KRIJUES I MIRËFILLTË I LETRAVE


ANTON NIKË BERISHA – KRIJUES I MIRËFILLTË I LETRAVE, QË JETON ME LETËRSINË DHE PËR LETËRSINË

Elvi Sidheri

Fjalë paraprake e librit “PËRKTHIMI LETRAR AKT KRIJUES I MIRËFILLTË”.

Bisedë me përkthyesin letrar Anton Nikë Berisha. Shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2021.

Në rrugëtimin tim të deritashëm si përkthyes, të dëshmuar me dhjetëra libra të përkthyera nga një sërë gjuhësh, kam pasur fatin të frymëzohem, të mësoj dhe të synoj të matem sadopak me njerëz të urtë dhe mendjendritur, që kanë hapur shtigje të pashkelura në përkthimet në gjuhën tonë shqipe.

Njëri prej tyre, ndër më të shquarit, është Anton Nikë Berisha, miku im, udhërrëfyes dhe shembull pune të paepur let