KRAHËT E MI NË KODET E KOHËS…
(…dhe i tha Koha – KOHËS : -Ti s’e bën si unë Dashurinë…) ... Njëhërë e një kohë, krahët më hapeshin jashtë kufijve të reales, si një kompas gjeometrik, ku përqafoja botën prej përralle me fund magjik… Dalëngadalë, në përqarkjen rreth kozmosit, rrathët zvogëloheshin brenda krahëve të mi… … Sot, Më ka humbur kompasi i rrathëve. Sot, krahët më janë tkurrur sa një gisht… Krahët kanë marrë dimensione prej SHPIRTI– me këndet, kubizmat vijëza të (zh)drejta, me kuptim… Një diametër më shpëton nga Magelani, një tik - tak më puthet me enigmat si shpëtim… … Tani, pa krahë përralle, pa fundin e tyre mistik, pa kode takimesh në orën fiks të shfaqes…, pa ndarje kohësh që ikin e vijnë…- i them një kohe, jashtë kufijve realë: -Pa silikon te Fjala, JAM KOHA E FJALTË PA KTHIM.
Iliriana S. – Fjalë për Kohën e ARDHME … Brooklyn, NY.
Iliriana Sulkuqi
Fatmir, i shtrenjti ynë, e kam fjalorin të varfër për të të falenderuar, jo vetëm në emrin tim, por për të gjithë krijuesit që ti, xhan i bën bashkë në arkivin më të sigurt, ku e nesërmja do t’i kujtojë... Paçi, familiarisht BEKIMIN E ZOTIT DHE MIRËNJOHJEN TONË!
Violeta Mirakaj
Fjala poetike e Ilirianes te emocion, vargu i mendimit te troket, te ben ta rilexosh, te jep kenaqesi estetike, urime