Koncepti i pёrsosmёrisё nё poezinё e Rexhep Shahut


Fatmir Minguli



(Meditim kritik mbi vёllimin poetik “Dita e gjashtё” tё Rexhep Shahut, Klubi i Poezisё, Tiranё, 2020)

Pёrditё po mё duhet me pyetё veten

Unё a jam unё apo kam dhe njё vete tjetёr.

Nga vёlllimi “Dita e gjashtё” f.149

Urrejmё, vetёm urrejmё dhe duket se urrejtja

ёshtё buka dhe uji pa tё cilat nuk jetojmё dot. Nuk besojmё

se si mund tё mos urrehet tjetri. Se nuk i besojmё dashurisё.

Nga vёllimi “Bisedё e pёrfytyruar me Havzi Nelёn” f.16

Libri mё i fundit me poezi i poetit Rexhep Shahu vjen pas botimit tё librave tё mёparshёm poetikё “Mali i hёnёs”, “Bregu i Brengёs”, “Lis i vetёm nё fushё”, “ Qyteti i lutjeve”, “Kjo verё mёrzie”.

Nuk janё pak!

Po tё shikosh titujt e librave tё botuar nga Rexhep Shahu vёren se veç atyre me poezi, tё tjerat janё zhanrit tё publicistikёs.

Njё gjё e rrallё!

Autor i dy lloj shkrimesh, poezi dhe publicistikё, ai duket sikur i ka ndёrtuar shtyllat e Herkulit mbi kёto dy lloje tё krijimtarisёsё tij.

Dhe shtyllat janё forta!

Pa “bredhur lule mё lule” nё fushat e gjera tё letёrsisё ai ka ngulmuar e ngulmon te poezia dhe publicistika.

Me shumё drejtё!

Gjatё bisedёs me poetin Rexhep Shahu mёson se ai jo vetёm ёshtё nga Kukёsi por edhe qё ka kryer shkollёn e mesme profesionale, dega mekanike nё Shkozet Durrёs. Kjo shkollё ishte njё filial i Politeknikumit “7nёntori” Tiranё dhe si rrjedhojёedhe letёrsia nё kёto dy shkolla profesionale vlerёsohej shumё. Gjatё leximit tё poezive tё Rexhep Shahut gjen pikёrisht njё lloj magme mes shpirtit poetik dhe formimit praktik qё ai mori nё kёtё shkollё.

Por shkolla nё Durrёs veç kёtij formimi i dha dhe perceptimin e plotё shpirtёror pёr detin.

Deti dhe zogjtё janё pika referimi tё njё poezie shpёrthyese qё ndesh nё shumё poezi tё librit “Dita e gjashtё”. Deti dhe zogjtёjanё konceptime tё shoqёrisё sotme shqiptare, ku metaforat dhe simbolet i kthejnё ato nё njerёz, ngjarje, dhe veprime.

Ja zogjtё:

Bota nxiton

Mashtrueshёm rend pёr diku pa ditё se pёr ku.

Zogjtё dinё nga shkojnё e nga vijnё

njerёzit jo, nuk dinё.

Ja deti:

Tani pёrshembull do tё doja tё isha te deti

shkoj nё pёrmasat reale tё njeriut.

Titulli i librit “Dita e gjashtё” si paralele me biblёn, ёshtё dita e fundit e krijimit e mё pas vjen pushimi. Po a ka pushim pёr poetin? Dita e gjashtё pёr Rexhep Shahun ёshtё “pikё kontrolli” nga ku vrojton udhёn e pёrsosmёrisё njeriut e bashkё me tёdhe tё jetёs sё tij. E shikon nё sensin e tё kryerёs dhe tё pakryerёs. Ashtu, mbi kёtё krijim ngrihen pyetje jetёsore dhe jo sllogane, pikёrisht pёr pёrsosmёrinё e amёshuar.

poezinё e Rexhep Shahut ndihet ritmi i poezisё veriut, njё poezi e fuqishme dhe pa shumё lajka, njё poezi qё herё tingёllon si pjesё e shpirtit migjenian e herё sikur ndjen aromёn e vargut tё shkurtёr po kuptimplotё Camajt.

Ai e ndjen papёrsosmёrinё jo tё vetes, por tё botёs qё e rrethon. Por ky poet me poezitё dhe poemat e kёtij libri ndonёse nuk e pёrmend emrin “Shqipёri” apo “atdhe”, ai nё mendje dhe nё zemёr ka pikёrisht Shqipёrinё dhe njerёzit tanё, ai vuan shpirtёrisht! Shqipёria e sotme pёr tё ёshtё jashtё gjashtё ditёve tё javёs dhe nuk ka stabilitet dhe duket sikur anija e Noes po kёrkon tokёn qё i takon por:

Njё javё ёshtё jeta jonё

nga e hёna nё shtunё

dielёn anija niset sёrish

me vdektarё tjerё…

vdekurit nё librin “Dita e gjashtё” ecin paralel dhe kundrasens me tё gjallёt mbi tokё. Zombit e poetit sillen nё poezitё e Rexhep Shahut sikur janё gjallё e abstraktja shoqёron konkreten. Tё vdekurit dhe tё gjallёt kanё njejtin status!? Pakёnaqёsia e poetit ёshtё klithmё. E klithma ёshtё e fuqishme se abstraktja kur ai shkruan: “ Unё dhe tё vdekurit jetojmё nёkёtё vend/ zogjtё kanё ikё.”

