Kur minibashkitë lavdërojnë punën e shqiptarëve në Londër


Qemal Visha

Punë e mbarë!” është fjala e parë që gjen mirëgjetjen e parë tek duarartët e punësuar në kompaninë “Albavisha Ltd” që drejtohet nga Qemal Visha. Fjala e dytë vjen nga minibashkitë që kontrakton firma e tij. Dhe ajo është “Ju lumtë!” Dhe përgjigjjja e gati njëzëshme e dhjetëra të punësuarve është: “ja po i bëjmë vjetërsirat britanike të nusërojnë!” Jo vetëm kaq, me këtë përgjigje, por dhe më shumë kuptime mbart fjalia e tillë, kur sheh se si funksionon dhe përkushtohet e tërë ajo që vjen nga profesionalizmi dhe angazhimi i kthimit në jetë dhe normalitet të mjaft banesave të vjetra e shumë të vjetëruara në moshë.

Mjafton një ditë e tërë të shohësh se si është kjo vlerë e përkushtuar një realitet në Londër. Ndërsa i ndjek syri dhe vëmendja jonë lëvizjet, telefonatat dhe angazhimet, kupton se edhe në kohë pandemie shqiptarët e përkushtuar, sikurse është Visha, janë ata që japin dhe bëjnë vlera në të gjitha pikat e angazhimit të tyre.

Qemal Visha duke instruktuar

Si për çudi diku syri na kap një shënim në një shtëpi të vjetër, ku ndoshta viti 1666 jo rastësisht përmendet në një gazetë të vjetër se Eyam, një fshat në zonën e Derbyshires u vetëizolua për të shpëtuar të tjerët nga shpërndarja e një virusi të quajtur “Plage”. E kështu koha me pandemi, dhe maskat që përdorin të punësuarit vetëkupton një arsye më shumë se ligji zbatohet dhe përkushtimi e mbrojtja e njeriut është në planin e parë.

Lëvizim në disa pika dhe rezultati është mjaft i dukshëm. Prishje e rregullime, lyerje e stukime, vendosje dyersh, dritaresh e rregullime të tjera… E gjitha me angazhimet e ndjeshme dhe profesionale, elektrike, suvatuese, zbukuruese, mirëmbajtëse, shtrime, shtesa dhe zgjerime të ligjshme e mjaft të tjera. Kjo është Kompania “Albavisha Ltd” dhe vlera e saj që vjen nga angazhimi dhe përkushtimi me zell i të përkushtuarit Qemal Visha.

97 views

Shkrimet e fundit