top of page

KRONIKA E VERDHE E FESTES SE PYLLTAREVE


Dr. Selman Meziu

Festa është një moment gëzimi. Dallohet nga veshjet plotë shije të pjesmarrësve. Nga e buzëqeshura që zbukuron buzët, fytyrën e të ftuarëve. Përshëndetjet, përqafimet dhe urimet gurgullojn si ujëvarë. Kur organizohen në grupime të mëdha, ka programe të veçanta. Zgjidhet presidiumi. Një drejtues drejton veprimtarinë. Flitet që nga më të vjetërit të cilët kanë kontribuar e deri nga me të rinjtë. Përshëndet ministri/a drejtori ose i deleguari i qeverisë. Pastaj shpërndahen edhe fletë lavderimi e shtrohet një koktei. Pjesmarrësit grupe grupe takohen shkëmbejn mendime. Mund t’i përcillen edhe qeverisë, ndonjë përshëndetje, ose edhe notë proteste. Bëhen fotografi të shumta. Shkruajn gazetat. Jepet si lajm në radio televizione.

Feste apo rrufe në qiell pa re

Erdhi ministria, erdhi ministria,- u dëgjua zëri i një studenteje. Ajo u ndal në sheshin qëndror. Disa student të Fakultetit të Pyjeve u mblodhën spontanisht. E prisnin rektori i Universitetit Bujqësor, Dekani i Faklutetit të Shkencave Pyjore, disa pedagog. Pasi i përshëndeti në këmbë, filloi të flas. E dëgjuan me kujdes Mirela Kumbaron. Nuk e di përse pylltarëve që i morën vesh nga FB iu dukën fjalë në boshllëk. Ndër të tjera ajo tha:‘’Në Universitetin Bujqësor të Tiranës, erdha jo vetëm për të kujtuar 99-vjetorin e Shërbimit Pyjor, por mbi të gjitha për… bashkëpunime e… punës së përditëshme të strukturave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me sektorin e arsimit të lartë.,, Ju tingëlluan mjaft keq shprehja ‘’por mbi të gjitha….bashkëunim….me sektorin e arsimit të lartë,, Ministria që ka futur në një qoshkë, administrimin e një pasurie pyjore mbarë kombëtare prej një milion e 197 mije hektar pyje, me volum në këmbë 57.7 milion metro kub, i harroi, i injoroi, i shpërfilli. Duhet falenderuar sepse, si përfaqësues të Shërbimit Pyjor Shqiptar, ftoi drejtorin e Axhensisë Kombëtare të Pyjeve dhe disa specialist të saj.

Cilit do pylltar shqiptar, natyrshëm iu lindin pyetejet: Vallë ministria nuk kishte çfarë fliste për pyjet shqiptare që jane katandisur si mos më keq? Të paktën dy fjale për inventarizimin e fundit të pyjeve dhe javën para festës të pyllëzime, të fliste. E pastaj ajo hodhi tollumbacen tjetër kur u shpreh:

‘’Mundi i pedagogëve dhe punimet shkencore të studentëve s’mund t’i ngelen vetëm dosjeve apo arkivave, por duhen përkthyer në projekte konkrete …. tani, me rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura, …për hartimin e planeve të menaxhimit, ndaj ekspertiza e universiteteve s’ka të paguar,, Sa e pa pregatitur na paska ardhur ministria e mjedisit. Sa punime shkencore na qenkan’’dosjeve e arkivave,,? Po pse u dashkan përkthyer a nuk janënë shqip? Pastaj nuk e di nëse ndonje pedagog ia sqaroi ministres se kemi një disipline shkencore që mësohet në Fakultetin e Pyjeve, që quhet ‘’Mbareshtrimi i pyjeve,, se fjala menaxhim eshte fjale e vjedhur, e huaj, jo e teminologjise se shkencave pyjore. Me sa duket jo, sepse ashtu si e tha në kambë e shkruajti. Meqë i përmendi Zonat e Mbrojtura, vetëvtiu lind pyetja: A duhet të ishte në krahë të saj edhe Drejtori i tyre, biologu Zamir Dedei? Pra Ministria Kumbaro u interesua për ekspertët ndërsa per inxhinierat e mabreshtrimit që bëjnë pjesë në Sherbimin Pyjor Shqiptar që sot kanë festën as nuk u interesua. Paradoks! E çuditshme! E habitshme për një ministre e ardhur në një auditor pedagogësh universitar e studentësh me këtë pregatitje mbi pyjet. Literatura në këtë fushë është e pafund, specialistë me përvoje, edhe gjysëm shekullore që kanë shkëlqyer në pylltari nuk mungojn.

