top of page

KOLOSI I PAVDEKSHËM HEMINGUEJ


Vullnet Mato KOLOSI I PAVDEKSHËM HEMINGUEJ Ngjasim fytyre, kudo mund të gjesh, por portret si Heminguej, s’ka të dytë: Fole zogu, thurur me një tufë lesh, ku flenë katër zogj: hunda, buza, sytë. Kolosit tregimtar, me libra të botuar, nga lind e perëndon dielli, mbi tokë, nuk i gjendet afërsi stili, në të shkruar, as shkrimtarë, në gjah t’i bëhen shokë; Me gjashtëdhjetë faqe novelë,”Plaku e deti” rrëmbeu çmimin ndërkombëtar në letërsi, tregoi, se në çdo moshë, ekziston vitaliteti, të mposhti gjallesat gjigante, krijesa njeri. Si kronist aventurier, ia bënte në këmbë, koleges gazetare, në disa llogore lufte, bënte boks, me gotë pijesh në dhëmbë, si mik i pandarë i gotës, në të globit klube. Dorën e penës së tij, kanë shtrënguar fort, Kenedi, Çurçilli, Çu En Lai, me Çan Kai Shinë, kur shkoi, si korrespondent kudo nëpër botë, me kronikat e fuqishme, nga Evropa në Kinë. Në Kubë hodhi rrjetat, bashkë me peshkatarët, me kontrabandistë e prostituta, krijoi letërsi. Për komplotistët vetëvrasës, i ra kambanës, i dha lamtumirën armës, që shfarosi dashuri. Në “Brezin e humbur”nga lufta e përgjakët, ngriti monumente, për njerëzit më fatkeq, të pocaqisur, nga tmerret e luftës dhe plagët, teksa skuqi me gjak, të gjithë kohën e vet.

Mbijetoi, pas pneumonisë, hepatitit, antraksit,

pas dy përplasje avioni, me veshkë të këputur,

me shpretkë të çarë, thyer brinjën e toraksit,

në tre përplasje makinash, me nxitim të ngutur.

Sfidoi vdekjen nga predhat e plumbat breshëri, me plagë nga Atlantiku, Afrika, malet Pirenej, dhe mbylli jetën, me një plumb, në zemrën e tij, kolosi i pavdekshëm i letrave, Ernest Heminguej...

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page