Kur poezia shqiptare udhëhiqej nga parimet e Stasit
Fatmir Terziu
Një vizitë me dy tehe
Në mars-prill 1949, Enver Hoxha vizitoi Moskën. Ishte kjo vizitë si një rikthim për tu instruktuar për gjëra të reja dhe në fushën propagandistike. Në vizitën e parë ai kishte marë informacion se në Londër ishte shfaqur një komedi me titullin „Dashuria në Shqipëri“. Ishte interesuar dhe kishte mësuar se „Dashuria në Shqipëri“ (Love in Albania) ishte një shfaqje komedi e shkrimtarit britanik Eric Linklater, e cila u shfaq fillimisht në vitin 1949. Skena e saj ishte e vendosur në një banesë në Londër gjatë luftës së II Botërore. Pasi u shfaq në Teatrin Lyric, Hammersmith u transferua në Teatrin St. James në West End. Me regji dhe me protagonist Peter Ustinov, kasti përfshinte gjithashtu Brenda Bruce, Molly Urquhart, Peter Jones dhe Robin Bailey. Ajo u vu në skenë me mbështetjen e Këshillit të Arteve të Britanisë së Madhe. Ustinov luante rolin e një rreshteri ushtarak amerikan bufon që kërkonte vajzën e tij të humbur prej kohësh në Londrën e kohës së luftës. Rreshteri ushtarak amerikan është me origjinë shqiptare. Emri i tij është Doda. Ai është duke ndjekur gjurmët për vajzën e tij Draga. Draga është një një bashkëpartizane e bukur e cila është dashuruar me autorin dhe udhëtarin e famshëm, Will Ramillies. Ai sapo është kthyer nga shërbimi ku ka qenë në kontakt me guerilët shqiptarë. Në këtë skenë shfaqet dhe Susan Lawn, mjaft simpatike dhe më tej spektatori ndjen bashkëshortin e saj, Robert. (Lionel Hale, ‘Një pjesë komike bisede’, Radio Times, 4 prill 1952, f. 42).
Më pas kjo komedi e shfaqur në skenën britanike u përmblodh në një libër. Ajo si fillim u botua nga „Macmillan“ (1950) dhe aty në atë libër mbetën dy komedi: Dashuria në Shqipëri dhe Takimi me MacGregors, të dyja të shkruara nga Eric Linklater, në kategorinë drama angleze dhe me 215 faqe. Por për udhëheqësin komunist të Shqipërisë së sapodalë nga lufta mjaftonte izolimi dhe se çfarë thuhej jashtë ishte me pak rëndësi. Ajo që duhej ishte si do të veprohej me atë që prodhohej në krijimtari? Krijimtaria ishte propaganda …Dhe vëmendja shkonte në RDGJ. Po pse atje?
RDGJ dhe projekti poetik
Në atë vizitë Hoxha u informua për atë që RDGJ kishte vendosur të bënte me poezinë. Informatat treguan se „Stasi“ në pjesën e Gjermanisë komuniste kishte përdorur poezinë të realizonte misionin e tij. (Arkivat) Me këtë projekt më së shumti mësohej për masat që duheshin marë në lidhje me angazhimin e poetëve dhe shkrimtarëve. Shkrimtarët dhe artistët duhet të ishin „proletarë të mendimit“, por dhe ata duhej të ishin në frontin e punës, prodhimit, bujqësisë, dhe ushtrisë. Atje bashkë me ta duhej të ishte pena, letra, kazma dhe pushka, libri dhe libraritë. Me këtë rast krijohej më së miri armata e gatshmë e trajnimit revolucionar mes shkrimit, artikulimit, përdorimit për qëllimin e vetëm në dobi të komunizmit, pra të poezisë. Me këtë rast duhej të ngriheshin këndet letrare, rrethet letrare, rrjetet e pozisë dhe poetët duhet të stërvisnin mjeshtërisht një armatë të duhur të atye që do ta kthenin poezinë në një rrjet informativ.
Rrjeti i përgjuesve dhe informatorëve gjakftohtë
Me siguri ai rrjet i përgjuesve dhe informatorëve gjakftohtë kishte për qëllim të shtypte spontanitetin dhe ndjenjat e fuqishme të të gjithë atye që kishin kokën e mbushur me mentalitetin mokro-borgjez. Kështu ishte filluar të veprohej në Gjermaninën Lindore, dhe kjo sugjerohej dhe nga Moska për Enver Hoxhën. Dhe me siguri ata kishin gjëra më të këqija për të bërë sesa të trajnonin rekrutët e tyre në artin e shkrimit të poezive. E pra, që nga konceptimi i saj në vitin 1949, RDGJ kishte një vizion për veten si një shoqëri letrare e kulturuar, në krahasim me Perëndimin filistin, i cili gëlltiste librat më të shitur çdo natë. Qeveria vendosi që çdo fabrikë të kishte një bibliotekë të pajisur mirë dhe që shkrimtarët borgjezë të shkonin e të punonin mes punëtorëve të krahut, duke i trajnuar për të shkruar poezi. “Merrni gjilpërën, shokë!”, ishte motoja.