Së fundi, Ministria e nderuara Kumbaro krijon rrufenë në qielin pa re, kur thekson: ‘’Agjencia Kombëtare e Mjedisit të përdorë laboratorët shkencor për matjet, që specialistët duhet të kryejnë.,, Vallë ku jana këto laboratore? Ndoshta në tunelet e nëndheshme të Gjadrit ose të Skraparit, se tjetër kund ato nuk janë? Ato ishin dikur para njëzetë vjetësh, fuksiononin, por ato janë zhdukur nga politika e mbrapsht mbi pylltarinë. Eh si ta dijë ministria këtë, kushedi se ku i livadhis mendja për turizmin malor!

Nuk dimë nese fidani i mbjellur i ministres Kumbaro u mboll brenda kopshtit botanik përurimi i fillimit të tij, u bë para shtatë vjetësh, po me 27 janar, nga ish Ministri Lefter Koka?

Festa në gjelbërimin e ‘’Tokës së vdekur.,,

Pylltarët janë mishërim i së gjelbërtës. Në qelizat e saja janë ideologjia, shkenca dhe filozofia. Praktikën dhe dashurin e hedhin në mes pigmentit të gjelbërt. Aty ku gjallesa nuk ka mbi tokën ranore. Ndoshta ndonjë qënje e nëndheshme jeton. Pikërisht këtu inxhinieri Fadil Shahini feston ditëlindjen. Ai me lulet, fidanat zbukurues të shkurreve e drurëve zbukuron mjediste e qyteteve. Tanima ai është arkitekt lulishtar ku çdo ditë zbukuron mjediset e reja të qyteteve, shton kenaqasine esteike, rrit përmbajtjen e oksigjenit.

Këtu është marthonomaku i gjelbërt, Dr. Abdulla Diku me belin duke mbjellur pisha. Aparatin e tij e ka, por sot nuk e përdor. Ai është krijuesi, i kartotekës të peisazheve të pyjeve shqiptare dhe jo vetëm. Sot, në festën e pylltarëve do të mbjellin 99 fidana. Artur Kaja ka ardhur për t’iu treguar për fidanishten ‘’Arzan ,, krijesa e tij me gjithë forcën e diturisë, fizike e pasionin e një pylltari. Ai shkruan se çdo vit,festën e Shërbimit Pyjor e bëjmë në’’token e vdekur,, Fidanat janë plota shëndet, edhe ato të mbjella para gjashtë vjetësh. Po sepse Ardian Koçi me skuadrën e tij, kujdeset me shërbime kulturale në Parkun kombëtar Divjak- Karavasta.

Ja pra ku jana pylltarët. Ato ju japin jete edhe sipërfaqeve të vdekura edhe lumit të vdekur që ka skalitur mjeshtërisht shkrimtari Jakov Xoxe te romani ‘’Lulja e kripës.,, Por mjerisht politikbërsit, nuk i njohin, nuk ua dinë vperat e gjelbërta që dot’iu shërbejnë brezave të ardhshëm. Sa keq! Njëkohesisht sa turp!

Mushkëritë tona të aksidentuara

Çfarë fatkeqsie kur dëmtohen mushkritë? Te njeriu i dëmton ftohja. Edhe te kafshët e njëjta gjë e shkakton. Kjo ndodh kur flenë në baraka. Kur nuk vishesh me rroba të trasha në dimër. Kur punon në turne nate në miniera nën e mbi tokë. Ato ushqehen me oksigjen. Ku ky gaz ndodhet edhe në gjak.

