top of page

Kthesa për në jetë


Minush Hoxha

/Prozë e inspiruar nga vitët 60-ta të neveritshme/

Me leje nga mjeku ordinarë, babai këtheu nga spitali ku ishte shtrirë kohë më pare nga sëmuarje mushkërishë, i pllakosur fare dhe i habitur se si mund të shkarkoheshin mbi te gjithë ato fatkeqsi. Ulur në krevat dhe mbështjellur me jorgan nga dridhëmet, kohëpaskohe shihte të Ëmen se si ngritte nga foshnja disamuajshe pecin për të mësuar nëse ishte akoma gjallë. E pyeti me shikim t’Ëmen, kurse ajo, me shumë butësi , pasi shikoj foshnjen, ia këtheu: ”Po, po…! Por…flakë. N’dorë të Zotit” Ai e shikoj më gjatë dhe sikur bënte kundërshtim edhe tek Zoti për ato që ndodhnin. ,,Dhe kjo natë dimëri…! O Zot, është ky ndëshkim apo sprovë e të qëndruarit!” ,,Biro, i Madhi di se ç’bënë” e qetsonte ajo. Brënda kohe, ardhi Ëmë e foshnjes njësoj e pllakosur dhe me gjurmë vaji mbi faqe tek mbante mbi duar dru për ngrohje duke i shkarkuar tek shporeti në fund të dhomes. ,,Ftohtë jashta! Dhe këtu…E si t’ia del foshnje e gjorë” e tha dhe ia ngriti pecin. Tek i rrodhen lotet pasi i bëri një ledhatim të butë fytyres së foshnjes kurse ajo në një përpelitje te zorshme memzi pakes ngriti çepallat, shikoj bashkëshortin dhe ia tha me rezignatë dhe trishtim: ,, Ee,ardhi në jetë…për të hikur pa e jetuar fare! Ç’fat i zi!” Më pas shtoj: ,,Njëherë ishe në vrap! Më pas…më pas…se si u përmbys çdo gjë! E s’di si t’ia sqaroj vetes këte!” Por, babai i foshnjes nuk i dha asnjë përgjigje. Vetem e shikoj me qortim duke ia bërë të dijtur se, nuk janë rrethanat, të bëhet gjyqi për këte.sakaqë i dallohej një mimikë e të mundurit nga vuajtjet e katandisja pa itinerar, nga kjo, sikur pajtohej me ikjen e foshnjes. I sëmuar, i papunë, me shumë kalamaj me alimentimin e të cilëve memzi ia dilte, pa asgjë në pronësi e qera sa muaj të papaguar, nuk shihte si do ia dal tutje. ,, E di… po Zoti, po voglushi sikur kalamendet nga t’ia mbajë. Ja, i mekur, e dikund në thellësi të vetë sikur sheh diç të ndritshme dhe…i iken një qeshje e shkurter. Sa të jap kumtin se është gjallë. Zemra ime!” ,, Lum ti” ia tha bashkëshorti me një qeshje ironike. ,, Po fundosemi e ti sheh jeten! Vuan tek do të ndryshosh gjërat!. Vetë Ëma!” ,,Bëjë ate që do Zoti. Njeri, jam Ëma! Kam ndihmen e Zotit dhe do mundohem për jeten. Dhe këte foshnje…” dhe u përkul tek ia zbuloj fytyren dhe ia dha një përqafim të butë, ,,do jap veten për jeten e tij” e më pas shikoj bashkëshortin me denigrim, jo vetem për këte brëmje të ftohtë, të zymtë e me cytje të vdekjes. Vajti në fund të dhomes dhe tek ua këthej shpinen, ia dha një vaji më të thekshëm. Më pas që të tre heshten. Ëma e bashkëshortit kishte ngulitur sytë tek foshnja që e kishin shtrirë si një kufomë mu në midis të dhomes, Ëma e foshnjes tek ishte stepur e në mendime ç’të bëjë tutje kurse bashkëshorti kishte rënë në mendime, jo si ta shpetoj foshnjën nga vdekja, por ç’të bëjë me të tjerët e familjes, me varfërinë që pothuajse kishte pllakos të gjithë. Në