top of page

...komunizmi në Shqipëri ka ndërruar maskën


SHQIPËRIA- 75 VITE NË TRANZICION SOCIALIST (1945-2020) Skënder Sadri KAPITI Shqipëria edhe sot mbetet Shteti i fundit në Europë në rrugën e zhvillimit, të mirëqënies, të shtetmodernndërtimit, të demokracisë, të civilizimit dhe të integrimit. Kjo sepse nuk është e lehtë crrënjosja e komunizmit dhe as dekomunistifikimi i Shqipërisë  pasi këtë nuk e bëjnë as ishkomunistët e ish sigurimsat e shtetit, por as neokomunistët bijë e bija të tyre. Komunizmi ra  si pasojë e asaj se komunizmi si i diskredituar dhe i dështuar u tërhoq me djallëzi, me qëllim për t’u rikthyer e vazhduar si demokraci, por si demokraci e rrejshme. Shqipëria mbeti në tranzicion socialist që prej 75 vitesh   sepse   kështu deshi edhe Europa, për të eksperimentuar me tranzicionin  në Shqipëri. Nuk është tranzicion kjo periudha që kur vetëra komunizmi diktatorial enverist në Shqipëri në vitet 90-të , nuk është tranzicion kjo periudhë kohore  e  këtyre 30 viteve të fundit, por tranzicion është përiudha 75 vjecare që kur u instalua në Shqipëri Regjimi Komunist. Tranzicion quhet gjithmonë koha e tashme që kalon, por politikisht kjo e tashme është 75 vjecare. Kjo sepse komunizmi në Shqipëri ka ndërruar maskën , është bërë në dukje më liberal dhe komunizëm kapitalist. Ashtu sikurse edhe komunizmi i 45 viteve që ishte  një komunizëm antihuman ashtu edhe metamorfoza demokratike e atij komunizmi, sot si neokomunizëm liberal ka natyrë po antihumane e djallëzore. Populli vuante e pësonte dje nën demokracinë  socialiste , por po vuan dhe po e pëson edhe sot nën pseudodemokracinë neokomuniste, në këtë rilindjen e moderuar socialiste. Reformat që kanë ndëmarrë edhe regjimet politike të këtyre 30 viteve të fundit janë reforma prej të cilave ka përfituar klasa e ishregjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Kudo: në pushtet, në parlament, në bashki, në politikë, diplomaci , ekonomi , biznese , në akademi, në media dhe administratën shtetërore  si dhe në sistemin e drejtësisë janë po ai brum dhe po ajo trashëgimi dhe trashëgimtarët biologjikë e politikë të regjimit diktatorial. Prandaj dhe në keto kushte ka vazhdimësi edhe sot të tranzicionit komunist 75 vjecar. Gjatë këtij tranzicioni komunist, në fazën e parë të tij ,të asaj që quhet diktatura komuniste të viteve 1945-90-të , nacionalizmi dhe fisnikëria intelekltuale e patriotike u shpronësua, u persekutua, u burgos e u vra, ndërsa në periudhën e moderuar e dytë të pas tij, në   komunizmin e sotëm  të moderuar të këtyre 30 viteve të fundit, nacional-patriotizmi  pothuajse është asgjësuar jo me dhunë e me përsekutim , por iu imponua  që ata të largohen nga Shqipëria, u shpronësuan për së dyti me ligjin e tokës dhe të pasurisë si një ligj komunist  si ai i viteve të pas luftës, 1945,  kur u montua regjimi diktatorial. Nuk është e vërtetë se Komunizmi në Shqipëri ra nga revolucioni apo nga ndonjë lëvizje demokratike në vitet 1990. Komunizmi në ato vite vetë ra si diktatura e egër pasi ajo konsumoi veten, por që nga rrënjët e saj lastuan dhe u rritën  filizat e neokomunizmit liberal, ku sundimin e mori njeriu i ri i botëkuptimit socialist, bijtë, bijat e nipërit e baballarëve të diktaturës komuniste si dhe ata të cilët nga ishkomunistë u konvertuan në demokratë. Dhe këta të tillët e sundojnë edhe sot Shqipërinë. Këta kanë kapur pluralizmin  politik, partitë, politikën , shtetin , drejtësinë, diplomacinë, korrupsionin,pasuritë kombëtare, ekonominë, kapitalizmin, shtetin dhe demokracinë. Prandaj akoma vazhdon tranzicioni komunist 75 vjecar me mutacione dhe i metamorforizuar si kapitalizëm grabitqar. 




55 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page