top of page

KOMPETENCAT E MËSUESIT MODERN NË STUDIMIN E ARDJAN TURKUT


Ardjan Turku dhe Fatmir Terziu

KOMPETENCAT E MËSUESIT MODERN NË STUDIMIN E ARDJAN TURKUT


Prof Dr Fatmir Terziu


Abstrakt


Qëllimi kryesor i këtij shkrimi është të shqyrtojë dhe analizojë librin më të ri të Prof. Dr Ardjan Turkut, „Formësimi i kompetencave të mësuesve të rinj përmes praktikave profesionale“ (2021). Për të kuptuar aftësitë mësimore të përmes praktikave profesionale, me leximin e këtij libri studimor ne hulumtuam çështjet e mëposhtme: aftësitë e studentëve; nivelet e rritjes profesionale të mësuesve; kultura pedagogjike e mësuesve; risitë pedagogjike dhe kompetencat e mësimdhënies së shtjelluar në mes stadarteve profesionale, përgatitjes fillestare të mësuesve dhe me diversitetin në terminologji dhe fazave ku përfshihet studenti.


Fjalët kyçe: dizenjimi i kërkimit, metodologjia, formatet e vlerësimit, kompetencat e mësimdhënies, kompetenca kulturore, talenti, inovacioni, kreativiteti, mendimi kritik, zgjidhja e problemeve.


Në këtë pikëqasje të studiuesit Turku, pararendësisht krijohet koncepti i domosdoshmërisë së frymëzimit që ushqen kreativitetin, të menduarit kritik, bashkëpunimin dhe komunikimin në mënyrë që studentët të jenë gati për botën e nesërme. Që në hyrje të librit studimor ajo që vjen në vëmendjen tonë është përgjegjësia e Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim dhe Edukim, në Universitetin „Aleksandër Xhuvani“ ku kreu i saj Ardjan Turku e cek me projektin „Reforma në arsimin parauniversitar dhe praktikat profesionale si komponent i rëndëishëm në formimin fillestar të mësuesve, në IAL, si dhe realiteti dhe sfidat përmes kërkimit shkencor, analizës dhe gjetjeve“. Shpesh dëgjojmë për nxënësit e shekullit të 21-të dhe njohuritë dhe aftësitë që do t'u duhen studentëve tanë në të ardhmen. Po mësuesit? Çfarë aftësish mësimore do t'u duhen mësuesve të kohës sonë për të përgatitur studentët tanë? Si ndryshojnë ato nga aftësitë e nevojshme të mësuesve në të kaluarën?

Para se këto pyetje të gjejnë përgjigje në studimin e Turkut, një mori emrash me peshë në fushën studimore dhe pedagogjike profesionale, sikurse janë pedagogët Roland Gjini, Beatriçe Gani, Silvana Turku, Dhurata Valera, Merita Hoxha, në rolin e ekspertëve, dhe bashkamendimndarrësit Elisabeta Osmani, Tomorr Plangarica, Ardian Tana, Roland Çerepi natyrshë shkojnë në atë pikë që studimi kërkon të sqarojë mesazhin e tij.


