top of page

KRYETARI, PRIFTI DHE…


NGA PANAJOT BOLI -Fejtone-


Eh, bela! Të diskutosh kot.Bile edhe me tone të ngritura. Dhe përse? Për flokët. Ngulte këmbë miku im. Ka dy takeme njerezish kur u ndryshon ngjyra e flkokëve , thoshte.Të parëve u zbardhen flokët dhe fillojnë t’u bien. Të dytët u zbardhen flokët ,por nuk u bien. Në këtë takëm futej edhe kryetari ynë. Keshtu thoshte miku im. Flokë të bardhë pa asnjë fije të renë. Dhe me zell e shpjegonte me pjekurinë, fisnikërinë, përkushtimin ndaj njerezve. Unë kot kundërshtoja. Atij i ishte mbushur mendja top dhe unë rrihja ujë në hava. ‘‘Përse do ta votojmë?’’—më pyeste. Dhe përgjigjej vetë. ‘’Për pjekurinë, fisnikerinë, përkushtimin: dhe të them edhe një gjë: mua më pelqejnë këta flokëbardhët’’ Deri diku edhe unë pajtohesha dhe kaloja pa dashur dorën mbi flokët e mi. Buzeqeshje, çiltërsi dhe flokët e bardhë.Kjo më pelqente më shumë: flokë të bardhe baraz fisnikëri. (A nuk i kish Enveri ynë të tillë?) Me gjysëm zeri mundohesha ta bindja se karakteri i njeriut nuk varet nga ngjyra e flokëve. Bile i thashë se kisha lexuar se një njeriu me flokë të zezë në darkë, në mengjes ishte ngritur me flokë të bardhë. Për shkak te një stresi të madh. Këtë e shpjegonte edhe shkenca. Keshtu u ndamë atë ditë pa renë në konsensus. ‘’ Hë, -thoshja me vete-ç’ djall, edhe ngjyra e flokëve hykan në fushatë?’’ Por jo më kot nuk thonë se rastesia e bën ndonjerë njeriun mbret.Kishin kaluar dy vjet dhe rastësia na takon në të njejtë tavolinë. -Do ta pijmë kafen qetë –i thashë- pa diskutuar për flokët Ai qeshi hidhur -S’qenka gjë ajo puna e flokëve.. -Domethenë.. -Flokët nuk përcaktojnë karakterin e njeriut..dhe bëri shenjë me kokë nga zyrat. E kuptova. Nuk e ngacmova me tej. Ishte qejfmbetur.Unë kalova instiktivisht dorën mbi flokët emi të bardhë të përgjysnuara. Ai më pa me bisht të syrit me një buzeqeshje enigmatike -Sidoqoftë.. Duke rrufitur kafen peshperita pa dasje disa fjalë pa lidhje -E përshendeta qepari....Ktheu vetëm kokën....Flokët nuk ia ndryshojnë karakterin, ...karrigja po.. Miku mbante filxhanin si i përhumbur -Më dha edhe një mesazh.. -Çfarë? -Kur rastisem përballë,ai kthen kokën nga lokali dhe i bie xhamit. Dy punonjesit e tij dolën si të trembur ‘’Ç’bëni ju në orarin e punës, shkoni kafeneve? Apo do qe të thonë këta të medias se nuk punojmë. Pa me bisht të syrit dhe me një buzeqeshje ironike serbes serbes u fut në kafene. Dhe pse e bëri? Se i ishin mpirë dhëmdët nga disa ‘’kumbulla të tharta ‘’ në shtyp- Miku im nuk fliste.Me shikonte i penduar. Priste të vazhdoja ...Gjyshi im, ndjestë pastë, ishte plak i urtë. Më tregonte ndonjë histori të vogël, por kurrë s’më bënte komente. Më tregonte për priftin e fshatit pertej. Kish flokë dhe mjekër të bardhë, të bardhë si debora...Keshtu e niste gjyshi. Fjalët i kish të embla dhe dukej fisnik..U predikonte besimtareve në kishë të kishin dashuri dhe humanizëm