluan të piqen mollët nëpër degë U pjekën dhe u skuqën rrënjët

Dikush pohoi se te molla I patëm sinorët Kur u deshtë ta kafshojmë Na u ngrinë nofullat Jo që atdheu na mbeti atje Por me qindra vjet u largua nga rrënjët

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page