top of page

KUJTIME PËR JETËN TIME


Qemal Rexhaj ,Kropisht Vlorë


KUJTIME PËR JETËN TIME


Do t’u tregoj me një këngë

Të gjitha vuajtjet e mia

S’më lanë të ngrihesh në këmbë

Më torturoi partia


Mbeta i vogël bonjak

Babai më la tre vjeç

Dhe dy vëllezërit mi vranë

Me nënën fatkeqe mbeç


Nëna po rriste jetimet

Me frikë e zemër në dorë

Pushteti vendimin mori

Shtëpin do e bënin shkollë


Babai na vdiq në burg

se nuk donte komunizmin

Ndaj dhe ne na torturuan

E vuajtëm shumë izolimin


U rrita vajta ushtar

Bëja tunel e kanale

U lirova nga ushtria

Me goditi gjëmë e madhe

Njezet e tre vjec ishkreti

pa ndihmuar asnjë çik

Prisja ndonjë ndihmë të vogël

Ata më shpallën armik


Familjen ma shkatrruan

fëlliqsirat e pa nder

Po unë qëndrova i fort

kryelartë e dhe me nder


Kur kujtojte jetën time

Ato vite të rinisë

Më ishte hequr liria

Me vendimin e partisë.


Se shijova shoqërinë

fshehuras më respektonin

Diktatura nuk i linte

kishin frikë e nuk guxonin


Këto vuajtje që tregova

Jo se ju nuk i dini

Po me këtë këngë u çmallova

Fatin tim të mos e kini


Qemal Hadëri me halle

Edhe nënën po kujtoj

Ishte me zemër të madhe

Respektin e madh gëzoi.


Qemal Hadër Rexhaj

Kropisht Vlorë 31 mars 2023


Shënim: Në një datë të tillë Ai sot ka mbushur 80 vjeç. Kjo mbetet një këngë vuajtje e birit të vendlindjes sime Kropisht Vlorë, shkruan Qatip Mara.

Ai, pra më 31 mars 2023 ka mbushur 80 vjeç dhe ka sfiduar diktaturën komuniste. Pas viteve 1990 ishte kryetar i pushtetit në Kropisht dhe drejtoi me shumë dashamirësi si demokratë me zemër të madhe. Edhe pse i kishin pushkatuar 2 vëllezër dhe babai i kishte vdekur në burg, nuk u tregua hakmarrës ndaj atyre që e kishin dënuar.


85 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page