Ndërsa shkruesi, inxhinier pyjesh shprehet: ‘’Mushkritë tona i kemi dëmtuar, por edhe zhdukur, sipërfaqe të tëra pyjesh dhe kullotash me prerje, zjarrvënie të qëllimshme etj.,, Lind pyetja: Për cilët mushkëri është fjala? Natyra në përgjithësi, pyjet në veçanti prodhojn oksigjen. Ato thithin gaz karbonik e nxjerrin atë. Pra kryejn frymarrjen me gojzat e tyre në gjethe. Ky oksigjen shërben për mushkëritë tona të kafshëve e shpendëve. Prandaj kur shkojm në pyje, thonë: Si më hapen mushkëritë në mes pyllit.

Prandaj shkruan autori pylltar: ‘’Federata e Pyjeve në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Pyjore Shkodër mbollëm 300 fidana pishe të butë (Pinus pinea) dhe selvie (Cupressus sempervirens) në pyllin e Vilunit, Velipojë.,, Sa kënaqësi ndjen, kur të shprehurit është me korrektësi shkencore! Ndërsa veprimi është, zbukurim mjedisi, mbrojtje nga gërryerjet, popullim gjallesash, mushkëri të reja. Kuptohet pas kujdesimeve të herë pas hershme për të vegjëlit, që quhen shërbime kulturore.

Homazhe, respekte, ju falem o pyje!

Sejcili pylltar shprehet lirshëm para festës që nuk u festua. Ato janë plotë ngjyrime. Ato janë të dlirta e mbushur me sinçeritet, ndershmëri, përkushtim, pasion. Dikush i thur ato emocionueshëm. Dikush tjetër prek majat e urimit plotë eleganc. Inxhinieri Sami Numani shprehet: ‘’Homazhe për themeluesit e shërbimit pyor shqiptar, homazhe për ata që hodhën hapat e para, drejt trajtimit të organizuar të këtij sektori jetik të ekonomisë (dhe jo vetëm)! Homazhe për mësuesit tanë të mrekullueshëm, që u blatuan pa u lodhur duke trasmetuar, dijet dhe dashurinë e tyre për pyjet, mijëra të rinjve!,, Respekt me fuqi të shprehuri. Një diellëzim i atyre që duhet të rrezatojn nga hera.

Dhe më tej, një tjetër gjest, mirënjohje, dashurie ku inxhinieri shkruan: ‘’Respekt e nderim të veçantë për punonjësit e mrekullueshëm anekënd vendit, që me pasionin dhe sakrificat e tyre pa fund, kanë mbrojtur e zhvilluar plot sukses këtë pasuri të paçmuar…,, Dhe së fundi ndër të tjera kujdestari i pyllit shprehet: ‘’Ju falem o PYJE, që më dhatë mundësinë të njihem e bashkëpunoj me kolegët, shokët dhe miqtë e mi të respektuar…,, Këto janë pylltarët, që dinë të respektojn, të vlerësojn, të jenë mirënjohës.

Dyzetë e pesë vjet lidhur fort pas pyjeve

Emocionet shpërthejnë edhe në takime të tilla. Ato vijnë natyrshëm kur njeh problemet e punës. Këto janë të shumta. Zgjuarsia qëndron në përzgjedhjen e bashkë biseduesëve. Zgjedhja e tyre, ndikon fuqishëm në ndërgjegjen e njeriut, qoftë edhe pylltar. Almira Zebi e ka shprehur bukur dhe qart: ‘’ Sot në ditën e Shërbimit Pyjor, jam e lumtur që sjell në vëmendje një veteran i cili meriton respect, për kontributin që ka dhënë në mbrojtjen e pyjeve në Librazhd, dhe pyllëzimin e 700 hektarë pyjesh me pishë, që sot janë grumbuj pyjor 100% të ringritura në tokat e eroduara dhe shkëmbore.,, Heronjt në pylltari duken të vegjël. Por monumentet i kanë të gjalla. Ata frymojn, ato të ushqejn, ato të frymëzojn, ato zbulojn heroiken, tiparet e pylltarëve, shtatoret e tyre të gjelbërta.

