Koha, fruti i talentit të hershëm të Shefqet Mekos


Shefqet Meko


Fatmir Terziu


Tashmë koha ka fluturuar jo vetëm në vite, por dhe në gjeografi për penën e shkrimtarit Shefqet Meko. Edhe pse ka ndodhur kështu, pena si penë mban një lidhje të fortë në filozofinë e vetë kohës, vendit dhe hapësirës. Ajo rendit të renë, me qasjen e memorjes së vjetër, përshtat vendin në pozitën e re dhe në pozicionin e ri, dhe mbush hapësirën e vet me frymëmarjen e dihatjen e gjërave që kanë si parim Njeriun e kudondodhur.


Kështu me këtë risi pena e tij para disa javësh zbriti të gjendej në mesin e emrave të njohur të letrave shqipe në ambientet e tij të mbushura me memorjen e gazetarisë, publicistikës dhe ndodhive frymëzuese shqiptare për të promovuar një libër të ri me një titull tipologjik të kësaj filozofie “Saga përtej Atlantikut”. E mes kësaj libri natyrisht i la vetveten arsyes, e fjalët përcollën sërrish atë që e bën tejet të rëndësishme për ta përcjellë tek lexuesi, edhe pse dikujt i duket gjuha sarkastike, ajo mbetet primari i saj didakt i mesazhit. Lexuesi ynë e ka njohur më parë këtë emër, që tashmë bën këndin e tij të vlerësuar letrar në mesin e vet krijimtarisë… E tashmë Meko, nuk është thjesht „ikanaku“ shqiptar, por ai që e la gjurmën e tij narative tek “Unë, ikanaku shqiptar”, që tërhoqi këmbën zvarë për të prurë dhe disa tituj të tjerë të mbarë. Por, le të sjellim sërrish kohën e tillë, atë që e bëri Mekon të frymëzohet dhe frymëzojë penën e tij të mbushur majë më majë ndër vite…


Shefqet Meko mbetet me kohën


Gazetari dhe publicisti shqiptar, Shefqet Meko vjen sërish në kohë. Vjen me kohën. Kohën e tij të fjalëzuar. Kohën e ‘transportuar nën sqetull’, tej e tutje, kohën me laps e me penë në dorë. Dhe aty nën dihatje pene shtriqet vetë koha. Koha elementi me të cilin flet për kohën, pena e hershme e Mekos. Koha si faktor, koha si element, koha si personazh, koha si një jetë e tërë e ndarë, e copëtuar në grima publicistike. Koha që nis në Pogradec, rreket në mjedisin shqiptar të intelektualit, dhe kalon nën ‘strofka’ e grimime kujtimesh studentore që pastaj përjetojnë njeriun, mikun, politikanin e madje dhe Presidentin. Koha që pikëtakon në rreth 150 faqe atë proklamacion shpirti të Mekos: “Unë, ikanaku shqiptar”.

Unë, ikanaku shqiptar” është një projekt ambicioz që çel një sërë projektesh jetike të Shefqet Mekos. Është struktura që mban investimin kohor të hershëm të Mekos, investimin që vazhdon ta përjetojë edhe sot teksa bashkon me frymë letrash kontinentet. Natyrisht më tepër se një pikëtakim që zgjat thjesht fletë librash.


Një pikëtakim që zgjat fletë librash


Dhe në kohë të qetë londineze, gri të pushtuar nga malli, gri të qetë në natyrën londineze, pikëtakimi që rizgjoi kohërat është një nyje gjigande në kaplimin mes fletëve, në mosdehjen e lotëve të qelqtë, që struken si nuse të turpshme në odën e nxehtë prush të zemrës. Një pikëtakim që zgjat fletë librash, ‘dhurata’ përshpirtjesh dhe ndjenjash njerëzore, ndjenja të hershme respekti.

Ndjenja që u zgjuan tek Meko, ndërsa kapërcente të pesëmbëdhjetat, larg mollëve të ëmbla të Pretushës së Pogradecit, për të ndjekur nga pas pasionin e tij ndaj letërsisë mes një pasoje të detyruar që të studionte veterinari. Por koha nuk la tek ai asnjë pendim. Letërsia po aq edhe profesioni i tij mbetën udhëtarë në ëndërrat plot pasion të Shefqet Mekos...


Një lexim i ndjeshëm


Unë, ikanaku shqiptar” lexohet qetazi. Një lexim i ndjeshëm. Shije plot, në tërë semantikën e qetësinë shpirtërore të Mekos. Fletë pas flete, në të njëqind e pesëdhejtat e tij, “Unë, ikanaku shqiptar” është një almanak dhimbjeje, jo thjesht nga therrja në shpirtin e njeriut me Atdhe në ikjen e tij, por me brengën e gjërave, atyre gjërave që Deleuze do t'u shtonte „anatemën literate“, ose lidhjen e dihatjes me përshpirtjen e qetë në leximin letrar. Dhe kështu parathënia e ngjarjeve nis aty nga fundi i tetorit 1999, vitin me tre nënta, diku në një nga kafenetë e shumta buzë Lanës në Tiranë.


Meko si një protagonist në një komunikim miqësor me një mikun e