për njeri –tjetrin.. Të ndihmojmë të varferit se bëjmë sevap, thoshte, kush ka 5 kile miell, një grusht t’i a jap të varfërit, kush ka dy kemisha, një t’ia jap të varfërit. E degjonte edhe prifteresha. Një lypsari i kishte renë rruga nga shtëpia e priftit. Zgjati dorën. Prifteresha qe ishte vetëm në shtëpi, u mendua për pak Kujtoi se kish dy kemisha i shoqi, prifti, vajti e mori njerën dhe ia dha.Në darkë kur prifti u la, kërkoi këmishën. ‘’Ia dhashë një lypsari –u gjegj ajo dhe priste qe i shoqi ta përgëzonte për aktin human. Por prifti u vrenjt dhe i foli me inat ‘’Po pse ia dhe ,moj e uruara?’’ ‘’Po , ti vëtë në kishë...’’ Thashë , moj, thashë. Por nuk thashë për veten tonë‘’ Shoqja e shikonte e habitur....... Heshta për pak. Miku ngriti sytë -Ç’ lidhje ka kjo? -Hë, de, i bëra edhe unë lemsh, flokët e bardhë,,,fisnikërinë, hipokrizinë, ..karakterin...karrigen e pushtetit..flokët e bardhë të Enverit.. Ai vazhdonte të më shikonte i habitur. LEI FENI SHKON NË BASHKINË E FENERIT Lei Feni kishte degjuar qe s’venim punët hiç mirë në Bashkinë e FENERIT. Vendosi ta vizitojë. ‘Kush e di –tha—ndofta nuk kanë përvojë, pastaj bashki e re’. Besoj keni degjuar për Lei Fenin. He, de,heroi i madh i punës së Kinës. Kishim edhe ne një të tillë, Fuat Çelën. Nejse. Lei Feni e kishte si detyrë internacionaliste të ndihmonte motrat bashki të Shqiperisë. Se na mori të keqen Enveri, i rregulluam perseri marredheniet me vellëzerit xhuxh kinezë. Lei Feni vendosi ta fillojë nga Bashkia Fener. Fener e kishte , por ishte fener i fikur, paçka se paria kishte venë fener kudo në çdo fshat. Të ndriste bashkia nga drita e fenerëve dhe...të pelcisnin armiqtë. Lei Feni mendoi mirë e mirë nga ta niste punën. Dhe shënoi në bllokun e tij: Stafi i Bashkisë. Ta niste nga udheheqja. E kish përvojë nga Maoja. Oficerët e zotë e fitojnë luftën. Kujtoi edhe Napoleonin. U rropat natë e ditë mbi dosje. S’e kishte me qejf këtë punën e shkresave, por... Me mirë të shkonte të punonte me bel, ose me kazëm. Pas një jave punë raskapitëse, (volumi i të dhënave ishte i madh) lexoi shenimet: gjysmat ishin kuadro të Enverit, kryetar kooperativash, kryetar keshillash të Bashkuar, sekretar byroje të Partisë, krye.....krye....deri te kryetar komunash, drejtor drejtorie etj ...etj... Lei Feni u çudit: të gjithë oficerë madhorë Ra në mendime. Papritur sytë i ndritën nga një zbulim: Këtu s’ka ushtarë , si do të ecin punët ? Edhe te romani “Djemtë e rrugës Pal” vetem Nemeçeko i shkretë ishte ushtar Vendosi të mos zbres në terren të jap ndihmë internacinaliste. Kot? Bile kishte menduar t’u falte edhe disa zetorë. ‘Po kush dot’i punojë -mendoi- këta janë të gjithë oficerë madhorë’ Rrugës duke u kthyer i erdhi ndermend romani i Ismail Kadares ‘Gjenerali i Ushtrisë së vdekur’. Mos u çuditni: Lei Feni kishte lexuar edhe pak letërsi shqiptare

21 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page