top of page

Kur gabon populli dhe kur korruptohet demokracia


Ku janë populli dhe demokracia në Shqipëri?!

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kur gabon populli dhe kur korruptohet demokracia faji nuk është vetëm i politikës.

Kur demokracia nuk gjëndet në popull, dhe kur popullit demokracinë dhe votën ia rrëmben politika, dhe kur populli nuk reagon për ta marrë demokracinë që atij i takon; dhe kur populli zgjedh keq dhe në mënyrë të përsëritshme, atëhere për gjendjen e rëndë nuk është fajtore politika, pse toleron dhe pse gabon populli.

Politika është një aktivitet i pandershëm ,sepse ajo punon gjithmonë pandershmërisht kundër popullit dhe kundër demokracisë, sepse politika synon vetëm pushtetin dhe qeverisjen, sepse politika synon autoritet,privilegje dhe sundim.

Nëse politika arrin që ia rrëmben demokracinë popullit, nëse politika e korrupton demokracinë, dhe kur korruptohet demokracia do të thotë se korruptohet shoqëria, dhe nëse shoqëria pajtohet më këtë atëhere ajo gabon rëndë dhe faji i këtij gabimi i kushton shtrenjtë asaj.

Kështu ka ndodhur me politikën dhe me demokracinë prej 30 vitesh në Shqipëri.

Pra, kur themi se gabon demokracia, kuptohet se gabon populli i cili lejon që me demokracinë të spekulojë dhe ta rrëmbejë e përvetësojë atë dhe ligjin e saj politika.

Kundër të këqijave dhe dëmeve të politikës e të pushtetit në Shqipëri janë disa intelektualë të paktë realist dhe të guximshëm; janë disa media të rralla kritike kundër politikës e pushtetit të keq , jane dhe të rrallët opinionistë e gazetarë, si dhe politika e cila vetëm kur ndodhet në opozitë bën sikur kritikon politikën në pushtet se pastaj kur ajo merr pushtetin po njëlloj apo më keq akoma se paardhësit e saj sillet e punon.

A nuk është ky realiteti aktual në Shqipëri, ku pushteti i sotëm i Ramës dhe i Rilindjes vetëm sa e ka përkeqësur dhe rënduar gjëndjen politike,demokratike, sociale e ligjore me krimin,drogën,korrupsionin, vjedhjen e pronave e të parasë publike dhe ka shtuar varfërinë, papunësinë, mjerimin e eksodin dhe e mban jashtë integrimit Shqipërinë? Dhe me të gjitha këto populli e duron pasi ka 8 vite që qeveris kjo rilindja me Edi Ramën si një e keqe e madhe kombëtare.

Si ka mundësi që shoqëria shqiptare është kaq shumë e durueshme.

Nëse mundohemi dhe akuzojmë vetëm politikën, por që po kjo politikë vazhdon dhe po kësaj politike shqiptarët ia japin votën dhe të drejtën për të qeverisur keq duke bërë hajninë, krimin ,korupsionin si dhe duke tradhtuar gjithmonë interesat e atdheut dhe të popullit e të demokracisë , pra, nëse populli dhe demokracia gabojnë vazhdimisht atëhere faji për këtë nuk është i politikës dhe as pushtetit por faji është edhe i shoqërisë i cila gabon vazhdimisht.

Politika dhe pushteti synojnë të realizojnë interesat e veta kundër interesave të popullit, dhe nëse populli e duron politikën dhe pushtetin e tillë , dhe nëse shoqëria zgjedh keq dhe i voton të këqijtë dhe të këqijat ,atëhere ajo kështu gabon ,dhe për gabimin e vet vuan me merite pastaj po vetë shoqëria shqiptare.

Këtë e thotë feja, e thotë filozofia më e arrirë botërore, e thotë edhe përvoja botërore e politikës dhe e pushtetit, e thonë atë se:

individi dhe populli fiton atë që punon dhe atë që meriton; si të jetë mileti ashtu u vjen edhe hyqymeti dhe se: pushteti dhe qeverisja në një komunitet është pasqyrë e atij komuniteti.

Edhe demokracia si alternative më e mirë qeverisëse , pasi nuk ka tjetër më të mirë akoma deri sot, edhe demokracia mos të mendojmë se nuk ka gabime dhe është e pagabueshme. E keqja më e madhe e demokracisë në Shqipëri është liria e saj për mashtrime, gënjeshtra të mëdha publike e mediatike që helmojnë popullin me premtime e rrena fantastike dhe me spekulime amorale dhe që shqiptarët kanë 30 vite që u besojnë atyre, apo edhe pse jo është edhe tjetra sepse ato edhe u pëlqejnë një pjese jo të vogël të votuesve , ku ka edhe asish rastesh që edhe shitet e blihet vota, pra, bëhet trafimi i saj.

Pra nuk është vetëm faji i politikës që manipulon,mashtron,gënjen dhe e korrupton demokracinë, por është edhe faji i shoqerisë: i rinisë, studentëve, intelektualëve dhe inteligjencës, i shoqërisë civile dhe sindikatave të cilat ia lejojn një gjë të tillë politikës ,si dhe është po gabim i shoqërisë që ua beson gjithmonë pushtetin një politike të tillë e që pasojat dhe prej tyre vuan dhe pëson po vetë populi.

41 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page