top of page

Kozmosi, jeta, njeriu



Astrit Lulushi


Është koha që e nxit njeriun për të mësuar. Dhe çdo nxënie fillon me pyetje që lindin nga kërshëria. Njeriu e fillon jetën duke qarë. Ai ndjehet i humbur. Bota i duket e panjohur. Pastaj, ndërsa rritet, vijnë pyetjet. Ai kërkon përgjigje dhe fillon të vrapojë sikur të jetë vonë për gjithçka, pse-ja bëhet e gjithëanëshme. Homeri kishte të gjitha gjasat të mos i referohej përfitimeve shëndetësore kur e quajti vajin e ullirit "ari i lëngshëm". Dieta mesdhetare, me implikimet e saj shëndetësore dhe theksin e saj në vajin e ullirit, nuk do të bëhej lajm i ditës për 3000 vjet të tjerë. Njeriu u vonua në këtë përgjigje që lidhet me shëndetin e tij.

Njeriu shpesh nuk përmbahet të bëje pyetjen e një fëmije. Si e dimë që Big Bangu ka ndodhur? Si e dimë se si u zhduk Cro-Magnon? Pse qielli është i errët natën? Etj. Me daljen e shkencës, këto pyetje kërkojnë vazhdimisht prova. Aastrofizikanët gjurmojnë origjinën e universit; biologët, origjinën e jetës; paleontologët, origjinën e njeriut; kozmosi, jeta, njerëzimi. Historia luhet në skenë si një dramë në tre akte - duke mbuluar rreth 15 miliardë vjet.

Në Aktin e parë fillon. Por a mund të flitet vërtet për "fillimin"? Nocioni i një fillimi nuk është i rastësishëm. Përkundrazi, është thelbi i çështjes, qendra e debateve dhe shtron pyetjen interesante: 15 miliardë vjet më parë, "koha" e Big Bangut, ajo dritë e paqartë që i parapriu yjeve. Nga ky "fillim", materia inkandeshente bashkohet përmes veprimit të forcave mahnitëse. Nga vijnë këto forca? Pse janë të pandryshueshme, ndërsa gjithçka rreth tyre është në fluks i vazhdueshëm? Gjatë gjithë historisë sonë, ato drejtojnë dhe kontrollojnë makinën e madhe të Universit. Dhe, ndërsa universi zgjerohet dhe ftohet, këto forca lindin yjet dhe galaktikat.

Akti i dytë hapet afro 5 miliardë vjet më parë, në këtë planet Tokë shumë të veçantë, i vendosur as shumë afër dhe as shumë larg nga një diell. Në sipërfaqen e Tokës fillon një alkimi tjetër: molekulat bashkohen në struktura të afta për të riprodhuar, duke lindur pika të çuditshme të vogla, pastaj qelizat e para, të cilat bashkohen në organizma që shumohen, kolonizojnë planetin. Se jeta buron nga njëqelizor është e vështirë për t’u pranuar. Për shekuj, bota e gjallë u konsiderua shumë e ndërlikuar, shumë e larmishme, me pak fjalë shumë "inteligjente" për t'u shfaqur pa ndihmën e një lloj ndërhyrje hyjnore. Sot, pyetja është zgjidhur një herë e përgjithmonë: jeta, si lëndë inerte, ishte pjesë e të njëjtit proces evolucioni. Fati thjesht nuk ka gisht fare. Atëherë, si lëvizëm nga inerti në jetë? Si e "shpiku" evolucioni riprodhimin dhe vdekjen, shoqëruesin e pandashëm?

Në aktin e tretë - Njeriut iu deshën vetëm disa miliona vjet për të evoluuar dhe për të shpikur të gjitha llojet e gjërave që rritin kompleksitetin: mjete, gjueti, luftë, shkencë, art, dashuri dhe atë prirje të çuditshme për të pyetur vazhdimisht si veten, ashtu edhe botën përreth, Pse? - nga do të dilte edhe përgjigjia e pyetjes - Kush?

40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page