top of page

Kur miqësia e sinqertë menaxhaohet me kujdesin racional


Qatip Mara & Dukagjin Hata

MIRËNJOHJE PËR REDAKTORIN DUKAGJIN HATA



E kam njohur në vitin e 100 vjetorit të pavarësisë,në një lokal në Tiranë ku punonte në grup me disa intelektual në hartimin dhe redaktimin e një libri. Një shoku im më ftoi në atë takim ku pata fatin të njihja redaktorin Dukagjin Hata. Në bisedat e para u miqësova sepse ishte me origjinë nga Dibra. Sigurisht është rastësi që kur kam lindur unë më ka pritur në duar nëna dibrane që ishte gjitone me prindërit e mi. Kisha shkruar librin Atdhetarët Dibranë Shatku dhe me shumë dëshirë e redaktoi miku dashur Dukagjin Hata. Pasi më redaktoi librin Atdhetarët Shatku më redaktoi me shumë cilësi librin “Vlora Djepi Pavarësië, të cilin nuk munda ta botoja për shkakum e sëmundjes që u largova larg atdheut.

Gjatë kohës që isha nëpër spitale miku dashur Dukagjin Hata më dërgonte përshëndetje optimiste e më jepte kurajo për të përballuar sfidat me sëmundjen. Në Gushtin e vitit 2016 kur shkova për herë të parë në Tiranë me një zemër tjetër u takuam me mall dhe i dhurova librin “ Në labirintet e jetës sime”.Gjatë vitit 2017 komunikoja vazhdimisht në facebook duke shkëmbyer mesazhe dashamirëse. Në vitin 2018 i kërkova të më redaktonte librin “Fisi Mara Kropisht Vlorë në rrjedhjen e kohës”. E mirëpriti me shumë respekte e sinqeritet. Kur shkova për së dyti herë në Tiranë në tetor-nëntor 2018 u takuam me shumë mall. Takoheshim çdo ditë në Tiranë duke diskutuar proçesin e botimit të librit Fisi Mara, të cilin e kishte redaktuar me shumë përkushtim. Me të drejtë më kërkoi që të përmirësoja përshkrimet për familjet e fisit Mara.Ndërkohë i kërkova të më redaktonte librin “Jeta ime e dytë me zemrën e tjetrit”. Me shumë humanizëm më shprehu dëshirën e tij se këtë libër do ta redaktonte si dhuratë e miqësisë sonë intelektuale.Ndërkohë unë u largova një javë në Londër tek familja e vajzës sime të shtrenjtë , krushku im i shtrenjtë Leonidha Dhrami. Edhe atje vazhduam komunikimin me e –mail dhe facebook me mesazhe.I dërgoja kapituj shtesë për librin “Jeta ime e dytë me zemrën e tjetrit.Kur u ktheva pas një jave e kishte redaktuar dhe e botoi për një kohë të shkurtër që ta shpërndaja te miqtë e mi së bashku me librin “Brunilda Jeta ime e dytë”.

E shikoja që disa herë shkonte te shtypshkronja dhe interesohej që libri të shtypej brenda kohës së qendrimit tim në Tiranë.Me një taksi ma solli librin në shtëpi. U largova nga Tirana me shumë mirënjohje për redaktorin Dukagjin Hata.

Vazhduam komunikimin me e-mail dhe mesazhe në facebook duke dërguar kapituj shtesë të librit Fisi Mara. Kishte një punë të vështirë me fotografitë e familjeve të fisit Mara. Kishte punuar me shumë përgjegjësi e vemendje për ta redaktuar me cilsi librin e fisit tim Mara.

Me shumë përkushtim e botoi në shkurt të vitit 2019.Me një humanizëm të jashtëzakonshëm miku im i dashur Dukagjin Hata pasi e botoi librin e fisit tim Mara e shpëndau tek vëllazëria e të afërmit e mi. Ndjehesha shumë i lumtur që edhe pse isha larg oqeanit me kufizimet e trasplantit ,miku im i dashur Dukagjin Hata me zemrën tij dashamirëse interesohej tek shtypshkronja duke shkuar vazhdimisht për faqosjen e librit dhe botimin e tij me shumë cilësi.


