top of page

Kur puna të vlerësohet


Kur puna të vlerësohet

F. Terziu

Pas disa ditësh punë intensive Kompania e mirënjohur shqiptare, “Big Boss Services UK Ltd” e drejtuar nga Gazmend Cufaj ka marë përgëzimet më të mira nga pronarët e një vile në Barnet, ku ata kanë kryer punimet së fundi. Më tej ata kanë qenë të befasuar kur mësuan se banorët e kënaqur i kishin shkruar një letër falenderimi Bashkisë së kësaj zone të Londrës ku shprehnin fjalët më të mira për këtë kompani dhe për vetë z Cufaj. Fjalët e kësaj letre falenderuese më pas i janë komunikuar vetë drejtuesit Cufaj ku ai ka mësuar se ata ishin mjaft të kënaqur nga cilësia dhe shpejtësia e punimeve.

Letra falenderuese në fakt është e disata që i drejtohet kësaj kompanie. Midis të tjerave në këtë letër shkruhet “Unë po ju shkruaj këtë letër në mënyrë që t’ju falënderoj për një dekor kaq të bukur të brendshëm dhe për rinovimin e shtëpisë time në mënyrë simpatike. Të gjithë anëtarët e familjes sime e donin atë. Tema e tërë, modelet, kombinimet e ngjyrave ishin absolutisht fantastike. Shpresoj t’ju shoh së shpejti sepse ju duhet të dekoroni shtëpinë e tezes time gjithashtu dhe dua të diskutoj disa gjëra në lidhje me këtë. Faleminderit shumë dhe ju jemi mirënjohës.”

Kjo tregon se emri i shqiptarit në BM sa vjen e merr një kuptim tjetër, të respektit dhe vlerësimit.

@copyright

75 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page