Studimi pikënis me një parathënie të Prof Dr Skënder Topit, Rektorit të Universitetit „Aleksandër Xhuvani“, që e nis duke e konsideruar Elbasanin në traditën e vyer në fushën e përgatitjes de mësuevse, është parë dhe ndjekur vitet e fundit, fakti që cilësia e arsimit ka ndryshuar ndjeshëm. Nëse, më parë, qëllimi kryesor i universitetit ishte që t'u siguronte studentëve lloje të caktuara njohurish që pritej t'i zbatonin më vonë, universiteti sot fokusohet kryesisht në „aftësitë e jetës“. Qëllimi i autorit të këtij libri të rrëndësishëm studimor është t'i mësojë studentët të marrin njohuri vetë dhe të punojnë në mënyra që u mundësojnë atyre të dalin me ide të reja. Gjenerimi i ideve të reja është një parim kyç i shoqërisë moderne, sipas Turkut. Duke pasu parasysh se shoqëria sot ka nevojë për profesionistë që janë kulturalisht kompetentë, të talentuar, inovativë dhe krijues zgjidhës të problemeve, mendimtarë të aftë dhe kritikë, natyrisht ky botim është mjaft i domosdoshëm dhe ai vjen si një produkt i një pune disavjeçare të Prof Dr Ardjan Turkut. Në brendësi të këtij libri gjejmë faktin se teknologjitë e reja japin një mundësi për të inkurajuar të menduarit kritik. Prandaj me këtë libër autori synon t'u ofrojë studentëve aftësi që do t'i ndihmojnë ata të punojnë në mënyrë bashkëpunuese dhe të ndjeshme në një ekip, të bëhen vendimmarrës, të planifikojnë dhe menaxhojnë kohën e tyre në mënyrë efektive, të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të zgjedhin strategjinë e duhur të komunikimit në kohën e duhur. Kështu, libri jep qartë dhe bukur thlebin që duhet kuptuar se, për të përmbushur këto kërkesa të reja të mësimdhënies, shoqëria shqiptare ka nevojë për aftësi të kohës së sotme, dhe të atyre që natyrshëm e karakterizojnë nivelin e domosdoshëm në këtë drejtim.


Trajtesa Teorike: Praktikat Profesionale dhe Kompetenca e mësuesit


Para se të trajtojmë kuptimin e kompetencës së mësuesit, që shtjellohet mjaft bukur dhe profesionalisht në këtë libër, së pari duhet të përcaktojmë kuptimin e kompetencës, trajtesën teorike mbi përgatitjen e mësuesve fillestarë, praktikat profesionale dhe kompetencat e standartet e mësuesve. Kompetenca është një term i përdorur gjerësisht nga njerëz të ndryshëm në kontekste të ndryshme; pra, ai përkufizohet në mënyra të ndryshme. Edukimi i mësuesve dhe performanca në punë janë dy kontekste në të cilat përdoret ky term. Kompetencat janë kërkesat e një edukimi të mësuesve “të bazuar në kompetenca” dhe përfshijnë njohuritë, aftësitë dhe vlerat që një mësues-trajnues duhet të demonstrojë për përfundimin me sukses të një programi të edukimit të mësuesve që është shtjelluar edhe guidën e përzgjedhur nga autori në hyrjen e kapitullit të parë dhe që përkon me atë që Komisioni Europian për Edukimin dhe trajnimin 2020 ka shtjelluar në këtë drejtim.

Disa karakteristika të një kompetence janë si më poshtë:

1. Një kompetencë përbëhet nga një ose më shumë aftësi, zotërimi i të cilave do të mundësonte arritjen e kompetencës.

2. Një kompetencë është e lidhur me të tre fushat në të cilat mund të vlerësohet performanca: njohuritë, aftësitë dhe qëndrimi.

3. Duke pasur një dimension të performancës, kompetencat janë të vëzhgueshme dhe të demonstrueshme.

4. Meqenëse kompetencat janë të vëzhgueshme, ato janë edhe të matshme. Është e mundur të vlerësohet një kompetencë nga performanca e një mësuesi. Kompetencat e mësimdhënies mund të kërkojnë sasi të barabarta njohurish, aftësish dhe qëndrimi, por disa jo. Disa kompetenca mund të përfshijnë më shumë njohuri sesa aftësi ose qëndrim, ndërsa disa kompetenca mund të jenë më shumë të bazuara në aftësi ose performancë.

