top of page

Kryeministri ndryshe


Albin Kurti, kryeministri ndryshe

Nga Skënder Sadri KAPITI

QEVERISJA E ALBIN KURTIT PO MODELON MËNYRËN E PËRGJEGJSHMËRISË SË TË QEVERISURIT NË SHQIPËRI E KOSOVË.

AI PO SJELL MODELIN E MIRËQEVERISJES SË PËRGJEGJSHME, TË PAKORRUPTUAR, DEMOKRATIKE DHE SIDOMOS MODELIN PATRIOTIK TË QEVERISJES: ATË TË SHËRBIMIT PËR SHTETIN, ATDHEUN DHE PËR KOMBIN.

Kjo për faktin se si Shqipëria ashtu edhe Kosova kanë deficite të jashtëzakonshme politike e qeverisëse.Këtë e fakton realiteti i dukshëm, i kapshëm, i lexueshëm e që përjetohet dhe fatkeqësisht si një realitet dështak e i përvuajtshëm

Askush nuk mundet që të argumetojë kundër këtij fakti e konstatimi të mësipërm për Kurtin deri më sot, sepse nuk gjen fakte dhe as argumente kundër, por: po, gjen e dëgjon shpifje,sajesa,hamëndësime e trillime dëshpëruese, egoistësh, dështakësh dhe të korrupsionit.

Unë po u them këtyre farë kritikëve dhe anti-Kurtëve të Kosovës dhe të këtyre që janë shumë në Shqipëri se unë nuk po i bëj avokatinë Kurtit, por nëse koha në të ardhmen nxjerr fakte e argumente korruptive, spekulimesh e mashtrimesh: njeriu inteligjent, me moral, me dinjitet e personalitet nuk do të duhet që të mbetet fanatik e ta “mbrojë” as Kurtin e as qeverisjen e tij nëse ajo keqqeveris dhe nëse nuk punon për shtetin, shoqërinë dhe për interesin kombëtar.

Dhe nuk ka pse të veprohet si në Shqipëri që njerëzit qëndrojnë besnik politik ndaj korrupsionit dhe politikës korruptive madje edhe kur dalin e shpërthejnë lloj-lloj turpesh e skandalesh politike, qeverisëse, mediatike e publike të pushtetit e shtetarëve.Jo si në Shqipëri kur qeverisë aktuale i qëndrojnë besnikë jo vetëm rilindasit por edhe pothuajse gjithë antarët e PS-së, edhe pse kjo qeveri do mbahet mend si qeverisja më e keqe dhe më e korruptuar.Kosova me 14 Shkurt 2021 e ndëshkoi ashpër politikën,establishmentin e vjetër politik dhe korrupsionin,kurse në Shqipëri vazhdon në pushtet dhe ta dominojë gjithe politikën, politika e vjetër e cila e mban pëng Shqipërinë, demokracinë dhe shtetin ligjor.

Shqiptarët e Kosovës e ndëshkuan tradhtinë politike të keqbërësve publikë e kombëtarë me 14 Shkurt 2021. Dhe mos të mendojnë më dhe as mos të ëndërrojnë se do të vinë në pushtet korrupsioni dhe pushteti që kanë bërë batërdinë e hajninë me tenderat e privatizimet, me rrënimet dhe shkatërrimet e ndërmarjeve shtetërore strategjike, me vjedhjet që i kanë bërë parasë publike.

Le ta harrojnë pushtetin ata që për pushtet i dhanë mijra hekratë troje shqiptare Maqedonisë e Malit të Zi.

T’a harrojnë pushtetin ata që deshën ta coptojnë Kosovën dhe ata që nenshkruan Marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe.

Le t’a harrojnë tashmë kryeministri i Shqipërisë dhe politika dhe politikanët e Tiranës se mund ta përdorin si fasadë politike “ndikimin” e tyre në Kosovë si mashtrim për ndërkombëtarët me qëllim që të marrin mbështetje politike prej nderkombëtarëve. Le ta harrojnë politika e Tiranës dhe ky kryeministri aktual i Shqipërisë se mund të pranojë Kosova ato se cfarë propozon politika e Tiranës për Kosovën pa u dakordësuar me shtetin e Kosoves. Le ta harrojë Tirana politike politikën e njerkës që Tirana është sjell si njerkë dikur për shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, sepse tani Kosova është shtet. I ka dalë boja politikës e dukjeve fallcopatriotike si dhe politikës mashtruese, intriguese dhe spekulative në dëm të Kosovës vetëm për interesa pushteti në Shqipëri.

Tani që Kurti është Kryeministër i është dhënë goditje e rëndë edhe mercenarizmit intelektual e mediatik serbofil sidomos atyre në Tiranë por edhe në Prishtinë.

Ajo e cila e dallon Kurtin nga të gjithë ishkryeministrat shqiptarë dhe nga ai sotmi në Shqipëri është fakti se Kurti nuk është i korruptuar dhe se nuk bën as pazare për interes personal pushteti në dëm të interesave kombëtare. Kurti deri më sot po tregon se ai të parën ka Kosovën dhe interesin kombëtar ,gjë që është krejtësisht në antitezë me ishkryeministrat e tjerë paraadhës të tij si ata të Shqipërisë dhe kryeministri i saj sotëm, ashtu si është ndryshe edhe me ishkryeministrat para tij të Kosovës.

36 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page