brënda kohë hyri sall shqetësim biri i madh-një 17-18 vjeçarë, dhe pasi shikoj të gjithë me rradhë, pyeti t’Ëmen: ,,Ka ndonjë ndryshim tek Jetoni” Gjyshja që kishte marë detyren të mbikëqyrë foshnjen dhe të jap kumte lidhur me gjëndjen e tij, tek dinte për emocionin e nipit ndaj foshnjes, iu përgjigj: ,,Paj…Ndofta dhe bëhet më mire!” ,,Ndofta bëhet e shumë më e sigurtë se nuk bëhet…se do të vdes me një kujdes sa për sy e faqe e dhimbësuri si kur ngordhi këndezi. Kështu e keni menduar dhe këte e kini pranuar!” gadi me britme e tha ai. ,,Shih ti” iu drejtua babai, ,,pa ngërdhucje dhe pa ndërsyerje policore. Je një axhami sa të jipesh më prind se prindi” Tek zu të dridhët nga ndërhyrja e të birit, u dha në një retorikë më furrioze: ,,Po vdesim të gjithë! Shih mëhallën, qytetin! Shih akraban! Kadrushin, Hasanin, Shabanin.Të gjithë në paketim t’ia mbathin gjetke!” Pas një pushimi të shkurtër, vazhdoj: ,,Sheh ato copa druri. Ja, në fund të dhomes që i solli yte Ëmë. I mora nga Rizai. Veresije! Të ahut, të njoma! Nuk digjen gjallë. Po mërdhijmë! Miellin poashtu. E ti flet për dhimësuri!” ,, Burro, mos ia mer për keq djalit. Nuk mund të pajtohet me të keqen. Me vdekjen e foshnjes që ia dha emërin simbolik. Vetë” ndërhyri Ëma e djaloshit që për këte la fundin e dhomes dhe u vendos afër foshnjes së sëmuar. ,,T’mos ia mar për keq! E si t’ia marë sulmin prindit të sëmuar që memzi haproj nga spitali! Prindit i cili i kishte menduar gjërat ndryshe e i dolen si mos më keq” njësoj në shqetësimi reagoi babai i djaloshit. ,,Po dhe ne na habiti ky ndryshim. Kjo gjëndje. Të gjithë jemi në dëshprime e nuk mund të sqarojmë përse” ndërhyri Ëma e djaloshit. ,,Dhe, ti, ju nuk e dini! Nuk e merni as me mendje. Ti zonjë-iu drejtua bashkëshortes” di se si më poshtruan duke më ofruar punë të ndyera, të ulta për një post me pagë të mirë e bonuse të tjera. Në mos gabova kur midis nderit e një gjëndjeje të mirë të jonderit, zgjodha të paren. E dini përse? Nuk mund të përballoja torturen e jonderit!” Bashkëshortja dhe i biri e shikonin me kujdes kurse Gjyshja i ngritte pecin foshnjes të shoh nëse mirte frymë. Dhe derisa Gjyshja mirej me të nipin, djaloshi, tashmë i trimëruar nga rasti, i drejtoj pyetjen babait: ,,Dhe nuk gjete asnjë mënyrë tjetër të ndalosh këte ditë! Asnjë! Një person i pushtetit që kishte gjezdisur Shkup e Shkoder, Bgd. e Kralevë, Tiranë, e Podgoricë, nuk ia del të gjejë një punë të ndërshme! Sa e pabesueshme! Një person që drejtonte seancat e lidhjeve të rendësishme, mbetet pa gjuhë për të kërkuar një zgjidhje!” Sa dëgjoj këto fjalë, tashmë fare i nevrikosur, hedhi nga krihet jorganin, zbriti nga krevati dhe zu ta mësyej të birin derisa ai nuk ndryshonte as mimiken e fytyres. Ngarendi me shpejtësi Ëma dhe i doli përpara sa t’a ndaloj, kurse ai nga distance ia hedhi ca fyerje si ,,Je i pacipë! Një rrugaç! Një i paedukuar! Që tërë naten lexon e asgjë nuk meson! Një dështak kobsjellës! Turp!” Më pas bashkëshortja e shtyri