top of page

KUJTIME TË EJUP MITËS PËR BARDHI BEGËN


KUJTIME TË EJUP MITËS PËR BARDHI BEGËN Nga Luan Çipi Ishim edhe sot, me Ejup Mitën në takim: “Mbrëmë në ëndër u shfaq Bardhi Bega” Ai po nis të flasi me ngashërim: “U zgjova në llahtar, si i rrënë nga dega”. E kishim pranë në një stol çdo ditë, Po “Kovidi” i flamosur na i grabiti Shokun e të jetës, të dashur, plot dritë, Mjedisin me lotë e me dhimbje e mbyti. E kam njohur fëmijë, qysh në lindje. Isha moshatar me burazerin, Agjahun, Ndaj mendoj dhe e them me bindje, I desha ata, si motrën dhe vllaun. Kaluam vitet e para në një fshat, Në Gumenicën e ndjerë e të lashtë, U njohëm me halle e derte gjatë, Përlyem duar e këmbë në baltë. Së bashku dhe në Teknikumin Bujqësor, Po jeta sërish më pranë na afroi, Në të njëjtin front: Te “Ullishtja” në Vlorë Bardhi Bega me mua punoi. Kjo natë pa gjumë më zgjoj shumë kujtime Për Bardhi Begën e urtë e të ditur, Për burrin e pashëm, me sqimë e nderime, Gjithnjë buzagaz me pleq e të mitur. Vlorë, më 20 Shtator 2021


11 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page