Kur trashëgimtari i Fronit Mbretëror ishte vetëm një fëmijë në Londër






Një nga fotot e radha, që paraqesin jetën e trashëgimtarit të Fronit Mbretëror të Shqipërisë, Leka Zogu I-rë, është e panjohur deri më sot. Madje kjo foto që kishte tërhequr dhjetra e dhjetra gazetarë të asaj kohe, teksa ishte fokusuar duke luajtur në shtëpinë provizore të zonës së Oxfordshires. Pikërisht në banesën që pata rastin ta vizitoj kohë më parë në Parmoor, pashë se aty ishte dicka që mungonte, pikërisht kjo foto e kryer mjeshtërisht nga gazetarët e “Nottingham Evening Post” të Premten e 28 Qershorit 1940-të. sot kjo foto edhe pse është bardhë e zi, e më së shumti një foto gazete, flet mjaft dhe është një nga gjetjet e mia më të vyera, për sa i përket arsyes me të cilën kjo foto flet, përsa i përket gjuhës që ajo ka sot në komunikimin shqiptar e më gjerë. Fotografia ka një nënshkrim poshtë saj “ish Mbreti Zog është tani në Londër, Këtu është Princi Aleksandër duke luajtur në Park.”

Ndërsa fotoja tjetër është një foto e realizuar në Qershorin e vitit 2010-të pikërisht në një pritje organizuar nga Parmoor House, aty ku më parë kishte banuar familja mbretërore shqiptare.


Një foto e radhë që flet shumë


Parmoor House, sot 06 Korrik 2014 (Ish shtëpia ku ndejti Mbreti Zog I dhe eskorta e tij Mbretërore në Angli)

Miqtë e nderuar e di që s’është kohë mbretërish, as ndoshta arsyet që lidhen me këtë fakt, por ana dhe lidhja kulturore, ajo që na detyron të njohim gjurmët e mbetura që ende flasin shqip, jashtë politikës, apo debateve mendoj se duhen njohur.... Sot pas një udhëtimi të gjatë me disa kolegë dhe miq arrita të vërtetoj ato që kam gjetur arkivave britanike, por edhe të bëj një foto pikërisht në atë vend ku Mbreti Zogu I ka bërë teksa ndodhej tek banesa e tij provizore Parmoor House në Angli. Fotoja është bërë në atë vend para shtëpisë, në oborrin e saj parësor..., dhe në atë pozicion që ai e bëri atë në vitin 1944... Fotot e tjera janë në kabinetin e tij dhe në bibliotekën e asaj kohe që mban ende libra të kohës që qëndroi ai. Dhe në fund një drekë tipike e formës piknikë në oborin ku qëndroi dhe u ushqye familja mbretërore shqiptare. Fakte të panjohura së shpejti...



Mbreti Zog bashke me kryeministrin Koco Kota presin perfaqesuesit e komuniteteve fetare shqiptare ne nentor 1928



Mbreti Zog I: “Luftë kundër pushtiesve italianë…”

Material dhe foto ekskluzive nga Arkivat Britanike

Nga Fatmir Terziu Lexo me shume ketu: www.fjalaelire.com


Ja si deklaronte Mbreti i Shqiptarëve Ahmed Zogu I më 7 Prill 1939-të. Një material i papublikuar më parë dhe një foto ekskluzive e asaj dite në arkivat britanike e qartësojnë këtë. Aty thuhet se “Njerëzit shqiptarë kanë zgjidhur të jenë të pavarur”. Në këtë material thuhet më tej “ndërsa sytë e botës u kthyen në drejtim të Shqipërisë, Mbreti Zogu I, mes Legatës Shqiptare në Londër deklaroi dje se çdo përpjekje për të zënë Shqipërinë do të rezistohet”. "Ne jemi të autorizuar për të mohuar të vërtetën e çdo deklarate lidhur me një protektorat italian të Shqipërisë," thueht në këtë material. "Për më tepër, çdo pretendim që mund të shfaqet duke deklaruar se Shqipëria ka pranuar kushtet e papajtueshme me sovranitetin apo integritetin e saj është gjithashtu e pavërtetë."