Ka shumë rëndësi edhe kur je udhëheqës, të ulesh kamb kryq me ato. Sejcili prej tyre din të tregoi me veprime, me dije, me sjellje me vepra. E këto mbeten drejtues që lenë gjurmë në popull, në histori, në ekranin e gjelbërt të kohës. Kjo është zëvendëse ministre që njihet me teknikun e pyjeve librazhdas, Bashkim Koçi, i cili ‘’edhe pse në pension përsëri e shikon në rrugët e pyllit duke u kujdesur për shtigjet malore.,,

Marrëdhëniet e shoqërisë shqiptare me pyjet janë përkeqësuar

Pylltarët dinë të bëjnë projekte. Ato gjenden si monumnete kudo në shpate malesh, në lugina përrenjësh, ne mijëra hektar pyje të ripërtrira, në mijëra hektar pyje dushqesh të ricunguara kthyer në prodhues. Por ama pylltarët janë piktor, sportistë, muzikant, poet, gazetar, shkrues librash etj. Edhe inxhinieri i pyjeve Mehmet Meta është një luftëtar i paepu me penën e tij. Ai gjëmoi fuqishëm në prag të 99 vjetorit: ‘’Pyjet po zhduken…dhe ne rrimë e vështrojm,,(Gazeta ‘’Dita,, 24.01.2022)

Një analizë e thellë e udhëtimit të pyjeve. Faktet në shifra ngjizen mrekullueshëm me argumentet, shkaqet, kritikat dhe së fundi udhëzgjidhjet e kësaj gjëndje katastrofike. Një artikull që duhet mbajtur nga Kryeminstri Rama në tavolinën e tij. Kuptohet edhe në atë të ministres Mirela Kumbaro Furrrxhi.

Lexojm një pjesëz:‘’Gjatë tranzicionit janë prerë dhe shfarosur rreth 150 mijë hektar pyje dhe parqe kombëtare siç është parku Kombëtar i Lurës, gjë s’do ta benin as vandalet prehistorikë.,, Ky është zëri revoltues i një pylltari. Ai ve në dukje një rrezik që i rrin si shpata e domokleut hidrocentraleve mbi lumin Drin:’’Nga prerjet e pyjeve në zonat e larta, kodrinore dhe malore, kanë ndodhur dy-përmbytje masive në zonat Shkodrës e Lezhës, kemi mbushje të baseneve ujëmbledhës të hidrocentraleve në masën mbi 30 % për rreth 40 vjet dhe ato po shkojnë drejtë skadencës ( nga 100 vjet të parashikuara në projekt)etj.,, Kjo është gjendja reale. Qeveria i ka fshehur pyjet, këtë pasuri të gjallë nën një skutë të errët të Ministrisë të Turizmit dhe Mjedisit. Malet nuk bëjnë za. Kur të bërtasin do të jetë tepër vonë.

Mësojuni brezave të trajtojn mjedisin me dashuri!

Rinia çliron mjaft energji. Duhet me ditë me e vjelur. Ato duhen drejtuar në shtigje drejt dijes e punës. Kur ato janë të vullnetshëm, janë frutë dhënës. Edhe inxhinier Kreshnik Alcani si i ri duket një ujë var. Ka marrun diplomën master më 29.09.2021. Ai shkruan me rastin e urimit për festën e Shërbimit Pyjor:’’Si një njeri(inxhinier pyjesh) i apasionuar pas natyres, mjedisit, pyllit,…deshiroja të kontriboja pozitivisht dhe për të vënë në dispozicjon vullnetin tim për punë…,, Një mendim i kthjellët, premtues, plotë shpresë, tregues i një udhëtimi të sigurt. Shpresojm të jenë sa më të shumtë të tillë. Inxhinieri përdor një thënie në fillim të kumtit, mjaft kuptim plote: “Një person le një gjurmë në pyll, njëqind njerëz një shteg, një mijë një shkretëtirë”

Sepse pylli ndjell qetësi, pylli prodhon me qetësi pa zhurmë, banorët e tij lëvizin qetësisht, njeriun me sopata motosharra e skavatora nuk i dëshiron.

