top of page

Kur flet profesionalizmi dhe respekti që gëzon Dr Alketa Licollari


Kur flet profesionalizmi dhe respekti që gëzon Dr Alketa Licollari


Prof Dr Fatmir Terziu


Mjafton të shkruash fjalë për fjalë atë që një pacient anglez shkruan për Dr Alketa Licollari do të mjafotnte të thoje të gjitha ato që ke për të theksuar në një shkrim për të. Pacienti nga Spitali anglez në Milton Keynes më datën 22 nëntor 2018-të shkruan pikërisht kështu: „Një nga dermatologët më të mirë që kam parë ndonjëherë. Mënyrë e mahnitshme, e ditur, e drejtë dhe e dhembshur.“ E ndërsa qëllimi nuk është të shkruash për këtë doktoreshë' fjalët që janë shkruar për të e që mbeten mes qindra komenteve pozitive, të bëjnë të shkosh pikërisht aty në atë pikë që bashkon vetvetiu atë që ke parë, dëgjuar dhe biseduar me të. Ajo është vërtet një vlerë e tillë, që natyrshëm me një sjellje të përsosur dhe me një respekt të ndjeshëm të bën për vete.

Ndërsa biseda shkon në shtratin e vetë, modestia e saj kërkon të të largojë nga pika që flet dhe kërkon të dijë për të, duke të thënë se „ajo thjesht bën detyrën“. E ne ndërhyjmë, se detyrën e bëjnë të gjithë, por varet se si e kuptojnë atë. Krahas kësaj flet qartë vetë Profili i saj. Është një mjeke e specializuar, një dermatologe praktikuese si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në Itali, me një përvojë të gjerë në mjekësinë e përgjithshme, dermatologjinë e të rriturve, dhe pediatrinë. Dr Alketa Licollari është gjithashtu një studiuese kryesore në projektin BADBIR dhe është e përfshirë në ofrimin, mësimdhënien dhe menaxhimin e përmirësimit të shërbimeve. Ndoshta jo vetëm kaq, por vizioni i saj është që t'i trajtoj të gjithë me një qasje multidisiplinare në mënyrë, që ata të mund të bëjnë një jetë të shëndetshme.

Kështu me punën e saj të ëprkushtuar, me vlerat që demonstron, me profesinalizmin që zotëron dhe me mjaft të tjera që shkojnë tek aftësitë akademike dhe shkencore të saj në fushën e saj mjekësore, Dr Alketa Licollari, gëzon respektin e gjerë në disa spitale me emër ku ajo shërben profesionalisht si mjeke me akreditim të lartë. Dr Alketa Licollari, kësisoj është anëtare tek Shoqata Britanike e Dermatologëve dhe tek The Royal Society of Medicine.

Profesionalizmi i Dr Alketa Licollari, ka arritur një majë reale kualifikimesh, pas diplomave në Atdhé, duke u Diplomuar për Mjekësi dhe Kirurgji, Universiteti i Pavias, Itali, po ashtu duke përfunduar Provimin Mjekësor Shtetëror, Universiteti i Pavias, Itali si edhe Specializimin në Dermatologji dhe Veneorologji, nga Universiteti i Pavias, Itali. Përtej këtyre kualifikimeve dhe anëtarësimeve profesionale dhe shkencore, Dr Alketa Licollari, ka meritën e saj të punës si Konsulent Dermatologjik Locum në Spitalin Universitar Milton Keynes, Britani e Madhe, dhe rolin e një Hulumtuesi kryesor të dy hulumtimeve BADBIR Research dhe PSoHO (Studimi i Psoriasis për Rezultatet e Shëndetit), i cili është një Studim Ndërkombëtar Vëzhgues i Rezultateve Shëndetësore 3-Vjeçare në Trajtimin Biologjik të Psoriasis pllake të moderuar deri në të rëndë.

Dr Alketa Licollari, është në fakt Dermatologu kryesor i Klinikës Biologjike, që mbikëqyr klinikën e infermierisë për monitorimin e akneve dhe barnave, sigurimin e dermatologjisë mjekësore të përgjithshme për të gjitha grupmoshat për sëmundje akute mjekësore dhe të lëkurës. Më tej ajo është e përfshirë në mbulimin e referimeve të pacientëve të repartit, ku përfshihet edhe klinika ambulatore e dermatologjisë pediatrike, referime për pritje 2 javësh dhe klinikën e pritjes 2 javë një herë në javë, por edhe merr pjesë në takimet e MDT.

