top of page

Kthim në habitatin e vjetër



Libri "Erërat e kohës" të FIQRI SHAHINLLARIT

(ese)


Nga Përparim HYSI


Erdhi,përkohësisht,nga AMERIKA FIQRI SHAHINLLARI dhe,kur u takuam, më dhuroi librin që porsa botoi:"Erërat e kohës". Natyrshëm, e kam si detyrim mirënjohjeje që të them qoftë dhe dy fjalë për librin e tij. Nëse them që FIQRI SHAHINALLARI u kthye në"habitatin e vjetër"",dua të nënvizoj për lexuesit se FIQRI SHAHINLLARI është një gazetar veteran dhe ka një penë të kultivuar.Pena e tij është e mprehtë dhe nuk e lë që të zëjë ndryshk. Më kujtohet se kur i ndjeri DRITËRO AGOLLI filloi punën si gazetar,dikush që i bëri intervistë,e pyeti:-Ti je poet dhe tani punon si gazetar,mos gazetaria dikon në penën tuaj për keq? Përkundrazi,- tha POETI.Gazetaria ma mpreh dhe më shumë penën. FIQRI SHAHINALLRI ka punur si gazetar në gazetën"BASHKIMI" që qe,për kohën,jo vetëm e barabartë me "Zërin e popullit",por dhe si"motra më e madhe" se kish lindur para saj. Për kohën,të punoje në këto gazeta,nuk qe aq e lehtë dhe nga kjo anë,FIQRI SHAHINLLARI, ka vendi e tij të nderit si gazetar veteran. Sado që ka vjete në AMERIKË,ai,asnjë ditë,nuk rri pa shkruar. Pra,vazhdon dhe noton në lumin e së shkuarës,aq dhe në të sotmen. * * * STENDALI diku ka thënë:"Zgjuarësia të lë pa gjumë".Kështu ka ndodhur dhe me FIQRI SHAHINLLARIN.Mbledhur atje.në vetminë e tij,ai bluan kujtime në mullirin e kohës. "Miellin" e këtyre kujtimeve e sjell për lexuesit. Tek i gjykoj në një vështrim të përgjithshëm, të gjitha ç'shkruan në këtë libër, them se me FIQRI SHAHILLARIN ka ndodhur ajo që me kohë e ka thënë MAKSIM GORKI:"Kujtimet,- ky xhehnem i të pafatëve,- janë kaq të forta,sa mund të ngjallin dhe gurët e së shkuarës,duke hedhur disa pika mjaltë mbi helmin që ka pirë dikur." Shpesh herë,unë që nuk kam lënë gjë pa lexuar nga ç'shkruan FIQRI SHAHINLLARI, shpie buzën në gaz,se shkon nga shkon dhe vërtitet nga FLOQI (FLOQIN e lakon në 6 rasat) dhe,ndërsa për mua janë të njohura personazhë që formojnë një galeri të tërë,të skalitur nga pena e tij e mprehtë,si:ATATURKU,Sabiha Gokcen,FOQION POSTOLI,së bashku me NICËN;KRISTO FLOQI me të birin THANAS FLOQI ( mund të shtoja se të birin e THANAS FLOQIT,të ndjerin AGRON FLOQI,ish pedagogun e TEKNIKUMIT BUJQËSOR në FIER e kam patur mik); MARIGO POIZON,qendistaren e FLAMURIT dhe mund të vazhdoja dhe me personazhë të tjerë. Autori është zënë peng i profesionit dhe me këtë libër jo vetëm informon,por dhe formon. Lexuesi ndesh në dëshmi që kthehen në fakte historike,si: humbja e syve të MARIGOS; ATATURKU në një dasëm shqiptare dhe vallëzon me nusen nga FLOQI.CEZARI i ROMËS vjen e ha Koran që vetëm në Pogradec rritet.Pse FOQION POSTOLI e mori NICËN nga FLOQi dhe nuk është se flet e shkruan qesim,por mbështetet në fakte e dëshmi. E,sa për zënien peng të profesionit, në një farë mënyre,FIQO GAZETARI ( ai e meriton plotësisht këtë atribut),më kujton "NËNOFICERIN PRISHIBIEV" të ANTON ÇEHOVIT. Nuk është veç hamendësi imja dhe lexuesit të më vënë notën në analogjinë time. Për të rifreskuar kujtesën e atyre që e kanë lexuar, në vija të "trasha",po them:Prishibievi ishte polic carist.Detyra e tij:të shpërndante turmat.Këtë detyrë,qoftë dhe me kamzhik,e bëri mirë.Erdhi një ditë dhe u lirua nga detyra. U lirua,por i qe bërë huq. Kudo që shihte,qoftë dhe katër- pesë njerëz tok,sulej mbi ta duke bërtitur:-Shpërndahuni! Një ditë e dërguan në gjyq dhe,ndërsa shpjegonte para gjykatsit se shpërndarjen e turmave kish detyrë,hedh sytë në sallën me njerëz dhe bërtet:- Ç'më jini mbledhur kështu?Shpërndahuni!!! Për të qeshur paksa,por nga ky"lloj pengu" një gazetar profesionist si FIQRI SHAHINLLARI,nuk shpëton dot. Tej gjithë shpotive,pyetjes përse ndodh kështu, unë do t'u përgjigjem përmjet francezit PATRIK MODIAN që thotë:"Një shkrimtar si çdo artist tjetër,është i lidhur me kohën kur ka jetuar,aq sa ai nuk mund t'u shpëtonte as ajërit që thith,se është ajëri i kohës,të cilën e shpreh në veprën e tij".Dhe sa të vërteta e të çilërta janë shkrimet e tij,ai nuk shpëton nga miq e shokë bashkohës,si:Adem Salilarri,Xhevat SHima,SHyqyri Fejzo,Resmi Osmani,Luan Çipi,Agim Bacelli, Thani Naqe,miq e kolegë të penës. Ai është i qashtër dhe i vërtetë dhe,kur thotë VOLTERI:"E vërteta nuk ka nevojë për prova". Për t'i bërë pak kortezi për FLOQIN e tij,po i pranëvë TOLSTOIN(e di që e do dhe e citon në biseda),që ka thënë:"Pikturo fshatin tënd dhe ke pikturuar krejt botën". Nëse thuhet që artistët dhe krijuesit (FIQRI SHAHINLLARI është një nga ata) jetojnë në ferrin e realitetit shoqëror, në parajsën e natyrës dhe në purgatorin e imagjinatës së tyre,kur thotë PRIMO SHLLAKU,kjo devizë i rri për shtat dhe shkrimtarit FIQRI SHAJINLLARI. Se,siç dihet, letërsia ka një lidhje me realitetin:me ç'ka ndodhtu,ç'po ndodh apo ç'do ndodhë.Brenda këtyre "klauzolave" është dhe "Erërat e kohës" të FIQRI SHAHINLLARIT.Urime FIQRI SHAHINLARI dhe në mbvyllje të përshëndes me thënien e PLUTARKUT:"Unë e di që KERANIA ime është e vogël,por unë nuk iki se nuk dua të bëhet më e vogël".Daullet bien për ata që kanë veshë!!!

Tiranë,5 tetor 2022

76 views0 comments

留言


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page