top of page

KOHA E DIKTATURES KOMUNISTE


ZYBA HYSEN HYSA PJESË NGA ROMANI “RRJEDHA”, (I BOTUAR)

KOHA E DIKTATURES KOMUNISTE

"Të mbyllësh një popull të tërë në burg rrethuar me klon korenti, nuk qe parë as në skllavërinë më të rëndë të njerëzimit.

Brenda këtij burgu, ashtu si tek “Komedia Hyjnore” e Dante Aligerit përshkruhen rrathët e ferrit, ishin rrathët e shoqërisë, që sipas vendndodhjes, përbënin klone pas klonesh duke izoluar dhe ushtruar trysni çdo pjesë shoqërie që mbërthehej brenda çdo rrethi, deri në të fundit, që bënin pjesë njerëzit e deklasuar, ku rrethi ngushtohej aq shumë, saqë nuk kishin mundësi as të flisnin, as të kundërshtonin ndaj çdo kërcënimi, apo torture, as dhe të ngrinin kokën e të shikonin përtej rreth - ferrit të caktuar. Kjo pjesë e shoqërisë ishte ajka e saj, e cila duke u futur brenda shtatë rrathëve, nuk kishte mundësi, as të lartësonte veten, as të ndriçonte popullin e robëruar, që vinte brenda rrethit të gjashtë.

Po ta shikoje me vëmendje, të gjitha kategoritë e rrathëve; të elitës politike, të inteligjences politike, informatorëve politikë, spiunët, tutorët e popullit (kuadrove), punonjësit e thjeshtë dhe të deklasuarit, të gjithë gjendeshin në ferr, po se cili kryente dënimin sipas vendndodhjes, se herë pas herë nga të gjitha rrathët, që tek elita politike e deri tek te deklasuarit, kishte inkuzicion.

Me gjithë ndarjen ferrore të shoqërisë, brenda rrathëve, gjeje të shtatë rrathët, pra ishte krijuar një shoqëri pa shpirt, ku mund të bëhej çdo lloj torture e të mos hapje gojën, por do të thoshe slloganin: “Të rrojë Partia që na bëri të liumtur!” dhe vërtet një njeri që jeton pa shpirt, është i lumtur, se nuk e njeh lumturinë…”


53 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page