top of page

Ku janë strukturat udhëheqëse të Kosovës?


Deri kur do të mbetet në heshtje uzurpimi i tridhjetë mijë hektarëve tokë
Baza themelore e ish agrokompleksit shoqëror të Kosovës?..

Ku janë strukturat udhëheqëse të Kosovës, organe gjyqësore organizatat politik dhe të tjerët të cilat që njëzet katër vite uzurpime të cilat i shikuan dhe po i shikojnë edhe tani duarkryq rrënimin e bazës themelore të ish agrokompleksit në Kosovës. Tridhjetë mijë hektarë të ish sektorit, si pronë shoqërore në vitet e pas luftës u shiten dhe ble nga njerëzit e fuqishme me çmime të ulëta. Andaj kjo pronë shoqërore duhet tu kthehet shtatëmbëdhjetë mijë ish punëtoreve të ish kompleksit shtetëror ...


Hasan Hasanramaj


Atë botë, kur u punonte toka, struktura e të mbjellave në agrokompleksin e Kosovës ishin 10.000 hektarë të mbjella me grurë të rendimenteve të larta, 1.300 hektarë me panxhar sheqer, 3.500 me kolzë, 3.200 me lule dielli, 5.500 hektarë me elb të birrës apo gjithsejtë 25.000 hektarë të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore. Tërë prodhimtaria e rrushit atë botë nga të dy sektorët u grumbullofshin në mënyrë të organizuar në bodrumet e verës në Rahovec, në Krushë, në Therandë, në Prizren, në Gjakovë, të cilat u përpunofshin në kapacitet moderne të bodrumeve nga të cilat çdo vjet u prodhofshin 6.350 vagonë verë, të cilësisë së lartë dhe pije tjera alkoolike, shumica e të cilës në mënyrë të organizuar plasohet në tregun e përbashkët Evropian me emrin “Amseleelder”.

Ish gjiganti i Agrokompleksit shoqëror të “Agrokosoves”, që sot, e mbajnë strukturat me të larta shtetërore dhe ato komunale atë botë kishte 85.000 hektarë tokë pjellore, prej të cilave 24.161 ara, 1.150 pemishte, 4.112 vreshta dhe 450 hektarë livadhe. Në kapacitet e prodhimtarisë primare dhe përpunuese, para me shumë së tri dekadave ishin në marrëdhënie të përhershmen pune mbi 16.000 punëtor, të cilët në mënyrë të organizuar ishin të renditur sipas parimeve territoriale të Organizatave Themelore të Punës së Bashkuar të prodhimtarisë dhe përpunimit të rrushit, të pemëve, të kulturave bujqësore industriale, drithërave të bardha, të përpunimit të mishit, të qumështit, të ushqimit të kafshëve e tjera.

Prodhimet e të gjitha këtyre kapaciteteve të industrisë të prodhimtarisë primare dhe përpunuese atë botë kanë pas plasman të sigurt në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar në një anë, kurse në anën tjetër është ditur se për këndë punohet dhe sa prodhohet, kurse sot. Sektori shoqëror në këtë kohë përfshinte 47,4 për qind të popullsisë së përgjithshme aktive dhe 88 për qind të tokës bujqësore. Për realizimin e prodhimeve të veta në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar KAI “Agrokosova” kishte që nga viti 1977 e kishte sistemin me të organizuar të procesit të qarkullimit të mallrave me pakicë dhe me shumicë, i cili u realizonte nëpërmjet gjashtëqind e pesëdhjetë shitoreve, në Kosovë, Kroaci, Beograd, Dubrovnik, Bregdetin Adriatik të Malit të Zi, e vende të tjera. Në kapacitet e prodhimtarisë primare dhe përpunuese të KAI” Agrokosovës”, ku gjendeshin kapacitete me rëndësi të madhe ekonomike, në të cilat përpunofshin dhe prodhofshin 1.500 vagonë panxharsheqeri 3.500 vagonë mish dhe prodhime të tij, 900 vagonë pemë dhe perime, sasi të madhe të miellit dhe produkteve të tij, mbi 4.800 vagonë rrush të cilësisë të lartë, 50.000 hektolitra birrë të njohur të Pejës, 4.600 vagonë qumësht, rreth 3.000 vagonë ushqim për kafshë, lëngje, pije alkoolike, kikirikë, majë, farëra e prodhime të tjera...