Kemi profesionin më të bukur

Vërtet të jetë. Po ja ajri i pastër. Gjelbërimi është qetësues për syrin. Nuk kemi dëgjuar pylltar të vuaj nga azma. Ajri i pastër plotë oksigjen ia pret udhën për në mushkri. Por të jesh pylltar, teknik apo inxhinier pyjesh duhet të jesh i durueshëm. Sepse është lodhja për të arritur objektivin, dhe marrdhëniet me dëmtuesit me sopat e motor sharra. Tani që ka hyrë mafia e gjelbërt n’a është shuar vullneti për punë, jemi kalbur moralisht, lotët e dhimbjes n’a janë shtuar. Mirëpor inxhinier Genc Haxhiu na ushqen me optimizëm. Dhe ja si shkruan ne urimin e 99 vjetorit:’Kemi mbjellur rreth 20 ha me fidanë akacie (Robinia pseudoacacia) në Ekonominë Pyjore Kërrabë - Gurrë, Bashkia Tiranë.,, Kemi pylltar që punojn, projektojn, gjelbërojn e shohin të ardhmen plote dritë e suksese.

Gencit nuk i mungon të na jap edhe këshilla:’’Uroj që 100 vjetori të na gjejë në unitet me njëri-tjetrin. Kjo është mënyra më e mirë për ta çuar përpara misionin tonë.,, Një urim vërtet për tu kujdesur qa t’a arrijm. Duhet të marrim shembullin e drureve, të cilët ndajn ushqimin në brendësi të tokës e hapsirën ajrore në mes tyre pa zënka e mbetje qejfi. Shpresojm!

Festa në llogoren e gjelbërt.

Bregu i mates. Tokë primitive. Prurje e ngurta të lumit Mat. Peisazh që të vret sytë. Vërshimet e lumit, kërcënuese serioze për të mbjellat bujqësore. Pyetja shtrohet: Si zbukurohet e popullohet kjo lloje panorame trishtuese? Zgjidhja gjëndet te profesioni i pylltarit. Mbjellja me plep. Hartohet projekti nga inxhiner pyjesh. Dakortësohen me kryetarin e bashkisë Lezhë dhe ‘’ Fillojn pyllezimet nga Bashkia Lezhë në bregun e Mates, date 27 janar 2022. Kjo punë e nisur, është punë për t'u lavdëruar.,, Mirë por është edhe një tjetër shprehje vullneti, pasioni që ka gjetur vend dhe shkëlqen:’’Në staf kemi edhe inxhinierin Prenga Vorfi. Ai e ka patur pasion punën në pyje, si specialiste i vjetër. Edhe pse në pension, pasioni për profesionin e pylltarit nuk e lenë dot.,,( Ded Mema fb) Nuk ke se si të mos shkruash e thurësh lavdi të tillë pylltarëve, që i kemi të shumtë në gjithë shqipërinë. Qeveritarët nuk i njohin. Sa dritë shkurtër! Kjo është edhe një arsye që pyjet po shkretohen.

Gjinari pyje dhe ballkon

Relieve me livadhe e pyje pishash. Cicërimat e zogjve dhe shuhsurima e gjetheve, përbëjn sinfoninë e kandshme të pyllit. Lulet shumë ngjyrshe shpërndar në barin si qylym i gjelbërt, krijojn peisazhe unike mahnitëse. Bora në dimer, rrin pezull mbi degët me hala të pishave, duke krijuar onde bardhësie e arkitektur mrekulluese. Nuk duhet të harrojm se zjarret ia prishin qetësinë pyllit. Ai e masakron me gjithë çka, këtë ekosistem gjallesash duke prishur baraz peshat ekologjike. E atahere!