me ngadal në vendin ku ishte kurse djaloshi tek shikoj me mllef babain, pa thënë asnjë fjalë, vajti në dhomen ku kalonte naten. Natë e vonë! Jasht acar i ashpër! Ka ngrirë dhe prrocka e oborrit. Në një dhomë, pa të drejtë të quajtur dhomë se ishte e ndyrë, me xhama të harrnuar, me plafon sa t’a përek me kokë një paksa i lartë-aty ku flinin kalaqmajt, vajti Ëma dhe i solli në dhomen ku lëngonte foshnjë e sëmuar, nga droe në mos do mërdhijnë ngaqë aty nuk ngrohej fare. Pasi shtroj dyshekun dal jasht përdorimit më herët që e solli nga dyshekllëku në fund të dhomes, i shtriu më të mire, i mbuloj dhe ua tha: ,,Tani, pa bëza! Kemi foshnjën të sëmuar! Flini në çast,e… neser në shkollë . Natën e mire!” kurse ata pa bëza mbyllen syt dhe ia dhanë gjumit. Mbeten të tre.Gjyshja që dukej sikur pritte grahmen e fundit të foshnjes, bashkëshortja dhe burri. Bashkëshortja. Ëma e fëmijëve, fiku driten tek depërtonte dritë hëne e nates së acartë të këthjelltë. Ajo, sikur i thonin, në shilten afër fëmijëve u shtri, kurse ra në krah përskaj foshnjes, e bashkëshorti, njësoj i mbuluar nga krihet me kaçket mbi kokë, meditonte: ,, Ç’ndodhi kështu! Jam unë fajtori apo pushteti! Nëse unë, e Kadrushi, e Shabani, e Hasani! Në mos duhej të pranoja të lëndoj të tjerët për ta patur unë mirë? Sikur e duan katilët! Ndofta të ndërroj zanatin! E ç’të bëjë kur as gjysma e dyqaneve nuk punojnë? Të hiki atje ku shkojnë shumica? Atje ku xhamia të bënë të harrosh varfërinë, vendin! Të përpinë mendjen! Me kend kur asnjë nga familja, përveç s’ime Më, nuk pranon? Të vetvritem? Në mos ndryshon nga e mira gjëndja pa mua?” Dhe nata kalonte herë të zgjuar herë në njëfarë gjumi të shqetsuar por e tëra në makthe. Aty nga ora 11 e nates, Djaloshi çeli driten e tavolines dhe vazhdoj të lexoj një roman mbi mëkëmbjen e jetes së fshatit. E mendonte në vete: ,,Me të drejtë! Mësuesja ka dhe durimin, dhe dituritë dhe dashurinë sa të ndryshoj jeten. Do ia del!” Më pas, nga meraku, hapi deren e ultë nga kishte hyrë, iu afrua foshnjes së shtrirë dhe me gjysem zëri, pyeti gjyshen: Hë …” ,,Po merr frymë” ia tha ajo dhe ky pasi dëgjoj këte që i bëri një kënaqësi, vajti nga hajati, nga aty tek një qoshk ku qëndronte dhija, nga droe e acarrit i veri dhe një plaçkë mbi shpinen i hedhi dhe ca bare të thatë, dhe përmes deres tjetër,u këthye nga ardhi. Teksa u shtri, paramendoj diten e nesërme i tëri në droe në mos nuk do gdhijë foshnja.,,Vetem të gdhinjë! Më pas…tek mjeku!” e tha në vete dhe u shtri në dyshekun sall harna. Para se t’a zë gjumi, përkujtoj ato që kishte lerxuar më parë dhe i ardhi në mendje një shpresë se gjëndja do ndryshoj. ,,Sistemi i ri do frenoj varfërimin e shtresave të ulta. Nuk do ketë varfëri sikur tani. Do ketë më shumë punë, do shkollohen të gjithë dhe do hapen industri të reja. Do mbaoj unë vetë universitetin dhe do zotëroj letersinë e si profesor do ligjëroj në ndonjë shkollë. Jo vetem letersinë kombëtare. Ato të mëdhatë, ata emërat që ndryshuan boten”.