Për përpunimin e prodhimtarisë blegtorale në kuadër të KAI” Agrokosovës” atë botë kanë punuar mjaftë mirë katër ferma të gjedheve me 2.550 krerë lopë mjelëse, ferma të derrave me një kapacitet pre 25.000 krerë të derra në vit për majmëri, dy ferma të pulave për veze me një kapacitet prej 250.000 krerë pulave për mish, ferma e shpesëve për majmurin e bojlerëve me një kapacitet prej 2.350.000 zogjve në vit dhe 450 ferma për majmërinë e vjetëve, kryesisht dedikuar nevojave të kapaciteteve përpunuese të Industrisë së mishit dhe prodhimeve të tij në Fushë Kosovë dhe Prizren. KAI “ Agrokosova” atë botë, në mesin e gjashtëmbëdhjetë mijë punëtoreve kishte njëzet e tre doktorë të shkencave, njëzet e tre magjistra, treqind e tetëdhjetë inxhinier të bujqësisë me kualifikim të lartë, shtatëqind e katërmbëdhjetë punëtor të kualifikuar. Të gjithë këto të arritura ishin dikur, kurse sot shumica prej këtyre ish kapaciteteve të industrisë të prodhimtarisë primare dhe përpunuese shumica prej tyre janë në kolaps të plotë në shumicën e qytete të Kosovës, shumica e të cilëve janë të demoluar gjatë dhe pas luftës së fundit, janë vjedhur dhe fshirë nga sipërfaqja e dheut edhe në periudhën e pas luftës, kuptohet gjatë kohës kur në Kosovë pushtetin e kanë pas në dorë shqiptaret ?!...

Ish gjiganti i mirënjohur i Kombinatit Agroindustrial të “Agrokosoves” në periudhën e pas luftës, në vend që të rimëkëmbet ato duke i “falënderua”- kuptohet atyre që e shkatërruan dhe demoluan çdo gjë, e kjo ka ndikuar që situate e tanishme në agrokompleks dhe ekonomi në Kosovë në përgjithësi të jetë alarmuese, sepse që njëzet e tri vite radhazi nuk ka pas kurrfarë mobilizimi për rimëkëmbjen e tyre, e kjo ka ndikuar në rrënimin e bazës themelore të agrokompleksit dhe ekonomisë në Kosovë, gjë që negativisht ka ndikuar në grumbullimin e shumë çështjeve me rendësi jetike, sidomos për shtresat e varfra, standardin i të cilëve ka ra në shkallën më të ulët se në pesë dekadat e fundit. Në vitet e pas luftës për hallet e të varfërve askush prej strukturave udhëheqëse në nivel të kuvendeve të komunave dhe të Kosovës nuk e ka kohë dhe si të tillë kanë mbetur në mëshirën e Zotit dhe të fatit?!.

Sot kapacitetet e industrisë të prodhimtarisë primare dhe përpunuese, të cilat dikur kanë qenë shembull i mirë për prodhimet e veta të cilësisë së lartë në Kosovë, në Ballkan dhe deri në Amerikën e largët, janë në kolaps të plotë, a shumica prej tyre janë demoluar, janë vjedhur dhe janë fshi nga sipërfaqja e dheut, a përgjegjësit për të gjitha këto çështje të grumbulluara në ish agrokompleksin e Kosovës sot e mbajnë ata që u prinë dhe po i prijnë edhe tani këtij populli në të gjitha nivelet, të cilët premtuan dhe po u premtojnë shumë, por për fat të keq, premtimet e tyre mbeten të shkruara në letër në një anë, kurse në anën tjetër për zgjedhjen e shumë çështjeve të grumbulluara në agrokompleksin dhe ekonomin në Kosovë deri me sot nuk kanë ofruar asnjë zgjedhje?!

Për shkak të grumbullimit të shumë çështjeve në agrokompleksin në Kosovë shtresat e varfra më në fund kërkojnë nga qeveria e re shtetërore që do të formohet këto ditë dhe nga ata që folën dhe premtuan që njëzet vjetëve radhazi me në fund të kalojnë nga fjalët dhe premtimet boshe në aksione konkrete, sepse çështja e punësimit, sigurimit të kushteve minimale për jetë dhe sigurimin e ushqimit janë detyrë më rëndësi për çdo qytetar në Kosovë, e sidomos për familjet skamnore...


Legjenda: 1. Pamjet e dikurshme në agrokompleksit shoqërore të “Agrokosovës” kanë qenë lakmi, kurse sot ...

10 views0 comments

Commenti


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page