Motoja alla-shqiptare
Kjo moto në Shqipërinë e Enver Hoxhës shkoi akoma më tej. Në njërën dorë kazmën, në tjetërn pushkën dhe më tej dhe librin pranë. Dhe kjo nisi menjëherë që në fillin e viteve 60-të, kur u hodhën bazat e socializmit, dhe kur menjëherë në ushtri nisi të praktikoheshin forma të tilla të detyrueshme instruktimi mes vargjeve që ua stërvisnin dhe praktikonin gazetarë, poetë ushtarkë, ose që u detyruan të visheshin si të tillë, në kuadër të reformimit dhe edukimit të thellë të ushtrisë. Djemtë drithërues përtypën lapsat e tyre derisa dolën me atë që tani lexohet si vargje poezie në mënyrë gazmore në arkivat e organeve të ushtrisë popullore dhe të sigurimit të shtetit të asaj kohe. Vajzat që u përfshinë në këto projekte poetike natyrisht kishin dhe detyra më të ndjeshme, më të thella dhe më intriguese. Por për disa mjaft poezi dhe vargje që ata provuan i dërguan pas hekurave, dhe krijuan kështu një arsye më shumë, që sa herë që duhej dhe u duhej të rikrijonin një kastë borgjeze edhe në mjedisin më të kontrolluar të kohës. Shumë krijime të asaj kohe mbajtën autorësinë „Populli“ dhe botoheshin herë pas here, sidomos kur demaskonin dhe lavdëronin Partinë dhe uhdhëheqësin e saj.
Sigurimi dhe poezitë
Kështu ajo që kishte bërë „Stasi“ kur mësoi gjermano-lindorët jo vetëm të spiunonin njëri-tjetrin, por të shkruanin edhe sonete, edhe Sigurimi i Shtetit shqiptar kishte arritur të bënte një kopje të tillë, por natyrshëm kopjet gjithëherazi dalin më të rrezikshme. Kjo u zgjerua dhe në shkolla. Atje dolën poetët e parë djalosharë që i kënduan me zellin më të madh Baba Stalinit të Madh, në jetë e në vdekje, ata që më pasë ishin dhe shtroja dhe kolona e poezisë në vite. Kështu sikurse ndodhte në Gjermaninë Lindore dhe në mesin fin shqiptar, shfaqej me aritmetikën e duhur herë pas here, shfaqej një gjeni poetik, ose aq sa të relizohet trinomi poetik. Nëse në Shqipëri ata që bëheshin gjeni kishin ngjyer bukën në shkollat sovjetike, në Gjermaninë Lindore, njëri ishte një ushtar praktikant 19-vjeçar i quajtur Alexander Ruika, i cili kishte dhuntinë e rrallë të mund të mbante më shumë se një ide në kokën e tij në të njëjtën kohë.
Ndërsa në RDGJ këtë e jepte në sallën e seminareve në qendrën e Stasi-t në vitin 1982, poeti Uëe Berger që u thoshte rekrutëve të rinj: “Të dashur bashkëluftëtarë. Sot do të mësojmë për sonetin.“, në mjediset shqiptare ishin ngritur gazetarët atarorë lokalë në kurse gazetarie, poetët e tillë revolucionarë në kurse që dirigjoheshin nga LSHASH dhe nga forma e gatshme e Sigurimit të Shtetit. Sot në RDGJ ata thuajse janë harruar, në Shqipëri janë më të zellshmit, më bërtitësit e dashurisë, poezisë, janë skalione botuese dhe botimesh…, janë ende të pazbuluara. Shqipëria ka halle të tjera?!
Në RDGJ dy dekada përpara se të bëhej udhëheqës i rrethit të poezisë, Berger kishte qenë një informator entuziast i Stasit, ndërsa ata që strëvisnin rekrutët e rrinj amatorë dhe entuziastë shqiptarë ishin edhe anëtarë të LSHASH edhe informatorë të strukturuar të Sigurimit të Shtetit. Për ku ishte nisur Poezia? Por askush nuk mund t'i besonte askujt tjetër në atë shoqëri të tmerrshme. Ishte pjesërisht përmes atyre mjeteve që kishin arritur suksesin e tij, duke i keqtrajtuar kolegët shkrimtarë, duke i denoncuar ata si "të paqëndrueshëm", "pak të moshuar" dhe "alkoolikë". Aty në ato kurse mësohej se nuk duhej parë TV të huaja, dhe fraza të tilla si "Ky libër është një sulm kundër socializmit", apo se si ai që kishte shkruar një poezi të lirë ishte një "psikopat gjysmë i mashtruar, mendimet e të cilit refuzonin jetën në Republikën Socialiste". Morali i këtyre kurseve ishte: "Kujdes! Jeni duke shkruar poezi nën një regjim komunist".
Zbulimi „Der Spiegel“
Vite më vonë, në 2006, „Der Spiegel“ u përball me Bergerin se kishte spiunuar studentët e tij. "Unë nuk mund ta shpjegoj sjelljen time, as të justifikoj për të," tha ai. “I kërkoj falje të prekurve”. Stasi filloi të shkatërronte arkivat e saj, duke i copëtuar ato në 'konfeti inteligjence' ndërsa selia po sulmohej në janar 1990. Fatmirësisht për të vërtetën, 69 milje nga dosjet e saj mbeten të paprekura. Në Shqipëri kjo gjë nuk dihet. E vërteta e këtyre kurseve është një infektim i madh që mban peng edhe sot letërsinë dhe krijimtarinë shqiptare. Ne kemi nevojë për daljen në dritë të gjërave për të zbuluar veprimet keqdashëse të atij shteti mbikëqyrës, që u zhvillua në një mjedis kaq të pafajshëm si një rreth poezie në kohën e çajit.
تعليقات