top of page

Kujtesë e cekët

Updated: Apr 27, 2023


Kujtesë e cekët

Astrit Lulushi


Legjendat për "karrocat qiellore" apo për Atlantis, arritjet e mëdha teknike, dhe çoroditja morale përtej krahasimit, burojnë nga epokat e lashta.

Disa legjenda kalojnë në epokën 7000-vjeçare, duke treguar njëfarë ruajtjeje të njohurive përmes kataklizmës së Noas biblik.

Nëse shikojmë te Nostradamus, zbulojmë se parashikimet e tij mbaruan rreth vitit 2000. Edgar Cayce parashikoi një kataklizëm rreth vitit 1999. Matematika e Hale tregon se një e tillë do të vinte rreth vitit 2000. Këto nuk ndodhën. Bota vazhdon, megjithëse përbrënda e prishur.

Gilgameshi kërkoi sekretin e jetës së përjetshme, Atij iu tha se duhej të gjente një njeri me emrin Utna-pishtim, të cilit perënditë i kishin dhënë jetën e përjetshme. Gilgameshi e gjeti dhe e bindi të tregonte se çfarë i kishte ndodhur.

Utnapishtim i pohoi se me të vërtetë, atij i ishte dhënë sekreti dhe perënditë i thanë:

"Braktis pasurinë, shpëto veten; shemb shtëpinë tënde dhe ndërto një anije; Le të jetë e matur mirë”.

Ai përshkruan anijen që ndërtoi, dhe nga të gjitha parimet e arkitekturës detare, ishte një anije që nuk mund të mbytej. Më në fund, organizoi një festë për të festuar përfundimin e saj, me birrë, verë dhe mish deleje. Nga të gjithë ata që erdhën në festë, disa duhej të kishin menduar se ai ishte i çmendur. Të nesërmen pas festës, Utnapishtim vendosi se ishte koha për të ngarkuar anijen dhe për ta nisur në det në lundrim për mbijetesën e tij.

”Më pas ngarkova anijen - familjen time, miqtë e mi, kafshët, bagëtinë e fushës, mjeshtrit dhe veglat e zanateve të tyre - i bëra të gjithë të hipin dhe mbylla derën. Sa shkëlqeu agimi, Qiejt u errësuan, u mblodhën retë e zeza; Së shpejti e gjithë drita ishte kthyer në errësirë; Vëllai nuk mund ta njihte më vëllanë, Shpendët e qiejve nuk mund ta shihnin më njëri-tjetrin."

Utnapishtim më pas përshkruan sulmin e stuhisë që shkaktoi tmerr të plotë e të gjithanshëm.

"Për gjashtë ditë e netë përmbytja vazhdoi, Era e tmerrëshe pushtoi tokën. Kur zbardhi dita e shtatë, era u qetësua; oqeanet, - dallgët, vërshimi - që kishte bërë luftë si ushtri - pushuan. Hapa dritaren dhe pashë shkatërrimin, gjithë njerëzimi u shndërrua në baltë, aq e lartë dhe aq e sheshtë sa mbi çatitë shtriheshin këneta. Dhe mijëra të vdekur - njerëz, kafshë dhe bagëtia - shtriheshin duke notuar në baltë".

Ai më pas vazhdoi të përshkruante përplasjen e anijes në mal, lëshimin e tre zogjve, kthimin e gjethes; pasuar nga zbarkimi, ndërtimin e një altari dhe më shumë.

Këto ngjarje kanë ndodhur jo një, por disa herë, dhe përsëri do të ndodhin. Është cikël. Edhe krijimi i botës në Bibël, i ngjan një dalje nga kataklizma dhe rifillim i jetës, megjithëse për shumë gjëra kemi kujtesë të cekët.

Nëse do të përcaktonim sa më saktë që të jetë e mundur se sa kohë kemi përpara kataklizmës së ardhshme; duhet të bëjmë diçka në kohën që na ka mbetur për t'u përgatitur për të. Disa thonë se shpëtimi vjen duke u ngjitur lart, por agjencitë për fluturime në hapësirë merren me të tjera gjëra, në dukje pavlerë, përpara mbijetesës.

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page