Disa studiues e shohin „kompetencën“ si një kombinim njohurish, aftësish dhe sjelljesh të përdorura për të përmirësuar performancën, ose si gjendjen ose cilësinë e të qenit i kualifikuar dhe i aftë për të kryer një rol të caktuar. Lëvizja e Kompetencës Profesionale e iniciuar nga David McClelland në vitet 1960 u përpoq të largohej nga përpjekjet tradicionale për të përshkruar kompetencën në terma të njohurive, aftësive dhe qëndrimeve dhe të fokusohej në ato vlera, tipare dhe motive specifike (d.m.th. karakteristika relativisht të qëndrueshme të njerëzve). që zbulohet se dallojnë vazhdimisht performancën e jashtëzakonshme nga ajo tipike në një punë ose rol të caktuar. Termi „kompetencë“ u shfaq fillimisht në një artikull të autorizuar nga Craig C. Lundberg në 1970 (cituar në 2) me titull „Planifikimi i Programit të Zhvillimit Ekzekutiv“, dhe më pas në traktatin themelor të David McClelland të vitit 1973 me titull, „Testimi për kompetencën në vend të inteligjencës“. (cituar në 2). Termi që atëherë është popullarizuar nga Richard Boyatzis dhe shumë të tjerë.

Kur shihet kjo në lidhje me kompetencat, ajo që ngrihet si problematike nga autori i studimit, mbetet në faktet se nuk ka një dokument të miratuar nga MAS për rregullimin e marëdhënieneve midis universiteteve dhe shkollave në periudhat e praktikave profesionale dhe tjetar se monitorimi i kryerjes së praktikës profesionale paraqitet kompleks dhe shoqërohet me problematika. Në lidhje me projektin autori sqaron gjashtë fusha kryesore që nisn me kuadrin ligjor e mbarojnë me të nxënit me bazë kompetencat për jetën dhe formimin fillestar të mësuesve. Po në këtë drejtim ka rëndësi përgatitja fillestare e mësuesve dhe praktika profesionale. Aftësitë e studentëve marrin një hapësirë të gjerë në studim, ku thkesohet se kompleksitetet e shumëfishta të shoqërisë së sotme sfidojnë rëndë individët. Çfarë nënkuptojnë këto kërkesa për ato kompetenca kyçe që individët duhet të fitojnë? Përcaktimi i kompetencave të tilla mund të na mundësojë të identifikojmë qëllimet kryesore për sistemet arsimore dhe të nxënit gjatë gjithë jetës dhe të vlerësojmë gamën e kompetencave për mësuesin e kohës sonë. Turku sqaron se fillimisht, ne duhet të kuptojmë aftësitë dhe nën-aftësitë që kërkojnë studentët për komunikim të suksesshëm dhe zhvillim personal, ato që duhet t'u sigurojnë atyre një avantazh konkurrues në jetë:

• Të menduarit dhe zgjidhja e problemeve

- duke menduar logjikisht

- duke vlerësuar dhe hamendësuar

- kthimi i problemeve në mundësi

• Vetëdrejtimi dhe mësimi

- zhvillimi i kujtesës

- të qenët i sigurt

- duke bërë ndryshime personale

• Bashkëpunimi

- duke bindur të tjerët

- punë në një ekip

- diskutimi i alternativave

- arritja e kompromiseve

• Informacion dhe Hulumtim

- të kuptuarit e grafikëve

- duke mbajtur shënime për një tekst

- shkrimi i sondazheve

- informacion raportues

• Organizimi dhe planifikimi

- duke bërë plane

- menaxhimin e kohës

- vendosja e qëllimeve personale (cituar në 3).

Më tej duke shtruar vështrimet mbi etapat e përgatitjes fillestare, autori e zgjeron studimin e tij duke sjellë shembuj nga Kanadaja, Australia, SHBA, Europa dhe nga Shqipëria. Autori cek përkitazi edhe sisteme të tjera arsimore si UK, Iralndë, Hollandë, Finlandë etj.


