Të dhënat dhe rrjetet e përmirësuar mund t’i ndihmojnë vendet të depërtojnë në diasporat e tyre globale. Megjithatë, angazhimi i qeverisë ndaj marrëdhënieve me diasporën mundësojnë investimin dhe mbështetjen financiare nga individë, të cilët bëjnë ndryshimin. Përsëri, në këtë rast, shembulli i Irlandës është instruktiv: në vitin 1998, Chuck Feeney, një filantrop me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me origjinë irlandeze, i bëri një ofertë të madhe qeverisë në Dublin. Ai i ofroi qeverisë një donacion prej 75 milion paund britanikë – nëse qeveria i përdorte këto të ardhura diku. Brenda një jave, Bertie Ahern, kryeministri në atë periudhë, bëri publik programin prej 150 milion paund britanikë për Kërkime në Institucionet e Nivelit të Tretë (KINT). Që prej atij momenti, KINT rezulton të ketë një rikthim të drejtpërdrejtë ekonomik kundrejt investimit, prej £1.8 miliard, duke e bërë atë projektin më të suksesshëm, të ndërmarrë ndonjëherë në çdo vend të botës nga Grupi i Feeney-t me Filantropët e Atlantikut. Po e njëjta iniciativë ishte baza për suksesin e mëvonshëm të Agjencisë për Zhvillimin Industrial të Irlandës (AZHI), e cila tërheq investitorët e mundshëm të huaj në Irlandë. Organizata e Feeney-t me Filantropët e Atlantikut ka ofruar të ardhurat bazë për çeljen e bibliotekave, godinave shkencore dhe fshatrat e studentëve. Në një ekonomi në ndryshim e sipër, Irlanda u kthye nga një vend me popullatë emigruese, në vendin i cili tërheq njerëzit; kërkimet dhe teknologjia e informacionit ishin çelësi i suksesit.
***
Sot, Irlanda është një vend me pothuajse 5 milion banorë, me më shumë se 70 milion emigrantë së bashku me pasardhësit e tyre të përllogaritur në të gjithë botën. Në të vërtetë, si shembull për vende me diaspora të mëdha, sado e dhimbshme është humbja e njerëzve, ky komunitet global irlandez as nuk do të kishte ekzistuar, nëse nuk do të ishin larguar kaq shumë shtetas. Ashtu siç e ka thënë - hapur – një vëzhgues, nëse do të ishin ushtruar kufizime për emigracionin në Irlandë, për t’i ndaluar njerëzit në të shkuarën që të largoheshin, “Tani, Irlanda do të ishte një vend
me 14 milion banorë, por do të ishte shumë më e varfër dhe më e shëmtuar”. Sigurisht, Irlanda ka problemet e veta, të tilla si një mungesë akute për strehim, ndërkohë që duhen bërë ende përmirësime të ndjeshme në shëndetësi dhe në arsim.
Por, tashmë, me një të tretën e popullsisë së saj, nën moshën 25 vjeç, sipas AZHI Irlandë, në vitin 2010, Irlanda kishte atë ç’ka Komisioni Europian e quante: “Të diplomuarit më të punësueshëm në botë”. Vitet e bashkëpunimit dhe të investimeve në arsim kanë ndihmuar në krijimin e një force punëtore shumë të aftë dhe në krijimin e sektorëve konkurues në rend global në shkencë dhe teknologji, në vend.
Irlanda ka një nga marrëdhëniet më të zhvilluara në botë midis atdheut dhe diasporës së tij. Sidoqoftë, njësi shumë të zhvilluara të rrjeteve të lidhjeve sjellin në vend punësime, investime dhe njerëzit, si edhe lehtësojnë migrimin rrethor (angazhimi i vazhduar i emigrantëve si në atdhe edhe në vendet e pritjes). Gjithashtu, nuk ka dyshim se komuniteti global irlandez, i cili ka dalë nga ky aktivitet, është thelbësor në përkrahjen e vendit dhe në mbështetjen e jashtëzakonshme të reputacionit të Irlandës. Kultura irlandeze nuk është e njohur në botë, por vet vendi është i njohur në rang ndërkombëtar. Historia e trazuar nuk e ka ndaluar Irlandën në ndërmarrjen e kësaj kthese. Mësimet për vendet e Ballkanit Perëndimor ka mundësi të jenë të gjata, por ia vlen që ato të mësohen.
Comments