Burime të papërgjegjshme nga qarqe të padëshiruara shqiptare në Beograd kanë thënë atë ditë se gjatë ditës trupat italiane do të zënë portet e Vlorës dhe Durrësit dhe Shkodrës. Shkodra shtrihet rreth njëzet e pesë milje në brendësi nga pika më veriore në bregdetin shqiptar. është në liqenin me të njëjtin emër, përmes të cilit takon vija kufitare me Jugosllavinë.

I alarmuar ka qenë edhe Sir Edward Boyle, kryetar i Komitetit të Ballkanit në Londër, i cili bëri publik këtë telegram të përkrahësve mbretërorë nga Korça: - "Popullsia e Korçës, si edhe qytetet e tjera shqiptare, janë alarmuar nga rreziqet në vendin e tyre, që kanë imponuar dje demonstrim të palëkundur për të shprehur vullnetin për të mbrojtur integritetin territorial të Shqipërisë dhe pavarësinë, madje edhe për të derdhur gjakun e tyre. "Ju lutem protestoni dhe ngjallni opinionin botëror publik kundër dhunës për të mbrojtur vendin tonë."


Kishte pasion tenisin dhe pinte 250 cigare në ditë, 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut


Më 9 prill 1961, në spitalin Foch, Sorensen, Paris, Francë, vdiq mbreti Zog, 65 vjeç – pas shumë vitesh vuajtje nga sëmundja, pa e parë vendin e tij që prej ikjes më 8 prill 1939.


Shtypi në Shqipëri heshti plotësisht.


Zogu ishte shtruar në spital më 4 prill, thuajse pa ndjenja nga dhimbjet e forta në stomak.


Ai ishte dobësuar jashtëzakonisht. Kur u përmend, pa pranë mbretëreshën Geraldinë dhe princ Lekën.


Zogu i kërkoi Geradinës t’i sillte një revole sepse nëse mjekët do t’i thonin se kishte kancer, ai nuk donte të jetonte më dhe do të vriste veten. E shoqja e kundërshtoi, më kot; pastaj solli armën (pa fishekë) dhe ia la pranë, por mbreti nuk kishte fuqi as për të zgjatur dorën.


Zogu kishte qenë monark absolut, i fortë, efikas dhe, i pamëshirshëm në rast nevoje. “Është kollaj të jesh mbret i 400 milionë skllevërve e robërve, por është tepër e vështirë të jesh mbret i një milion mbretërve, siç jam unë”, ka thënë Zogu në një rast.


Historiani amerikan Raymond Hutchison do ta quante Zogun “personazhin shqiptar më të fuqishëm të shekullit XX ose gjatë shumë shekujve që nga vdekja e Skënderbeut të madh më 17 janar 1468”. Leksografi i njohur Stuart Edward Mann, hartues i fjalorit historik Albanian-English, shkruante në paraqitjen e gramatikës së tij shqipe (1932), se “ardhja e Zogut në krye të vendit si president dhe pastaj si mbret, ishte një fillim i mbarë”.


Mbreti krijoi administratën dhe makinerinë e një shteti modern shqiptar; gjatë presidencës së tij, kodi i vjetruar penal Osman u zëvendësua me Kodin e Napoelonit; vendi përparoi në çdo fushë të rëndësishme; ai zhduku banditërinë e trashëguar; përkujdesje i kushtoi arsimit publik; qindra të rinj u dërguan me bursa jashtë shtetit në universitete evropiane (ironikisht mes tyre ishte edhe Enver Hoxha), dhe kur diplomoheshin, ata ktheheshin në atdhe ku Zogu i vendoste në poste administrative.