Inxhinieri Gledian Llatja do të shkruaj më 27 janar: ‘’1000 rrënjë pisha, po i shtohen masivit të madh të Gjinarit.,, Po përse po mbillen? Dhe ja përgjigjja:’’ Pyllëzojmë një pjesë të dëmtuar vite më parë, nga zjarrvënia e qëllimshme në masivin pyjor.,, Plagët e pyllit i shërojn pylltarët. Ato janë doktorat e tyre. Kjo duhet të ndodh kudo e kurdoherë. Duhet t’i shtohen bukuritë, ballkonit të qytetit të Elbasanit.

Tempulli ku duhet të falemi për ditë

Njeriu i ditur, inxhinieri me përvoi, Kristo Kauri, din të zgjedh pozicionin si të fotografohet. Kuptohet në mjedisin bukruri ndjellës të një pylli shtatë lartë. Me synimin, të shpreh domethënje të shumëfishta. Kryesorja dashuria deri në hyjni për ekosistemin pyjor. E konsideron si shtëpi të dytë pyllin. Pse jo si doktori që e shëron atë. Inxhjnier Kristua brenda tij fiton energji të reja për t’i shërbyer atij gjithnjë. Ai flet, projekton, shkruan me përkushtim për pylltarët dhe pyllin. Ky i fundit e rrëmben, e fut në gji. Kristua magjepset e fillon ti këndoi me zë e penë.

Ai me një vrull kënaqsia, duke ngritur duart e lutur pyllit, zbulon përjetësinë e pronës private mbi pyllin. Lexojm:’’Unë kisha pyllin e përzier, ndër më të bukurit në Pellgun e Tropojës, që quhej me emrin e kastragjyshit tim, Pylli i Isuf Ukës, me mbi 300 hektar. Nga shtëpia ime, ai fillonte me më pak se 100 m. Kishte 4 lloje dushqesh: Qarr, bung të zi, bung të bardhë dhe shpardh.,, shprehet Mustafa Danaj i emocionuar nga pozicionimi në pyll i inxhinierit.

Zaten frymëzon Thimjo Cohon duke u shprehur me një gjuhë poetësh emocionuese dhe njëkohesisht shpreh pezmatueshëm keqardhjen. Dhe ja: ‘’Atje ku rrezet e diellit, në kontakt me klorofilën e drurëve, krijohen tullat e botës shtazore. Sigurisht ky është tempulli ku duhet të falemi për ditë. Pylli është një mekanizëm, që zoti e ka ndërtuar për krijimin e jetëve brenda tij. Aty është, kisha dhe xhamia e vërtetë. Ndërsa ne shqiptarët, me ndërgjege po e vrasim për ditë. Duke bërë mekatin më të madh.,,

Së fundi fotografia e inxhinier Kristo Kaurit në mes pyjeve të luginës së Valbonës frymëzon paqësisht, ngrohtësisht, Eleni Çili Haxhi e cila si një doktoresh shprehet:’’Kur qelizat e trupit, trurit, shpirtit janë të hapura. Sigurisht kur ndodhesh në vënd të prodhimit të oksigjenit, të energjisë... edhe rinohesh.,,

* *

*

Lodrova me penën time lule më lule pylltarësh. Kërkova atje pjalmin e tyre. Të të shumtin e gjeta. Të 2000 inxhiniera pyjesh e 5300 teknikë që janë, nuk mund ti gjeja. Qartë që ato janë kudo në pension, në punë, pa punë, në Shqipëri, emigrantë në gjithë rruzullin e dheut. Ato kanë ndërtuar hojet e mjaltit të profesionit, të dashurisë, pasionit e përkushtimit për arin e gjelbërt. Jam i sigurt se vitin jubilar, 100 vjetorin do t’a gjejnë veten, me një projekt, me njëqind fidana të mbjellë, me një piktur, me një punim artistik në gdhendje në dru, me një artikull ose libër të shkruar etj, etj. Do t’a shpërfillin politikën, do të bashkohen duke u pregatitur për një festim dinjitoz. Kurrë, si 99-shi.

01.02.2022


18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page