Kur fitojnë diktaturat


Kur fitojnë diktaturat


Gazmend Cufaj

Kryetar Grupseksioni PD Barking dhe Dagenham



Të bësh detyrën që të takon dhe të kërkosh ndryshimin është një detyrë sublime. Këtë bëra unë dhe mjaft të tjerë që nuk i durojnë dikaturat dhe diktatorët. Unë me grupseksionin tim dhe me familjen time kërkuam ligjërisht me votë të lirë ndryshim, por nëse nuk arriti të bëhet fitore, kjo është një arsye më shumë që na bën më të angazhuar e jo të humbur, se të humbur edhe kur fitojnë janë diktatorët, ata kanë jetën më të shëmtuar dhe fitoren më të humbur.

Unë nuk dua të përsëris, por dua të kujtoj se diktaturat janë mbrojtur kështu, me marifete lirie, me mashtrime, me gllabërime pushtetesh, me gaz dhe me tela me gjemba, por kanë patur një fund të hidhur. Edhe kjo diktaturë do të ketë fund të hidhur si të gjitha diktaturat, edhe pse tashmë duartrokitet dhe kërkon të festojë një fitore mjaft qesharake, kur dihet se i kishte të gjitha pushtetet në duart e tij.

PD-ja e Lulzim Bashës është rritur, është kthyer në forcë mjaft besuese. Tashmë kjo është fakt. Kjo është fitorja më e madhe, fitorja e një partie të fortë opozitare dhe premtuese në pak kohë për rezultate të larta. Unë jam dhe do të mbetem me PD dhe me alternativën e saj më të mirë Europiane. Ndoshta ishte zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë, por humbja sigurisht ishte dhe mbetet e hidhur edhe për demokratët. Problemet, faktet, diskutimet, arsyet pse ndodhi mbeten të shumta dhe përgjithësisht të njohura me thelb dhe me padiskutim.

Mbetem i respektuar duke falenderuar familjen time demokrate, anëtarët, miqtë dhe kandidatët e aktivistët për fushatën cilësore ku unë dhe vëllai im ishim nga afër e ndaj duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë. Por tashti është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë. Roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën europiane të vendit. Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese.

61 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif