top of page

Kolizioni: meditim i shlirshëm



Në një takim të shkuar midis Kurtit e Vuçiq i cili përfundoj edhe me nervozizem edhe pa një të arrirë, Kurti mençurisht dhe logjikisht qëndrueshëm, i kishte kushtëzuar presidentit Vuçiq që,Sërbia paraprakisht të njoh Kosoven shtet e më pas të themelohet ,,Zajednica” Meqë, çështja është juridikisht e politikisht komplekse, kurse Prezidenti sërb i bunkerizuar në konceptin e megalomanisë së Sërbisë së Madhe, është me pikëpyetje nëse ia del për ta kuptuar në thelb këte kërkesë të Kurtit, juridikisht fare e qëndrueshme. Ja përse: ,,Zajednica” ashtu sikur e imagjinon e do Sërbia e Vuçiq, në fakt cenon suverenitetin dhe tek një largësi edhe integritetin territorial të Kosoves të ravijzuar tani me harten gjeografike aktuale dhe të sankcionuar në Rezoluten e KS 1244..Justifikimi i Vuçiqit dhe i pales sërbe se, Rezoluta 1244 nuk i njeh Kosoves shtetësinë dhe nuk është shtet, tashmë me qëndrimin dhënë nga Gjykata ndërkombëtare, është derivuar dhe Kosova, në mbështetje të atij opinioni gjyqsor, ka shpalluar dhe ka konstituuar Kosoven shtet. Miëpo, meqë nuk është siguruar numër i duhur i pranimeve, nuk ia ka dalë të anëtarësohet në kombët e bashkuara. Tani, problemi është ky: -si mund të vendoset themelimi i një ,,Zajednice” sikur e kërkon Vuçiq e që në fakt është shkëputje e një pjese territori të vendit, nëse Kosova nuk është shtet. Atëherë, është juridikisht logjike që, sëpari të njihet Kosova shtet e më këte të fitoj të drejtën e modifikimit juridik të Veriut dhe, pasi të kaloj nëpër organe e procedua të vendit, t’i çaset rregullimit përfundimtarë të Veriut. Ky është rendi i hapave dhe nënkupton logjiken e ecjes tutje. Nuk është kjo as tek, as inat, as kapriç as mburracaki e Kurtit, por një i menduar logjik, e logjikjuridik i Kurtit i cil duhet pranuar nga Vuçiq në të kundërten ose vendoset një patpozicion/sikur deri tashti/ ose vie tek një shpërthim tek tund-jo Ballkanin, jo Evropen-por globin. E Sërbia, heziton në mungesë të njohurive nëse është i saktë rrezikimi i globit, sikur edhe padroni i saj, në të kundërten do i hynte Blofit. Sidoqoftë,e Kosoves është të vështroj gjithanshëm gjëndjen, të përgatitet për më të keqen /bashkë me bashkëkombasit/ dhe në çdo moment të jetë në gadishmëri për mbrojtje. Për dalje në Adriatik, Rusia e Sërbia nuk do zgjedhin mjete. Tani meditojnë ku do ndalojnë humbjet dhe nëse kjo rrezikon qenësinë e tyre.

36 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page