
Poezi nga Xhevahir Cirongu
Ashtu seç më erdhi atë çaste
si një amfiteatër me britma njerëzish,
kjo kohë e shperëtimave edhe sot
të ngjall neveri deri në kockë.
Pse kështu ti kohë errësirë e marrëzive
kaq vajteshëm na troket në zemër,
askush nga ne s’pranaon marrëzi
në kohën tonë na preke ti pandemi.
Shumë dhimbje në shpirt njerëzimit i prure
edhe shperëtimat,lotdhimbje na i bëre,
të kërrusur me kohën si myshku marrëzi
eh,ç’kohë e pabesë ,kudo ka kufi !?
As vet nuk di se ç’farë të them
për kohën që jetojmë me shperëtima,
o kohë e shekullit të ’21-të
tek ty lutemi o ZOT,na lerë të qetë !
Durrës, dt 24 dhjetor 2021
تعليقات