Mos vallё zogjtё janё shpresat kur dihet qё shpresa vdes e fundit!?

Ai poeti lakmon lirinё e zogjve dhe hapsirёn madhёshtore tё detit duke qenё i sigurtё se shpresat ekzistojnё jo vetёm tek poeti por ai nё kёtё libёr pёrjashton botёn politike tё kёsaj kohe. Sipas njё sistemi automativ shpirtёror dhe mendor poezitё e librit “Dita e gjashtё” janё si kapitujt e njё romani psiko-analitik ku personazhet janё e dashura, nёna, zogjtё, deti, kёpucёt e vjetra, vjeshta, qielli, ёndrrat, etj. Por kurrё ata tё politikёs, ata janё tё veshur me korracёn e korrupsionit dhe tё ngjalljes sё urrjetjes. Pёr kёto poezitё e Rexhep Shahut sqarojnё bukur fare.

Eshtё ky autor i kёtij romani tёrheqёs qё ve veten e tij si ai qё “flet si gjethi me pranverёn/ Me verёn, vjeshtёn/ Me shiun rrёkenё/ Me shollёn e kёpucёs qё mё shkel/ Jam zog pa qiell dhe qiell pa zogj ç’ do ish?!”

E kur ekuilibron njerёzit e pashpresё me tё vdekurit e fantazisё, ai nuk harron tё flasё edhe me flokёt e sё dashurёs si nё poezinё “Mbi flokёt e tu” dhe nё njё poezi tjetёr, e pёr tё shkuar te poezia obelisk e kёtij libri “Ti je” ku gradient i frymёzimit kap horizonte tё pazbuluara mbi qenien jo vetёm tё femrёs por tё njeriut nё pёrgjithёsi.

Eshtё ky njeri qё do tё zhdukё zombit e politikave tё sistemit alla monist, ёshtё ky njeri qё do ta njohё dashurinё dhe tё nёnvlerёsojё urrejtjen e injektuar nga forca tё errta.

Dashuria njerёzore gjithmonё ka triumfuar e do tё triumfojё se vetё poeti e ka arritur momentin kritik tё jetёs ashtu siç e ka thёnё Jorge Luis Borges “ Çdo jetё ёshtё bёrё nga njё moment i vetёm, momenti nё tё cilin njeriu gjen njёherё e pёrgjithmonё, kush ёshtё!

E ka gjetur kёtё moment dhe di tё takojё tё fortёn me tё butёn pa pёrplasje, kur e pёrsosura e ёndёrruar merr frymё dhe lufton me tё papёrsosurёn, di tё konfliktojё lirinё qё servirin politikanёt me skllevёrit militant me lirinё e ёndёrruar europiane. Kёto janё dhe objektivat qё libri me poezi dhe poema “Dita e gjashtё” ve pёrpara lexuesit me qёllim zgjidhjen e dilemave sado pak tё tyre.

Por ai autori i njeh mirё kёto objektiva fjalёt e shkrimtarit austriak Robert Musil tingёllojnё fort nё dobi tё poezisё sё Rexhep Shahut: “Ka gjёra qё nuk mund tё bёhen kurrё. Nuk dihet pёrse e qё janё ndonёse mё tё rёndёsishmet.”

Le tё rikthehem te poetika e kёtij libri. Nёse e quajta poezinё e Rexhep Shahut si poezi e veriut, kjo patjetёr ёshtё njё pёrqasje teorike por qё e vendos poezinё e plotё tё ketij poeti nё tёrёsinё brilante tё gjithё poezisё shqiptare brenda e jashtё kufijve politikё tё Shqipёrisё.

Struktura e ndёrtimit tё poezive, radha e tyre dhe brendёsia e tyre ёshtё nё pёrshtatje tё plotё me idetё qё poeti do tё pё[rcjellё. Rrallё gjenden nё Shqipёri apo nё troje shqiptare libra poetikё qё kanё njё strukturё qё i pёrgjigjet njё ideje apo dy – tre ideve tё paracaktuara mirё. Jo mё kot e quajta vёllimin poetik “Dita e gjashtё “ si njё roman modern.

Brenda kёtij vёllimi janё pak poema tё cilat citohen si tё tilla nga vetё autori. Ndёrkohё unё do sugjeroja se edhe disa poezi tё gjata kanё sharmin e poemёs, pavarёsisht nga gjatёsia, gjё qё nuk ёshtё pёrcaktuese. poezi tё tilla tё mrekullueshme si “Heronjtё janё tё paemёr pёr zotat tonё”, “ Ti je”, “ Sot kur po zgjidhet kush duhet tё vdesё”, “ Nuk e shoh veten pёrtej xhamave”, “ Unё dhe ti jemi tё papёrsёritshёm”, etj.

Njё lexues i vёmendshёm do t’i kapte nё ajёr idetё e kёtyre poezive qё nga titujt tejet tregues.

Vёllimi poetik “Dita e gjashtё” i poetit dhe publicistit Rexhep Shahu ёshtё njё sfond i qart[ i zhvillimit tё poezisё realiste shqiptare, e cila nёpёrmjet abstraktes simbolike na sjell pёrpara syve realitetin e vёrtetё shqiptar pa zbukurime filo politike.

Durrёs

4 tetor 2020

53 views

Shkrimet e fundit