Dr Alketa Licollari, si e tillë ka qenë edhe Locum Consultant, Dermatologji në Hemel Hempstead General Hospital & Ëatford General Hospital, por edhe ofronte shërbim të përgjithshëm dermatologjik mjekësor për të gjitha grupmoshat që përfshinin dermatologji mjekësore akute për pacientët ambulatorë të të gjitha grupmoshave, përfshirë pacientët pediatrikë dhe geriatrikë, duke përfshirë në referimet e pacientëve në repartin e mbulimit me rotacion, ato në referime për pritje 2 javore dhe klinikë pritjeje 2 javë një herë në javë, në ratset kur bëhej një operacion i lëkurës një herë në javë, i cili përfshinte biopsi të lëkurës (teknikat e rruajtjes dhe zhveshjes), biopsi ekscisioni në lëkurën e kokës dhe trupit.

Dr Alketa Licollari, nuk mjafton vetëm me këtë pikë, pasi ajo shkon përtej masës së përkushtimit dhe profesionalizmit sepse ajo ka shërbyer duke qenë Locum Consultant, Dermatologji në Spitalin Universitar Homerton, dermatologji e përgjithshme mjekësore për të gjitha grupmoshat për sëmundje akute mjekësore dhe të lëkurës, konsulent Dermatologjik Locum në Spitalin e Përgjithshëm Northampton, por edhe Konsulent Dermatologjie Locum në spitalet mësimore universitare Hull Royal Infirmary të Hull.

Dr Alketa Licollari, është Drejtor Mjekësor në Via Mazzini 8, Cava Manara, Pavia, Itali, po edhe Drejtor Mjekësor në Corso Valentino 143, Casalemonferrato, Itali (nëntor 2006 – sot)

– Drejtor mjekësor dhe dermatolog i dy klinikave ku kryhen ekzaminime dermatologjike për të gjitha patologjitë e lëkurës me termin dhe gjithashtu në raste urgjente pa termin.

Procese të tjera që realizon Dr Alketa Licollari, janë Trajtimi i ulcerave të lëkurës, administrimi i terapisë PUVA për psoriasis, vitiligo, dermatit atopik dhe terapi lazer për tumoret e lëkurës, lythat e zakonshme, lythat e ujit (MCV), angiomat dhe keqformimet vaskulare, Biopsi të lëkurës me operacion të vogël për heqjen e tumoreve të lëkurës dhe nishaneve displazike, Trajtime me laser për sëmundjet beninje të lëkurës me laser CO2 (gjatësia vale prej 10600 nm), Laser Dye (gjatësia vale prej 595 nm) dhe Laser KTP (gjatësia vale prej 532 nm).

Ajo ka qenë gjithashtu Konsulent dermatolog në Klinikën Dermatologjike të Autoritetit Shëndetësor Pavia, Corteolona, Pavia, dhe Dermatologe në Spitalin Mortara, Mortara, Itali po ashtu dhe në mjaft angazhime të tjera profesionale, si Certifikata e pjesëmarrjes në eventin Progres në alergji, imunologji dhe inflamacion të lëkurës "Përparime në alergji, imunologji dhe inflamacion të lëkurës" The Royal Society of Medicine Londër (MB) 12 shkurt 2019; Certifikata e Pjesëmarrjes në Seminarin e 34-të Vjetor të Kirurgjisë, lëshuar nga Shoqata Britanike e Dermatologjisë Kirurgjike Londër (MB); Certifikata e Kursit të Trajnimit në Psikodermatologji më 28/09/2019 nga Psychodermatology UK Barts Health Annual SpR Training Course of Dr. Anthony Beëley FRCP Consultant Dermatologist

Aftësitë personale: jeta dhe puna në kontakt të ngushtë me pacientët e mi më ka dhënë mundësinë të zhvilloj aftësi të mira marrëdhëniesh. Duke folur dhe praktikuar profesionalisht gjuhët, shqip, italisht, anglisht, gjermanisht, ajo jeton dhe mbetet në kontakt të vazhdueshëm me pacientët, që ashtu sikurse shprehet ajo „kjo më ndihmoi të zhvilloja aftësi të mira marrëdhëniesh“. Aftësitë e saj organizative janë një pasion tjetër, pasi ajo tregon përsosmëri dhe përpikmëri tek menaxhimi optimal i 5 klinikave mjekësore me personel të kualifikuar duke pasur aftësi të tjera, si në psikologji dhe psikoterapi. Aftësitë teknike të saj janë përdorimi i pajisjeve të specializuara: videodermoskopi Vidix, laser mixto SX, lazer CO2, lazer KTP 532, lazer alessandrite, velure S5-S9-S800.

Dr Alketa Licollari, është anëtare e regjistrit të mjekëve në Londër (MB) me numrin e regjistrit 7465353, ndaj atë mmund të na gjeni: Londër (MB), Milano, Cava Manara (PV), Casale Monferrato (AL), Tortona (AL), Giussago (PV), Kremona (CR), gjë që e bën mjeken profesioniste shqiptare më të kërkuar në një gjeografi kaq të madhe dhe të gjerë. Natyrisht fjalët janë tepër kur flet profesionalizmi dhe respekti që gëzon Dr Alketa Licollari

59 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page