top of page

KUR DASHURIA FUTET NË GJAK



KUR DASHURIA FUTET NË GJAK


Nga Ardjana Dragoi


Imazhi i saj na rri në zemër Dhe buza emrin ia thërret shpesh Thonë: dashuria lindi femër Por që ta kesh , nuk është e thjeshtë.

Duhen dy zemra të rrahin fortë Pa qënë nevoja të jenë pranë Në sytë e saj ka tjetër botë Ndonëse i ndajnë dhe oqeanë.

Kur dashuria , futet në gjak Medalja s'mund të ketë dy anë Nuk ka distancë që i mban largë Se njëri - tjetrin në zemër kanë.

Dhe nëse gjumin s'bëjnë në një shtrat Ëndërra e tyre , është vetëm një Kur dashuria , futet në gjak Jeton e vdes bashkë me të.


14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page