Në këto momente duke dërguar mesazhe falënderimi e mirënjohje, miqësia jonë u shndrrua frymëzim për jetën time të dytë dhe ju drejtova redaktorit Dukagjin Hata me dashuri vëllazërore, që nuk do jemi vetëm miq por edhe si vëllezër.Duke redaktuar librin për jetën e prindërve të mi, të vëllazërisë sime dhe të gjithë familjeve të fisit Mara më dërgonte me konsiderata dhe me ndjenja të sinqerta mesazhe që rrezatonin dashuri vëllazërore.

Pasi redaktoi dhe botoi librin e fisit Mara, i kërkova të redaktonte e të botonte librin “Kujtime për vendlindjen Kropisht Vlorë.Punoi me intesitet të lartë duke e redaktuar me shumë cilësi dhe me shumë kujdes në faqosjen e librit ku ishin mbi 250 fotografi të familjeve të fiseve të Kropishtit. Pasi e kishte redaktuar gjeta një sponsor,birin e dashur të vendlindjes sime Kropisht për ta botuar sa më shpejtë. Si gjithëmonë redaktori Dukagjin Hata i papërtuar me përkushtim redaktoi librin me 470 faqe dhe e botoi më 15 maj 2019. Me shumë dëshirë kishte dorëzuar librat tek sponsori Bashkim Beqiraj, i cili me përkushtim e kishte shpurë në vendlinden Kropisht..Sigurisht ndjehesha shumë i gëzuar që libri shkoi në vendlindjen time të dashur,por kjo ishte edhe mertia e vëllait të dashur Dukagjin Hata. Emocionet e mija ishin shumë të forta,sepse me trasplantin e zemrës unë do mbetem larg vendlindjes sime,por libri që pasqyron shpirtin tim do më përfaqësojë në vendlindje,pavarësisht se trupi do mbetet në dheun e huaj.

Në vazhdim redaktorit Dukagjin Hata i kërkova të më redaktonte e botonte librin kushtuar fisit të nënës sime. “Pema gjenealogjike e Fisit Beqaj Vranisht Vlorë”. Më inkurajojë që ta përfundoja sa më shpejtë librin për ta dërguar me email në Tiranë. Ishte një gatishmëri e mahnishme për ta redaktuar me pasion librin e fisit të nënës sime dhe paralelisht punonte për të botuar librin “Kujtime për Vendlindjen Kropisht Vlorë”. Punonte e drejtonte në dy fronte, jo vetëm për redaktimin e librit,por në facebook në adresën që kisha hapur për Fisin Beqaj Vranisht , shkruante mesazhe frymëzuese për ta pasuruar sa më mirë librin me familjet e fisit Beqaj Vranisht.


Kur miqësia e sinqertë menxhaohet me kujdesin racional ,ajo fuqizohet e shndërrohet në lidhje shpirtërore më se vëllazërore që sfidon mosmarrveshjet apo gabimet e njëri tjetrit. Një miqësi e tillë me redaktorin Dukagjin Hata është shndërruar në shpirtin tim në dashuri vëllazërore. Shoku e miku dashur redaktor Dukagjin Hata redaktoi e botoi librat e mi “ Fisi Mara Kropisht në rrjedhjen e kohës, “ Kujtime për vendlindjen Kropisht”, “ Jeta ime e dytë me zemrën e tjetrit “, “ Pema gjenealogjike e fisit Beqaj Vranisht “ që i kushtohet fisit të nënës sime të shtrenjtë. Me përkushtim e humanizëm miku dashur Dukagjin Hata redaktoi katër librat e mi duke ndjekur hap pas hapi procesin e botimit në shtypëshkronjë dhe duke i shpërndarë tek të afërmit e mi në kohën që unë isha dhe jam mijëra kilometra larg atdheut për shkakun e trasplantit të zemrës.

Mirënjohja ime është shumë pak për mikun vëlla Dukagjin Hata që më ka dhënë optimizëm duke frymëzuar jetën time të Dytë me zemrën e tjetrit

Më 13 korrik 2019 u takuan në Tiranë ku fiksova edhe foton që shoqëron shkrimin.

Me mirënjohje e falënderova dhe i urova jetë gjatë,lumturi në familje dhe suksese në krijimtari

Qatip Mara

Nju Jork 13 nëntor 2020

208 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page