top of page

Kur shkruan për veten





Astrit Lulushi


Në prag të ikjes vjen tundimi për t’i treguar vetes një histori - të vërtetën e saj jo se nuk e di, por duhet të shkruash një vetë-biografi - për të rrumbullakosur skajet, për të pakësuar dështimet e humbjet, për t’i shtuar emrit heroizma, qofshin edhe ngjarje të rreme, të mërzitshme a të zakonshme.

Të gjithë e dinë atë histori lufte për madhështi, nga ku njeriu doli ngadhnjyes kundër të gjitha punëve dhe e vendosi veten në krye të atyre që s’ishin atëherë, e s’janë më. Megjithëse sot e shtrirë përtokë e vetme, e kaluara rrotullohet e mbështjellë me ambicie, si me batanije të trashë leshi, që rëndon e nuk ndahet nga ëndrra. Është një lloj historie ku përfundimisht talenti bëhet identitet dhe arritja, pavarësisht se ku, bëhet vlerë. Të lëshuar me lehtësi janë streset dhe tundimet, ngërçet e stomakut dhe gabimet - të gjitha gabimet - që lihen të prehen në favor të suksesit të pretenduar. Ato ishin kohëra lënë mënjëanë, por jo harruar, por që nuk përfshihen më në diskutim; një lloj shmangie publike, kur turma e verbër ishte si lajmi i keq i rremë, që mashtronte, shkelte me këmbë aq shumë, aq rëndë, ndërsa njeriu nënkëmbë shihte më mirë se ata e mallkonte. Dhe pikërisht këto janë vetëm disa nga momentet që redaktohen më shumë e zbukurohen, për të shtuar pak lavdi nē librin e shkruar për veten me kujtime të imagjinuara të fryra.

27 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page