top of page

Kur prekim Flamurin


Me kolegun tim Hysen Ruspi

Kur prekim Flamurin

Fatmir Terziu

… dhe jemi me Ty,

e kuqe dhe e zezë krahëhapur e ndarë në dysh,

një flamur që na përlot në sy

për mallin, për vatanin, për të dashurit, për të gjitha gjithëqysh.

Jemi me ty, or mik, or koleg përballë,

qafëmbajmë, kokëngjeshim,

lexojmë dhe ndjejmë se çfarë shkruan kjo simbolikë

historia, trashëgimia, vlera dhe Besa që tretim

ikja dhe largimi nga vetja përditë.

Flamuri ynë zgjedh të kaluarën, mik, por qëndron për shumë më tepër,

dhe në këtë epokë të maskës, ai është një shqiponjë

ende valëvitet, bekohet, fluturon

na meton lëvizjen përpara, të ndarë nga i gjithë njerëzimi,

të mësosh ... të duash ... të jetosh me qetësi shpirtërore,

të mësojmë misteret e heshtjes, ​​si dhe ato të zëngritjes,

të duam secilin njeri për atë që është, pavarësisht nga lindja e tij,

nga të gjithë cekjet ujore në Jon e në Adriatik,

nga perëndimi, lindja, jugu në veri

të jetojmë për besimin pa frikë,

e kushdo qoftë të mbetet thjesht një njeri,

edhe kur i fryhet mulla në politikë…

…jemi me ty mik me Flamurin më fisnik

me genin e mikpritjes, me Besën e mikut

jemi krenarë se me nder e themi pa frikë

jashtë zemëratës së dashakeqit dhe të ligut

e kuqja është shenja jonë e gjakut që ndrit

e tjetra cilësia e zogut që kurë s’iu drodh grim’ e qerpikut.

Jemi në këtë mjedis ku duhet të mendojmë përsëri.

Zoti na ruajt, le të zgjohemi gjithmonë për të kujtuar,

se fati i një harraqi është i kotë dhe është marrëzi:

asnjë dashuri, asnjë paqe, asgjë ... nuk duhet harruar.

43 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page