Kujdes, Prishtinë! Ke në dorë fatin e Kosovës!


Prof Dr Eshref Ymeri

E dashur Prishtinë,

Me krijimin e qeverisë Hoti, pas votimit të deputetëve-shumicë, mercenarë në shërbim të Beogradit, tradhtarë të kombit shqiptar, Kosovës rreziku i ka ardhur në prag të derës. Në këto kushte, unë mendoj se fatin e Kosovës e ka në dorë popullsia e Prishtinës, sepse aty jeton shumica e banorëve të Republikës. Mercenarët tradhtarë, me në krye Thaçin dhe Mustafën, në bashkëpunim të ngushtë me Vuçiçin dhe Ramën, kanë përveshur mëngët dhe kanë mprehur thikat për copëtimin e Kosovës. Tani është në dorën e popullsisë së Prishtinës nëse do ta lejojë një gjë të tillë ose jo. Prandaj, kujdes, Prishtinë! Tani ke në dorë fatin e Kosovës: do të lejosh copëtimin e saj, do të lejosh poshtërimin e mbarë kombit shqiptar, do të lejosh që oligarkët politikë, me Thaçin dhe Mustafën në krye, të vazhdojnë, si deri tani, t’i rrjepin popullit shtatë lëkurë dhe Serbia të vazhdojë të mbetet e pandëshkuar për masakrimin dhe poshtërimin që i bëri popullit kosovar, apo do të rikthesh në pushtet Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, të cilët janë për ruajtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur, për nxjerrjen në ekranin e së Vërtetës të pasurive marramendëse të politikanëve të gardës së vjetër kriminale-tradhtare dhe për ngritjen e padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë? Mos dëgjo se çfarë përrallisin Grenelli dhe Palmeri, të cilët janë tellallë “të diplomuar” në shërbim të Beogradit dhe të Moskës.

Unë shpresoj shumë dhe besoj se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të të drejtohen ty, Prishtinë heroike, me thirrjen për t’u çuar peshë më këmbë për shporrjen e qeverisë Hoti dhe të krejt gardës së vjetër tradhtare, me në krye Thaçin dhe Mustafën, dhe për zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Me këtë rast, dëshiroj t’i kujtoj pjesës së anëtarësisë më atdhetare dhe më dinjitoze të Lidhjes Demokratike të Kosovës të Ibrahim Rugovës se kreu i kësaj partie Isa Mustafa dhe shegertët rreth e rrotull tij, e kanë tradhtuar Kosovën, duke hyrë në shërbim të tradhtarit Thaçi, argatit tradicional të shovinizmit serb. Anëtarësia më e shëndetshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës, le ta vërë vath në vesh këtë mesazh, të cilin tradhtari Thaçi dhe Shtabi i Përgjithshëm, nëpërmjet një të dërguari të drejtpërdrejtë, ia patën përcjellë botuesit të gazetës “Bota Sot”. Atë mesazh, zotëria Xhevdet Mazrekaj e ka botuar fjalë për fjalë, duke iu drejtuar të dërguarit që i kishte shkuar në zyrë:

“… Më the se tash është gjendje e jashtëzakonshme për shqiptarët dhe në gazetë duhet t`i referohesh vetëm të dhënave nga Shtabi i Përgjithshëm, Xhavit Haliti e LPK-ja. Më the se s`ka më me e qitë në gazetë Ibrahim Rugovën, Tahir Zemën, “tre përqindëshin” e Agim Ramadanin, ka vetëm LPK dhe Shtab të Përgjithshëm”. (Citohet sipas: Xhevdet Mazrekaj. “Çka je frustruar Milaim Rrenci? Unë nuk thashë se dy vrasësit që kanë qenë me ty e kanë vra Ahmet Krasniqin”. Faqja e internetit “Bota Sot”. 17 maj 2020).

Nëse ti, Prishtinë, nuk do t’i përgjigjesh thirrjes së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për shpëtimin e Kosovës, atëherë, me heshtjen tënde, do të hysh në historinë e kombit shqiptar si kryeqyteti i Tradhtisë së Madhe. Nëse ndodh kështu me të vërtetë, atëherë unë iu bëj thirrje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët i vlerësoj si “meteorë” të befasishëm shprese në qiellin e tradhtisë ndërshqiptare, që ata ta braktisin zejen e politikës dhe të merren me punën e vet intelektuale.

Por, në mbyllje, Prishtinë e dashur, po të rekomandoj të lexosh Esenë e mëposhtme të Profesorit të njohur të filozofisë në Universitetin e Tiranës dhe të përsiatësh gjatë për idenë themelore të saj.

Me respekt.

Eshref Ymeri

Indianapolis, Indiana

08 qershor 2020

Hysamedin Feraj

“Popullata sigurisht ka faj:

Për reciprocitet, pra për barazi me Serbinë,

ka votuar afër 26 % e votuesve.

Për nënshtrimin ndaj Serbisë rreth 70 %.

Popullata sigurisht ka faj: Për reciprocitet, pra, për barazi me Serbinë, kanë votuar afër 26% e votuesve. Për nënshtrimin ndaj Serbisë kanë votuar 70%. E hidhur, por e vërtetë. Duke mos ia thënë këto të vërteta, bëhem pjesë e krimit që populli kryen ndaj vetes

Në mos kuptoftë, së paku: “dixi et salvavi anima meam” (e thashë dhe me këtë shpëtova shpirtin tim), para tij dhe njerëzimit.

Kush e njeh historinë tonë e di se kjo është sjellje tradicionale e popullatës shqiptare, kudo ku banon. Gëzohem që s’më detyron asgjë të flas për popullin tim “heroik e të mrekullueshëm”, kur nuk është i tillë. Gëzohem që nuk ia kam nevojën votës së kësaj popullate dhe prandaj mund të pohoj këso të vërtetash. Eksperimentin e votës e kam bërë dy herë, dhe dy herët e kam konstatuar këtë fakt. Prandaj gëzohem që në fushatë i kam dhënë vetes lirinë me iu thënë: “nëse këto janë kërkesat ndaj meje si kandidat, nuk e dua votën tuaj”!

E vërteta, nga natyra e saj, nuk mundet me qenë demokratike. Prendaj zemërimi i kësaj popullate ndaj së vërtetës dhe ndaj meje s’më bën asnjë pështypje, edhe sepse është e shtirur dhe prandaj s’ka dinjitet. Popullata s’mund të thotë na mashtruan “politikanët”, sepse nuk kam hasur njeri që nuk e dinte si janë “politikanët” shqiptarë: pazarxhinj.

Nëse popullata beson se pazari është polititikë dhe pazarxhiu është politikan i zoti, faji është i tij, sepse mund ta ketë dëgjuar edhe fjalën: atdheu nuk shitet.

Askush nuk ka të drejt me thënë: “VV nuk e ka monopolin e patriotizmit”. Fatkeqësisht, e ka, sepse askush nuk dëshiron me ia marrë.

Sigurisht, tani po i bashkohen VV-së, por kam frikë është vonë: marrëveshjet ndërkombëtare që do të bëjë qeveria e Thaçit vështirë se mund të zhbëhen kur të vijë në qeverisje VV. (Faqja e internetit “mekulipress”. 07 qershor 2020).

29 views

Shkrimet e fundit