top of page

Kur rilexon ndryshe dhe thellësisht Halil Alidemën



Prof Dr Fatmir Terziu


Në librin „Mr. Halil Halidema: Jeta dhe veprimtaria“, Prof. Dr. Hysen Matoshi sfidon si njohuritë e përcjella si të kufizuara për patriotin Alidema, ashtu edhe shtjellimet e prura si të niveleve të përbashkëta të studiuesve të qasjes narrative, memoriale dhe monografike në lidhje me si kanë rrjedhur ngjarjet jetike, se si kanë ndodhur dhe ndodhin ndryshimet e konfigurimeve shoqërore rreth jetës dhe veprimtarisë së personalitetit të marë në konsideratë, veçanërisht për kronologjinë e përmbledhur të të dhënave për jetën dhe veprimtarinë e Halil Alidemës si dhe receptimin e kësaj veprimtarie.

Nga ky këndvështrim, shënjimi i kërkimit dhe hulumtimit rigrupon që në marsin e 15-të të vitit 1936, kur në Pozhoran të Komunës së sotme të Vitisë lindi pinjolli që do të njihej më tej me emrin e madh e të respektuar, Halil Alidema. Duke vepruar kështu, autori tregon se sa i përzgjedhur është elitari në tërësinë e tij të ekzistencës dhe të njohjes aktive në vitet që pasojnë më pas, duke u ndalur kronologjikisht në sekuencën e fundit kohore që përkon me 15 marsin e vitit 2016 që është një datë në nderim të 80-vjetorit të lindjes ku me këtë rast në Prishtinë u organizua një akademi solemne.


Matoshi më shumë nga ambicia profesionale, sesa nga ajo që ai e ka diktuar të mangët, ka vendosur faza të mirëfillta për një axhendë për të njohur veprimtarinë atdhetare të Halil Alidemës, këtij pinjolli të një familjeje atdhetare për të ardhur në ballë të fakteve dhe faktorëve që qasen me kundërshtimin e robërisë dhe burgosjet nga pushtuesi, propagandën jugosllave kundër Halil Alidemës, përfshirjen e tij në raportin e organizatës Amnesty International në vitin 1982, kalavari i familjes Alidema, jetëshkrim i shkurtër i bashkëshortes së tij, Teuta Kryeziu – Alidema, e mbi të gjitha duke e përcaktuar mes fakteve si një kundërshtar të madh të robërisë.

Në këtë mënyrë, Matoshi, qartëson dhe sfidon sfidon aftësitë e kufizuara të informacionit të të tjerëve, atë të mëparshëm dhe të koklavitur dhe studion si studiues i formuar faktet dhe të dhënat të cilat janë investuar në statusin sa real aq dhe mitik dhe shoqëror të lëvizjes dhe veprimtarisë disaplanëshe të Halil Alidemës. Në këtë pikë Alidema del mbështetës i të burgosurve politikë, dhe në ballë të alternativave politike, ku mësojmë se „rënia e monizmit politik nuk ishte përfundim i robërisë, por ishte fundi i mashtrimeve, që LKJ i bënte në emër të vetë shqiptarëve, të cilët kinse i përkisnin vullnetarisht dhe ishin pjesë e kësaj strukture“.

Autori qartëson ata, të cilët, në fokusin e tyre në kolektiv kërkonin me heshtje apo dhe me angazhim mobilizim për ndryshim jashtë të rregulltës së një procesi politik, shpesh neglizhonin rolin e rëndësishëm të aktivizmit institucional prapa skenave. Ndërsa lexojmë „Një zë ndryshe në skenën poltike shqiptare“ në tërësinë e saj është e nevojshme të vlerësojmë autorin, argumenti i plotë, ku gjysma e parë e librit përmban kapitujt më konsekuentë deri tani. Në rolin e tij si miti i lëvizjes patriotike, Alidema vihet në rolin thelbësor tek programi unik i poltikës shqiptare: „Filozofia politike e Halil Alidemës, e projektuar në programin e Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, ka si emërues të përbashkët bashkimin e potencialit kombëtar për të ndërtuar një të ardhme kombëtare të përbashkët, të bazuar mbi synimet historike për të ruajtur njësinë kombëtare dhe në vullnetin politik, për ta jetësuar atë në suaza të një shteti të përbashkët shqiptar.“


Mr Halil Alidema

Në këtë histori, autori ka prurë nëvëmendjen e lexuesit se Alidema me idetë dhe aktivitetin e tij poltik, patriotik dhe angazhues, ishte në gjendje të nxjerrë në pah heronjtë e panjohur të të drejtave të dhëna e të përcaktuara në dëshirat dhe dashuritë e zjarrta patriotike, duke përfshirë një listë të gjatë të të tjerëve kontributet e të cilëve janë harruar nën hijen e aktivistëve bazë dhe udhëheqësve të lëvizjes si Iljaz Halimi, Idajet Beqiri, Luan Hajdaraga, Moikom Zeqo, Nasi Bozheku, Milaim Kadriu, Daut Maloku, Lufter Xhuveli, Muhamet Mehmeti, Xhemil Frashëri dhe plotë 29 nënshkrues të deklaratës së tryezës së rrumbullakët të partive dhe asociacioneve politike të mbledhur më 23 dhe 24 nëntor 1992.

Një vend të rrëndësishëm në këtë monografi zë edhe vepra letrare e Halil Alidemës, e cila pasohet në një kapitull më vete, që paraprihet nga ai në fushën e diplomacisë, si publicist dhe polemist, si mësues, si kontributor historiografik e që pasohet nga receptimi i veprës dhe veprimtarisë, si dhe në një mbyllje të këndshme ai është vendosur në sytë e bashkëkohësve. Të një rëndësie të veçantë janë fjalët e Prof Dr Sabile Keçmezi-Basha dhe të Dr Memli Krasniqit.

150 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page