top of page

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, prezantoi ministrat e rinj



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, prezantoi sot, e enjte, 2 Shtator 202, ministrat e rinj të qeverisë që pritet të marë udhën zyrtare në ditët në vijim. Të emëruarit në krye të dikastereve dhe ministrat/ministret e kësaj Qeverie, që do të drejtohet sërrish nga Kryeministri Edi Rama janë si më poshtë vijon:


1. Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit e Shqipërisë;

2. Arben Ahmetaj, Zëvendës kryeministër;

3. Evis Kushi, Ministre e Arsimit;

4. Ulsi Manja, Ministri i Drejtësisë;

5. Bledi Çuçi, Ministër i Brendshëm;

6. Delina Ibrahimi, Ministre e Financave;

7. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës;

8. Ogerta Manastirliu, Ministra e Shëndetësisë;

9. Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë;

10. Mirela Kumbaro, Ministrja e Mjedisit dhe e Turizmit;

11. Olta Xhaçka, Ministre e Jashtme;

12. Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes;

13. Elva Margariti, Ministre e Kulturës;

14. Elisa Spiropali, Ministre për Parlamentin;

15. Edona Bilalli ministre shteti për sipërmarrjen;

16. Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët;

17. Milva Ekonomi, ministre shteti për Standardet.


Qeveria ‘Rama 3’, sikurse është etiketuar tashmë, nuk ka ndryshuar pothuajse fare nga qeveria e mëparshme. Ministritë e rëndësishme do të drejtohen nga të njëjtët ministra. Risi në këtë qeveri është rikthimi i Mirela Kumbaros, si dhe emrat e Ulsi Manjës, si ish-drejtues i Komisionit të Ligjeve, Frida Krifcës, ish-drejtoreshë e AZHBR-së, si dhe e Delina Ibrahimit, ish-drejtuese e Përgjithshme e Tatimeve. Ende nuk dihet nëse Pandeli Majko do ta drejtojë Ministrinë e Diasporës.

21 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page