top of page

Korrupsioni, "uria"që "korri",pasurinë e shqiptarëve.



Nga Mentor SERJANI

Ti korrim dhe t'i shporrim , të babëziturit, demokracia duhet shëruar dhe shpëtuar nga kjo sëmundje vetëvrasëse.

Ti themi të gjithë JO korrupsionit.

Po pse ishte dhe është e rëndësishme të caktohej një ditë ndërkombëtare , natyrisht nga shtrirja, përhapja dhe rritja në përmasa të mëdha sidomos në vendet postkomuniste.

Pikerisht me 9 dhjetor te vitit 2003 ne Kombet e Bashkuara u mblodhën më shumë se 100 përfaqësues shtetesh nga mbarë bota për të nënshkruar Konventën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Po kush është kuptimi i fjalës korruptoj sipas F. GJ.SH? Është folje kalimtare

korrupt/ój ; -óva, -úar ; e prish dikë nga ana morale, duke e shtyrë a duke e nxitur me anë ryshfetesh a privilegjesh të shkelë ligjin për interesa të ngushta: korruptoi gjykatësin. / trajta pësore; korruptóhem.Ç'është korrupsioni : tjetërsim i pasurisë private ose publike, për shembull politikanët në bregdet pronën e tjetërsuan nga ish pronari tek pronarët e rinj, pushtetarët dhe politikanët e sotëm me një të rënë të lapsit apo një shtypje të butonit "enter" fitojnë miliona pa të drejtë në shërbim të subjekteve fizike dhe juridike pa garë,konkurencë, transparencë etj ,këta janë bejlerët e ditëve të sotme .Korrupsioni është një nga sëmundjet më të tmerrshme të demokracisë,kanceri i saj

Fjala korrupsion vjen nga latinishtja që do të thotë :prishje ,ndyrësi fëlliqësi ,po ku pyesin për këto ata që dje kishin opinga me gjalmë dhe krrabën e tyre duan ta barazojnë me lapsin e rilindasve,këta duan të korrin çdo gjë në këtë vënd.Tridhjet vite demokraci nuk janë as sa dhjetë vitet e mbretërisë

Të gjithë pa përjashtim deri më sot,nuk dimë nesër,sillen në mënyrë të pandershme e të paligjshme duke shfrytëzuar detyrën për përfitime personale .

Zhvatin arkën e shtetit të diplomuarit në Akademinë e Çobanëve,Dje të diplomuarit shqiptarë në Perëndim vunë pasurinë e tyre morale,materiale dhe intelektuale për të bërë Shqipërinë, të sotmit po e ç'bëjnë.

Ku nuk e shikon të shtrirë korrupsionin në rrafshin juridik,shteti,privati, institucionet, të vrasin në mënyrë pasive apo aktive dhe askush s'jep dorëheqjen, krimineli të vret ,paguan dhe del nga burgu,ose mbahet brenda dhe ushqehet xhaba domethënë ai që vritet është i fajshmi ,anakronike,krimineli duhet ndëshkuar nga shteti ,po se bëjmë dot se s'na lë Evropa dhe Amerika ,në djall të venë që të dyja ,zot në shtëpinë tonë jemi vetë ne .Nuk kemi kulturën e protestës, të kërkesës së llogarisë që të detyrojnë këdo të mbaj përgjegjësi dhe japi llogari para votuesve shqiptar në veçanti dhe popullit në përgjithësi.Në rrafshin ekonomik ç'bën tjetër korrupsioni ul nivelin e jetës pasuron pakicën në kurriz të shumicës,pra krijon hendek të madh shoqëror mos ndarje të drejtë të pasurisë kombëtare,rrit mitmarrjen dhe ryshfetin.Korrupsioni në rrafshin politikë,ul nivelin e qeverisjes,besimin e qytetarëve ndaj pushtetit ,krijon pasigurinë dhe deformimin e votës,rrit kriminalitetin.Në rrafshin ekonomiko-shoqëror dëmton stabilitetin ekonomik,rrit ekonominë informale, për rrjedhojë sjell rrënimin nga mospagesa e detyrimeve,ul nivelin e jetesës, frenon investitorët .Po si duhet luftuar korrupsioni : me ligje më të forta,zbatueshmëri të tyre,ndërgjegjësimin e shoqërisë, për luftimin dhe parandalimin e tij, transparencë kudo dhe në çdo gjë.Ti themi të gjithë JO korrupsionit.Të dononcojmë çdo rast kur cënohet ligji dhe liritë themelore .


14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page