Terminologjia dhe Kompetencat e mësimdhënies


Një kompetencë është më shumë se vetëm njohuri dhe aftësi. Ajo përfshin aftësinë për të përmbushur kërkesat komplekse duke përdorur dhe mobilizuar burimet psikosociale (duke përfshirë aftësitë dhe qëndrimet) në një kontekst të caktuar. Kompetenca është thelbësore për ndjekjen e përsosmërisë nga një edukator. Mësuesit kanë nevojë për një gamë të gjerë kompetencash në mënyrë që të përballen me sfidat komplekse të botës së sotme. Kompetenca e mësimdhënies është një element i qenësishëm i një procesi trajnimi efektiv, i cili aspiron të kontribuojë në mirëqenien e një vendi të caktuar ose të vetë botës. Figurat qendrore në procesin arsimor janë mësuesit. Suksesi i trajnimit dhe edukimit varet nga përgatitja, erudicioni dhe cilësia e performancës së tyre.

Aftësitë e mësimdhënies dhe kompetencat e të mësuarit gjatë gjithë jetës së mësuesve profesionistë përfshijnë si më poshtë: për të kryer detyra komplekse pedagogjike; të jetë i folur mirë, me shëndet të mirë mendor dhe fizik, të qëndrueshëm dhe tolerant; të ketë prirje për të punuar me brezin e ri, aftësi të mira komunikuese dhe vëzhguese, takt, imagjinatë të gjallë dhe lidership.

Gjatë karrierës së tyre profesionale, mësuesit kalojnë nëpër nivelet e mëposhtme të rritjes profesionale për të arritur pikën e kompetencës profesionale. Niveli i parë: aftësi pedagogjike - karakterizohet nga njohuri të hollësishme të lëndës. Niveli i dytë: aftësi pedagogjike – aftësi e përsosur e mësimdhënies. Niveli i tretë: krijimtaria pedagogjike - e karakterizuar nga zbatimi i metodave dhe teknikave të reja në veprimtaritë edukative. Niveli i katërt: inovacioni pedagogjik – dallohet nga inkorporimi i ideve teorike thelbësisht të reja progresive, parimeve dhe metodave të trajnimit dhe edukimit.

Shkollat ​​e arsimit e kanë pranuar urgjencën për të zhvilluar mësues të aftë për kulturë. Prandaj, kultura pedagogjike është pjesë përbërëse e një mësuesi kompetent. Kultura pedagogjike përbëhet nga tre komponentë: një komponent aksiologjik, që nënkupton pranimin e vlerave të punës pedagogjike nga mësuesi; një komponent teknologjik, i cili lehtëson zgjidhjen e detyrave të ndryshme pedagogjike; një komponent heuristik, i cili përfshin përcaktimin e qëllimeve, planifikimin, analizimin dhe vetëkritikën; kjo është pjesa krijuese e veprimtarisë pedagogjike.

Në vazhdim të shtjellimit profesional të terminologjive të përdoruara dhe kuptimit mbi kompetencat dhe standartet autori e sheh inovacionin arsimor tek një pikë që ka tërhequr vëmendjen në rritje në mbarë botën dhe shumë vende tashmë kanë nisur reformat arsimore që synojnë të ndryshojnë si qëllimet ashtu edhe praktikat e arsimit. Pritshmëritë që risi të tilla mund të shfrytëzohen ose mbështeten duke inkorporuar në procesin e të mësuarit dhe mësimdhënies janë të përhapura. Risi të tilla po ndryshojnë rrënjësisht përvojat e të nxënit të studentëve.

Inovacioni ndryshon sistemin pedagogjik, duke përmirësuar procesin mësimor dhe rezultatet e tij. Ndër synimet e inovacionit janë rritja e motivimit në veprimtarinë mësimore dhe edukative, një vëllim i shtuar i materialit të studiuar për orë mësimi, trajnim i përshpejtuar dhe menaxhim më efektiv i kohës.

