top of page

Kur rrethi vjen e mbyllet përfundimisht


Kur rrethi vjen e mbyllet përfundimisht

unë vesh vetminë ,të rrjepur tek mëngët

të vetmen xhaketë që më pëlqen tani për tani,

si dhe shallin e hedhur supeve prej të ftohtit të kohës.


E shikoni kam ndryshuar shumë,

sipas motit edhe unë

si mobiljeve që ua ndryshojmë vendin.


Kafen nuk e pi më në shtëpi,

poezitë i shkruaj rrugëve në mendje

zhytem aq thellë në mendimin tim

sa mbytem,

dhe kërkoj dorën e dikujt të më nxjerri.


*******


Çfarë shkruaj?!


Faqe të tëra shkruaj natë e ditë

po pastaj i gris një e nga një

se disa janë ciflosur në shpirt .

të tjerë janë bërë copë e çikë prej kohe.


Oh, sa shumë më mundon mendimi

a do të mundem vallë coprat t'ua ngjis ?

Sa grabova.

kur për ta kujtova se u përpoqa

isha unë ajo që veten time shpëtova.


Ndaj shkruaj fjalë.

se Njeriu është lodhur me matematikë,

numra, borxhe, hua bankare e këste,

ah, të mundja të krijoja jetën me poezi

e njerzit të mund të lexonin jetën

e si fëmijë nga e para ta ndërtonin.


*****


Po jashtë edhe kur s'është ftohtë,

bie shi.

E pikat e shiut

rrathë bëjnë në tokë.

Rrathë që hapen , hapen pa pushim

zinxhirë krijojnë përfundimisht

pranga të vëna në duart tona.

17 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page