Mengjes! Njësoj acarr por me qiell të ndryshueshëm. Gjyshja, njësoj pranë foshnjes, babai njësoj në krevat i mbështjellur kurse Ëma e foshnjes, në fund të dhomes duke gatuar buken e duke vluar qumshtin që kishte mjelur nga dhija që më heret. Hyri djaloshi shumë kurrioz për naten e kaluar, për gjëndjen e foshnjes dhe pas një përshëndetjeje, me shikim pyetes, iu drejtua gjyshes. ,,Paj…s’di…nuk u dëgjua tërë naten. Ëma provoj me gjinin por nuk e pranoj” ia shpiegoj ajo. ,,Sot…sot… nuk do rrijmë mbi koken e sajë për ta aminuar vdekjen. Diç do të bëhet” u zotua djaloshi. ,,Si e ka shkruar Zoti!” ndërhyri gjyshja, teksa djaloshi u vesh, mori çanten e shkolles dhe pasi la një ,, jipini aspirin e ndërrojani veshjen shpesh “ dhe një,,diten e mirë” vajti tek shkolla. Por, pas ores së dytë, mu në oren e gjuhes e të letersisë, i kërkoj leje mësimdhënësit dhe ai, tek njihte për të mirë si nxënës djaloshin, pa komentuar gjatë i dha lejen. Doli në shpejtësi nga klasa dhhe thuaja në vrap ia dha rruges për në shtëpi. Kishte përshtypjen se jeta e foshnjes varët nga minutat. Me nxitim hyri në dhomë dhe menjëherë e pa përshëndetje pyeti gjyshen e cila dukej sikur nuk kishte luajtur fare vendit. Ajo, tani me një disponim thuaja të pashpresë për jeten e foshnjes, vetem e shikoj dhe tek pritte ai përgjigjen, ia tha: ,,Zor të dihet dëshira e Zotit. Por, Jetoni…disi, pa fuqi…” Djaloshi u tërhoq në një cep të dhomes tek meditonte për ate që ndodhte, për ate që kishte kushtëzuar këte katandi, për varfërinë, për jeten në vijim. Më pas doli nga dhoma, njëherë në oborr, më pas tek dhija e cila sikur ta njihte, e shikonte ashtu barkfryrë nga kecat që mbante në te. ,,Ti, do na gëzosh me kecat tu e Bardha!” ia tha sikur i flitet njeriut. Më pas e lëmoj nga shpina, i vëni dhe koven me ujë dhe i hedhi sanen. ,,Do të ftoj veterinerin të mësojmë shtatzaninë tënde! Nuk do ndodhë sikur po ndodhë” Ngaqë nuk dinte çfarë të bënte, vajti në dhomën e vetë dhe muar në dorë një roman që flitte për këthesat e mëdha shoqërore. Zu ta lexoj me kërshëri të shtuar sikur nga leximi të nxjerrte ilaçin për gjëndjen. Tek lexonte, dëgjoj zërin e t’Ëmes paksa të ngritur dhe fluturimthi doli të shoh se ç’ndodhë. ,,Me sjellë një mendil më të madh e t’ia lidhi fytyren foshnjes. Po jep shpirtë” ia thonte t’Ëmes kurse ajo e stepur e në vajë, s’dinte se ç’të ndërmar. Vetem uli koken e përqafoj foshnjen dhe tek i rridhnin lotet rrke sa të bijnë dhe mbi foshnjen, ia tha ,,biri im! S’të lë të ikesh. Je jetë imja” Në këte kërkesë, djaloshi ndërhyri sërt bile me britme dhe ia tha Gjyshes: ,, Gjyshe, ti nuk je profete. Ky nuk ka vdekë. Nuk i duhet kërpa” dhe në vajë doli në oborr. Derisa çmendej nga lëmeria, vajti tek prrocka dhe me