Gjithashtu, gjatë mbretërimit të tij, mbreti Zog u rezistoi përpjekjeve nga Italia për vendosjen e fashizmit në Shqipëri, derisa Musolini u detyrua ta pushtonte, si dhe mbajti marrëdhënie të mira me vendet fqinje.


Me rastin e 57-vjetorit të vdekjes sjellim 50 fakte nga jeta e një nga njerëzve më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai kishte pasion tenisin, pinte 250 cigare në ditë, flinte shumë pak, ishte paranojak ndaj atentateve. Dashuritë e tij dhe detaji i veçantë me këmishën e virgjërisë të mbretëreshës Geraldina.


Njihuni me jetën e jashtëzakonshme të mbretit të shqiptarëve.


50 fakte të rralla nga jeta e Ahmet Zogut


1- Ahmet Zogu jetoi 65 vite, 5 muaj e 29 ditë. Lindi në 8 tetor 1895 në fshatin Burgajet të Matit dhe vdiq më 9 prill 1961 në spitalin Fosch, pranë Parisit.


2- Ahmet Zogu ka qenë mbret i Shqipërisë për 10 vjet 7 muaj e 6 ditë. Ai u kurorëzua Mbreti i Shqipërisë më 1 shtator të vitit 1928. Monarkia i tij mori fund kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste më 7 prill 1939.


3- Ahmet Zogu qëndroi për 11 vjet në fronin e mbretit të Shqipërisë, për 3 vjet në detyrën e presidentit, për 2 vjet në detyrën e kryeministrit dhe për 10 muaj në detyrën e ministrit të Brendshëm.


4- Ahmet Zogu ishte djali i Xhemal Zogut, kryetar i një fisi të Matit dhe i Sadije Toptanit, një nga pinjollet e familjes së njohur Toptane nga Tirana. Xhemal Zogu vdiq në moshën 41-vjeçare në rrethana të panjohura. Ndërsa Sadije Toptani vdiq më 24 nëntor 1934.


5- Ahmet Zogu ishte një nga dy djemtë e familjes dhe kishte edhe pesë motra, Adilen, Nafien, Semien, Mexhiden dhe Ruhijen. Ndërsa vëllai i tij, Xhelal, ishte nga martesa e parë e të atit. Princi Xhelal vdiq në Stamboll në vitin 1944 dhe la pesë fëmijë.


6- Mbiemri i vërtetë i familjes mbretërore është Zogolli. Nuk ka një datë të saktë se kur është bërë ndërrimi i mbiemrit, por mendohet se mund të jetë viti 1927. Mbiemri Zogu i përshtatej më shumë një aristokrati sesa mbiemri i mëparshëm Zogolli.


7- Ahmet Zogu mësimet e para i mori në Liceun Perandorak Francez të Gallatasarajit në Turqi. Më pas vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Perandorake në Vjenë. Studimet i ndërpret në vitin 1912 dhe kthehet në Shqipëri.


8- Ahmet Zogu ka qenë pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, si delegat i Matit. Ai në atë kohë ai ishte 17 vjeç dhe cilësohet si aksioni i parë politik i tij


9- Ahmet Zogu ishte 25 vjeç kur mori detyrën e ministrit të Brendshëm; 30 vjeç, kur u bë President i Republikës; dhe 33 vjeç kur vuri në kohë skeptrin e mbretit të shqiptarëve. Në 65 vite të jetës së tij Zogu i provoi të gjitha, që nga dëbimi prej Shqipërisë, rikthimin për të arritur majat e pushtetit dhe ekzili për të mos u kthyer më kurrë.


10- Gjatë mbretërimit të Ahmet Zogut në 11 vite u krijuan tetë kabinete qeveritare. Më kryesorët janë ata me kryeministra Kostaq Kota, Pandeli Evengjeli, Mehdi Frashëri.


Frika nga atentatet dhe pasionet për jetën