top of page

KUR MBRETI I ANGLISË RICHARD COEUR DE LION ËSHTË KAPUR ROB I VESHUR ME FUSTANELLËN SHQIPTARE


KUR MBRETI I ANGLISË RICHARD COEUR DE LION ËSHTË KAPUR ROB I VESHUR ME FUSTANELLËN SHQIPTARE

Atje tej në Adriatik..., me shijet e Aristotelit dhe Plinit


Dr Fatmir Terziu


“Larg, larg që këtu,

Deti Adriatik shtrihet në një gji të ngrohtë,

Midis gjelbërimit ndodhen kodrat Ilire.”


Ky është një fragment nga një poezi e Matthew Arnold. Në atë poezi ai solli në mend se edhe “Gjarpërinjtë jetojnë në paqe dhe qetësi në brigjet diellore të detit Adriatik”.

Aty që nga lashtësia Aristotelidhe Plini kishin dhënë dhe sinjale të tjera “paqeje” në mjedisin e madh ujor. Perca labrax;Mullus barbatus, apo 300 lloje të tjera të peshqve që gjendeshin në Adriatik, jetonin në “paqen” e tyre, edhe pse ishin pikasur peshkaqenër dhe të tjera specie të ndryshme grabitqare. Në atë mjedis kishte shije. Kjo shije kishte nisur të zgjonte “orekse”. Dhe kjo shije krahas vendasve, romakëve, austriakëve e disa të tjerëve, do të shtonte “oreksin” edhe të anglezëve. Ndërsa romakët ngritën bazenë të mëdhenj në det për të shpëtuar peshkunMullus barbatus; Mbreti i Anglisë Richard Coeur de Lion kur ngeci në rrugën e tij në një ishull të Adriatikut, solli nëpër mend “shijet” e Aristotelitdhe Plinitpër peshkun Perca labrax. Ndërsa filloi dhe mbaroi një Manastir në brigjet e Adriatikut, “shija” e Perca labraxi dha mundësinë të vishej me rroben e atyre që ia gatuan, dhe i qëndruan afër.

Libri për të nderuar Augustin nga Pietro da Eboli, regjistron dhe jep detajet kur Mbreti i Anglisë Richard Coeur de Lionështë kapur rob i veshur me fustanellën shqiptare. Edhe pse jepen pak detaje, mbi një gravurë të asaj kohe, që e tregon Mbretin anglez mbi kal dhe me fustanellën me mëngë të gjata, nënkuptimi nuk shkon më tek peshku Perca labrax, as tek arsye të tjera, por tek veshja, për të cilën libri i vitit 1928-të i C.W. jep qartë se “veshja e vendasve ndryshon prej të gjitha veshjeve”.

Po të mos ishte Adriatiku me pasurinë e tij përrallore, gjelbërimi dhe mjedisi i paqtë Ilir, po të mos ishin shijet estetike të veshjeve të banorëve të kësaj treve, natyrisht nuk do të kishte dhe frymëzim. Frymëzim, ndoshta nuk do të kishte as edhe Matthew Arnold (24 dhjetor 1822 - 15 prill 1888). Matthew Arnold që ishte një poet dhe kritik kulturor anglez i cili kishte punuar si inspektor shkollash, e pati thënë hapur se ai “mjedis” e bënte ndryshe. Ai ishte djali i Thomas Arnold, drejtor i famshëm i “Rugby School”, dhe vëllai i profesorit letrar Tom Arnold dhe romancierit dhe administratorit kolonial William Delafield Arnold.

Si i tillë, ai me një poezi, me pak vargje na solli një udhë të gjatë jete, na mbajti gjallë, që nga Aristoteli e Plini, deri tek Richardi e fustanella shqiptare, deri në pavdekësinë e asaj fjale. E asaj fjale, që është poezi e lirë për vetë lirinë!

Por më së shumti, për atë që tingëlloi në veshin e të gjithë atyre që shkuan, dhe lexuan me sytë e tyre diku në një cep të pashkelur të Adriatikut ku shkruhej: “Non bene pro toto libertas venditur auro”, që do të thotë “Liria nuk është shitur mirë, për të gjithë arin.” Edhe pse ajo ishte shkruar në gjuhën latine, kuptohej mirë prej të gjithëve. Prandaj mendoj se është e ligjshme të risjellim në vëmendje John Milton tek “Parajsa e humbur” e shekullit të shtatëmbëdhjetë, që duke vizituar Venecian e duke parë mes shkrimeve se kush e ndërtoi atë, përmendi lehtë Adriatikun për të shkruarën e shkuar: “e shkuara u tret në tokë e det ashtu sikurse retë shuhen në qiell”.

Edhe pse janë thjesht tre vargje, thjesht shkëputje nga një e tërë poetike, “engjëjt” e një hapësire të paqme, janë aq të lexueshëm si tek Homeri apo Virgjili, po aq dhe në kohët tona. E theksojmë, edhe pse janë të munguar, lexuesi aty gjeti atë që e perceptoi, edhe pse s’gjen asgjë të përshkruar me Urielin, Gabrielin, Mikaelin, apo Rafaelin, pasi nuk është në një shtrat përshkrimi të tillë. Ajo që nënkuptohet është qasje me një ardhje të gjerë. Është një vend dhe një hapësirë ku kohërat sollën në vesh të njerëzimit lojërat dhe tragji-komeditë, pra të luheshin Iliada dhe Aenida, nga aktorë që kurrë nuk vdiqën, por që ndërruan rolet nga skena të ndryshme, në hapësirë të afërt me Jonin, natyrë të rrethuar me ujë, fushë, mal, natyrë të lirë, në sallë me duartrokitje dhe me ulërima të mistershme. Sidoqoftë, edhe në Adriatik, ende mes shkrimit ka mbetur pak dritë për të rilexuar humbjet nga tragji-komeditë. Atje tej në Adriatik..., me dhe pa shijet e Aristotelit dhe Plinit...


29 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page