duar shpëlau disa herash fytyren anise ishte fare ftohtë. ,,Po çmendem. Do të vdes Jetoni. Do të çmendem!” U këthye në dhomë dhe preras ua tha: ,,Do ta shpiejmë në spital. Sa më parë më shpejtë” Babai e shikonte të birin por nuk dinte as çfarë të thot , as çfarë të ndërmarë. Si një mumie! Kurse Gjyshja sëciles në moshen e vetë i kishin ikur nga jeta më shumë fëmijë dhe disi i dukej e natyrshme tek ia kishte lënë këto në dorë të Zotit, fare e rezignuar me vdekjen, ia shtoj: .. Ani, por…po mundojmë të ngratin…po jep shpirtë” Djaloshi iku fluturimthi nga dhoma, dhe në vrap, vajti tek i vëllai i s’Ëmes. Me rrëmbim u fut në oborrin e kalldërmtë të shtëpisë dhe ai, tek e pau në atë gjëndje e pasi kishte djaloshin për zemer, e pyeti: ” Ç’ke? Ç’ka ndodhur? Fol!” Djaloshi me vështirësi nga rrenkimi me vajë arriti t’ia thot: ,,Jetoni po vdes! Po vdes!” ,,Ani? Ç’thua të bëjmë?” “ E çfarë kini pritur deri tani” pyeti ai, kurse djaloshi iu përgjigj ,,Nuk kishim të holla për pajtonxhiun” ,,Por, të lutem, na ndihmo! T’a shpiejmë në spital, tek mjeku! Shpejtë! ,,Këte dëshiron ti? Mirë. Do thrras Hasanin-pajtonxhiun! Këtu në mëhallë! Më pritë” dhe veçsa veshi pallton në vrap vajti tek Hasani.

Ëmë e foshnjes me foshnjen, i vëllai dhe djaloshi saora u gjeten tek orodinanca e spitalit. Në cast ardhi dr. Zekiqi, me mustak, serioz dhe i kujdesshëm dhe, pasi ia dëgjoj mushkritë me stetoskop, i zemëruar për moskujdesin, gadi në britme e tha: ,,Ka një inflamacion të rëndë pulmonar. Jeni vonuar sëtepërmi. Vështirë të mbijetoj. Me fajinTuaj” Urdhëroj që sa më pare të transferohet në dhomën e pacientëve kurse në ikja e tha: ,,Po mbijetoj për 5 orë, do të jetoj…përndryshe…” Ëma u gjetë saora në dhomën e spitalit, i vëllai vajti tek dyqani për punët e veta, kurse djaloshi nguliti mu përballë dritares nga kati i pare tek pritte epilogun e ngjarjes. Tek kërcitte gishtat, nisej-këthehej, afrohej nga dritarja, smbrapsej, hynte në kafenë afër e dilte, memzi ia dilte të mos plas nga droe e epilogut. Ora e parë-pa lajmin e trisht! E dyta…e treta…e katërta..e pesta dhe djaloshi zu të dridhej sikur nga acarri. Ç’do ndodhë tani.Çmendej tek i vinte tek mendja lajm i trishtë. Në çast, me foshnjen në gryk-si e thonin- u duk Ëma e buzqeshur, kurse foshnja-Jetoni, sado me vështirësi po luante koken dhe i ikte qeshja foshnjare. Ajo qeshja e butë, e bukur, kurajuese! Jetoni iu këthye jetes dhe zu të jetoj. Në pranverë, bashkë me dy kecat që polli dhija, kënaqej në lojen me ta. Dhe, ndryshimet që duhej të sillnin një jetë tjetërfare, një jetë sikur e kishte menduar djaloshi, nisen me Jetonin. Vërtetë me ritem të ngadaltë, po nisen…

Në Pejë 21.05.2019

130 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page