Futja e metodave më progresive, përdorimi i formave aktive të mësimdhënies dhe teknologjitë e reja të trajnimit janë sfera të rregullta të inovacionit. Inovacionet e vërteta dalin nga njohuritë e reja të proceseve të zhvillimit njerëzor, duke ofruar qasje të reja teorike dhe teknologji praktike për arritjen e rezultateve optimale. Inovacioni pedagogjik kërkon zëvendësimin e paradigmave arsimore. Një komponent tjetër i rëndësishëm për mësuesin kompetent është përvoja pedagogjike. Përvoja e avancuar pedagogjike mund të transferohet dhe kalohet te të tjerët, si dhe të riprodhohet në teknikat dhe metodat e trajnimit në mënyrë që të përdoret nga mësuesit e tjerë, duke ofruar rezultate të larta pa shpenzime shtesë kohore.

Kompetencat e sotme duhen përcaktuar si njohuri, aftësi dhe qëndrime të nevojshme për të qenë konkurrues në fuqinë punëtore të kohës. Përgatitja e mësuesve dhe zhvillimi profesional duhet të ripunohen për të inkorporuar trajnimin në mësimdhënien e kompetencave kyçe. Mësuesi i shekullit të kohës së sotme sipas këtij studimi duhet të dijë se si të ofrojë mundësi mësimi të mbështetura teknologjikisht për studentët dhe të dijë se si teknologjia mund të mbështesë mësimin e studentëve.


Konkluzion


Në mënyrë ideale, atëherë, „Formësimi i kompetencave të mësuesve të rinj përmes praktikave profesionale“ na jep të qartë se edukatorët duhet të demonstrojnë kompetencat e mëposhtme, që variojnë nga menaxhimi efektiv i klasës, maksimizimi i efikasitetit, ruajtja e disiplinës dhe moralit, promovimi i punës në grup, planifikimi, komunikimi, fokusimi në rezultate, vlerësimi i progresit dhe rregullimet e vazhdueshme. Duhet të përdoren një sërë strategjish për të promovuar marrëdhënie pozitive, bashkëpunim dhe mësim të qëllimshëm. Organizimi, caktimi dhe menaxhimi i kohës, hapësirës dhe aktiviteteve duhet të sigurojë angazhimin aktiv dhe të barabartë të studentëve në detyra produktive.

Formësimi i kompetencave të mësuesve të rinj përmes praktikave profesionale“ i Prof Dr Ardjan Turkut, na qartëson se praktika efektive të mësimdhënies, që përfaqësojnë pikëpamje të ndryshme, teori, "mënyra të njohjes" dhe metoda të kërkimit në mësimdhënien e koncepteve të lëndës janë një domosdoshmëri adekuate e kohës së sotme për mësuesit e rinj e më gjerë. Strategjitë e shumta të mësimdhënies dhe të nxënit duhet të ndihmojnë në angazhimin e studentëve në mundësitë aktive të të mësuarit që nxisin zhvillimin e të menduarit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë e performancës duke i ndihmuar ata të marrin përgjegjësinë për identifikimin dhe përdorimin e burimeve mësimore.

Formësimi i kompetencave të mësuesve të rinj përmes praktikave profesionale“ jep vlerësim efektiv, duke përfshirë teste formale; përgjigjet në kuize; vlerësimi i detyrave në klasë, performanca dhe projektet e nxënësve dhe testet e standardizuara të arritjeve për të kuptuar atë që nxënësit kanë mësuar. Duhet të zhvillohen strategji vlerësimi që përfshijnë nxënësit në aktivitetet e vetëvlerësimit për t'i ndihmuar ata të ndërgjegjësohen për pikat e forta dhe nevojat e tyre dhe t'i inkurajojnë ata të vendosin qëllime personale për të mësuarit.

Formësimi i kompetencave të mësuesve të rinj përmes praktikave profesionale“ flet për aftësitë teknologjike, duke ditur se kur dhe si të përdoret teknologjia aktuale arsimore, si dhe lloji dhe niveli më i përshtatshëm i teknologjisë për të maksimizuar mësimin e studentëve.

265 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page