
Nuk duhet t'ja kesh besën,
Kohë të çuditshme, rrëpirë,
Çfarë sheh e mendon tek ecën,
Gjithçka në rënie të lirë...!
Njerëzit nuk janë me krenarë,
Edhe mua seç më përzihet,
Nuk di as kjo gjithnajë e gjithfarë,
Nuk besoj më, e turbullt ndihem...!
Ai nuk të do, je si në grackë e mbetur,
Pse?! Përpiqesh sepse ruan lëkurën,
Jeta një eksperiment i pashkelur,
Të arrish të panjohurën, katrahurën!
Edhe vdekja tinzare, stë lë shpëtim,
Kjo jetë në kompromis me djallin,
Sdi pse i kërkon ngjyrat të mbesin,
Bota në zi, ndjek apatike funeralin...!
Dikur dashuria nuk dështonte, hej...!
Aty gjeje prehje më shumë se kurrë,
Sot, eksperimente, fantazma krejt,
E ardhmja po qëllohet me gurë...!
Mendjet trysninë kanë ogur,
Zemra, një orë e ndryshkur, e tkurrur,
Shpirtin katran me bojë ndotur,
Drobitur, lodhur, përmbytur në pluhur!
Ska më besë njeriu, ska ngel gjë,
Më lodhën edhe klithmat e mia,
Aty ndër deje seç vjen një zë,
I gjakosur të pyet, ku vajti njerëzia...?!
Më shpëto nga zemra e vrarë,
Dhe pse-në nuk di ta gjesh gjëkundi,
Mbështetesh i varur në litarë,
Njerëzia mbaka vulën e turpit!
Gj. Sh.
Maj 2023