top of page

KUAJT E PLAGUSUR KALUAN OQEANIN


Nga Fiqri Shahinllari

KUAJT E PLAGUSUR KALUAN OQEANIN

(Shenime rreth librit “ Plagë kuajsh ” te poetit Agron Elezi)


Kuajt e plagosur kaluan Oqeanin Atllantik dhe arritën në shtëpine time këtu në Amerikë.Poeti floqar Agron Elezi më premtoi se do më dergonte me një nip floqar librin e tij me poezi me titull “ Plagë kuajsh” U gëzova. Mirepo prit një ditë e prit një ditë,koha kalonte dhe padurimi im u bë i bezdisëshëm. I shkrojta mesazh Agronit dhe ai më siguroi që besonte se dallgët e ujit të Atllantikut dhe temperaturat e ulta nuk mundem kurrë që një copë shpirti floqar të mos shkojë në pjesën tjetër të Botës. Kishte të drejtë.

Kopertina e librit tregon një kalë me Plagë në gju e në shpatull që tërhiqet prej kapistalli nga një vajzë bukuroshe

Thashe me vete: Do jene poezi me derte shpirti dhe me dashuri. Sa herë lexoj poezi më shkon mendja te miku im devolli Thani Naqo, tregimtar dhe poet i cili jeton në Florida. Letersise e ka filluar duke shkruar poezi e pastaj si shumë të tjerë iu fut prozës.Ai është i pezmatuar sepse pikas se leximit i librave tani nuk bëhet si më parë qofshin këta të shkruar edhe nga autorë të kalibrit botëror por nënvizon se “…poezia ka fatin e mirë se me një gllënjkë kafe kapërdihet një e tillë dhe kështu nuk mbeten pa u lexuar….”

Edhe unë kështu bëra. Sa Japanese librin hop bashkëshortja ma solli kafen në tavolinë. Fillova leximin dhe përfytyrova Agron Elezin në tavoline tok me mua duke pire kafe dhe nga një gore raki floqi të zjetë dy herë prej kumbulle të egër. Dhe po “bisedojmë“ poetikisht.Ky poeti mësues është nga të rrallët intelektualë që nuk e ka braktisur fshatin Floq. Më sjell para syve dhe ndjeshmërisë nostalgjike malet dhe fushat, më bën të nuhas aromën e cajit të Malit të Bardhe mbi Floq e të Goshtave po më tregon edhe Ostrovicën në perëndim para së ciles majë janë malet e Vithkuqit ku unë tok me vërsnikë të tjerë mblidhnim caj Mali.Poezitë më cojnë të shikoj rrezet e diellit pas Shkembi’s të Zërit, të dëgjoj fëshfërimën e gjitheve dhe degëve të borigave,bredhave, ahishteve në Skërkë, të ndjej puhizën e erës së Groshtave, lëvizjen e degëve të lisave te Korijes midis Floqit dhe Kamenices. Poezitë më sjellin në veshët e mi historia si jehonë e një bubullime te largët që përplaset te Shkëmbi i Citomit e kthehet në prrenjte e pllajat e Qafës së Qarrit e qe andej ushering në Vardhëz për të kaluar te Shkëmbi i Qyqes mbi malin e Hijes deri në Lirës. Pastaj vargjet poetike më dëllinjat me dëborë të arave të Zyfkës, më bënë të dëgjoj zhaurimën e valëve të ujit të lumenjve

të Shahinit dhe të Bicës që ndajnë fshatin në tri pjesë ku kanë jetuar në harmoni shembullore lidhur gërshetë myslimanë e krishterë duke patur xhaminë dhe kishën e tyre. E falenderoj Agronit qe më shëtiti nëpër këto vënde të magjishne për mua.

Por Gonja nuk mund të mbetet pa i

“kënduar mallëngjyeshëm” edhe të famëshmes Cezmes së Madhe që ndodhet e gurgullon në afërsi të shtëpisë së tij

Dhe me që u afruam te shtëpia e tij,le të futemi për një cast në lëkurën e poetit me ndjeshmëri tel violone. Në disa poezi ndihet “ therja” në shpirt dhe bërtet me AH, Eh, OH! Sepse geni kapricioz ballkanas kërcen pupthi përpjetë kur gjërat nuk shkojnë ashtu sic do poeti. Ai i peshon ngjarjet me të gjithë sinergjinë e vet.Shikon me sy, dëgjon me veshë, ndjen me shpirt. Nuk qendroj vetëm në përshkrimin e natyrës, të luleve, gjetheve, erërave, vapës, dëborës, frutave, bletëve,trendafilave, thanave, zhuzhakëve etj por “ shikon” cfarë fshihet brenda dukurive. Te poezia “ Bizet e Cezmës së Madhe”shkruan …ku janë vajzat e bukura me aromë caji/ Po djemtë azganë ku shkruan, ku vanë ?!/ Me ng rice veshur rruga e madhe/

Me kujë qan e qan Cezma e Madhe. Agronit i sëmbon në shpirt dukuria e emigrimit të njerzve që lenë vatanin, lenë shtëpisë, lenë te afërmit,lenë kujtimet dhe ikin e marin rruget e botës dhe shtëpitë qe lenë në Atdhe duken si kafazë të bukur por pa bilbila e kanarina brenda.

Tani Agronit “ thinjat ia kanë borëzuar floret …por sorkadhet i dalin si vegim përpara “ C’ të bëjë i gjori kur unaza e marteses e ka cuar në burgun e siguri së së lartë? Nuk është si dikur në vlugun e moshes.

Poezia i sherben Agronit si formë ideale për të shpalosur fantazitë poetike që janë në fund të fundit pranvera e shpirtit te tij. Në përshkrimin poetik ai nuk i jep forcë zërit sic bejne disa politikanë të pa përgjegjshëm por i jep forcë fjalës duke “gërmuar” edhe në ca gjëra që nuk ta pret mendja. Te poezia “ Bishta cigaresh” ai kërkon të dijë në grumbullin e bishtave të cigareve para klubit të fshatit se cili njeri e ka hedhur bishtin e cigares? Ka pire duhen mga halli apo nga qejfi apo nga malli apo nga inat kumari?

Po bishtat e cigareve me të kuq buzesh tregojnë merzitjen apo tradhëtine qe dikush i ka herë femrës?!

Poetit i shkon mendja edhe te njerzit qe kanë ikur nga kjo bote jallane.Ne barre at e Floqit ai shkruan për Manin Plak “ ulur këmbëkryq mbi varre i cili qan e qan” e tok me të edhe poeti. Në ëndërr I del poeti Ziko Kapurani që zoti në parajsë e kishte marë..

Në përfundim te këtyre shënimeve

e dua të shtoj se mesuesit poet Agron Elezit shkbësi I bardhë në drrasën e zezë të klasës ku jep mësim i është shndrruar në pene që ngjyhet në mellanin e dashurisë për njerzit, vendlindjen dhe Atdheun Jë ,se për pak harrova të shtoj faktin se në moshën që jam më pelqen të lexoj shkrime dhe poezi me këndvështrime psikofilozofike, Më mori me vete kumti filozofik i poezise “Enigmë” ku autori thotë: Mbi flakë po zjej një vezë/ Ngadalë po vdes/Embrioni i një zogu…Ndersa te poezia “ EH” poeti cmëndurisht dashuron VETMINË . Më solli ndermend në këto caste një kollos krijues, që në lëto momente nuk po më kujtohet nese eshtë Ibseni apo Bllasko Ibanjezi i cili përafërsisht shkruan: ..Në vetmi njeriu është më i fortë..Besoj se e ka fjalën për momente krijuese.

F .Shahinllari

18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page