(Vёzhgime mbi librin studimor “Toponomia e Gollobordës: Diskursi i dygjuhësisë dhe derivati i origjinës” tё Prof. Dr. Fatmir Terziu, botim i Media Informacion Production)
Hyrje
Pa pretendimet e njё studiuesi tё gjuhёsisё e tё toponimistikёs, por si njё gollobordas nё origjinё, i interesuar pёr rrjedhat historike – shoqёrore tё kёsaj treve, librin e ri studimor tё Prof. Dr. Fatmir Terziu “Toponomia e Gollobordёs: diskursi i dygjuhёsisё dhe derivati i origjinёs” e lexova me kureshtje. Kёrshёria qё nё kapitujt e parё mё zgjoi kujtesёn mbi origjinёn e paraardhёsve tё mij trulltarё tё fisit “Muçaj”, si shumё e shumё tё tjerё mё zgjoi atё dialog tё heshtur bёrёnё vitin 1974 nё atё gjysmё – kullё, qё me lotёt e saj gurё, mё fliste aq shumё, tek rrinim me babanё mbi atё gurin e latuar shekullor nё tё hyrё tё Ostrenit tё Madh, nёn hijen e njё lisi tё djegur nga sllavёt vandalё. Lёnda hulumtuese e kёsaj vepre studimore, qёmtohet me njё pasion e pёrkushtim, pёrmes njё profesionalizmi tё dalluar, si anjёherё tjetёr brenda njё treve, duke gjeneruar tё vёrteta tё padiskutueshme nё diskursin historik, linguistik, toponomanistik, pёrtej çdo argumentimi dhe sensi politik tё saj, nё substanca tё ndryshme kohore, duke ofruar nё aktualitetin e turbulluar kombёtar njё punim tё tillёkaq sensibilizues.
Njё studim me vlera akademike
Duke u marrё me trevёn e Gollobordёs, aranzhimin fonetik, leksikor, dygjuhёsor, mbi tё cilin ёshtё abuzuar e po abuzohet sistematikisht, edhe sot nga qarqe antikombёtare, autori u jep studiuesve tё fushave tё ndryshme tё etnografisё, linguistikёs, e etnokulturёs, njё vёshtrim tё paezauruar, me tё dhёna shumё tё rёndёsishme, mbushamendёse, me fakt-dokumenta tё patjetёrsueshme, ruajtur nё memorjen e etnisё si visare tё kombit si dhe mbi tetёdhjetё referime nga studiues shqiptarё dhe nga studiues tё tjerё nga bota. Ky studim, me vlera akademike, mund tё plotёsojё nё njё masёtё mirё mardhёniet etnokulturore, gjuhёsore te tё ashtuquajturat pakica kombёtare.
Me çfarё kam lexuar e kam vёzhguar nё botёn e internetit, vlerёn dhe rёndёsinё e kёsaj vepre ia shton fakti, se nga mёnyra e trajtimit tё diskursit dygjuhёsorё, ajo ёshtё e rrallё, nё natyrёn e konceptimit nё botёn shqiptare, duke u veçuar nga kёndvёshtrimet qё autori ka kapur e shoshitur nё laboratorin mendimor. Hapёsira e pёrfshirё nё kёtё studim shtrihet gjerёsisht dhe nё thellёsi kohore tё njё trashёgimie etnokulturore, gjuhёsore, zakonore, qё nga kohёrat ilirike, dyndjet sllave, zgjimet arbёrore e vazhdimёsinё e rilindjes shqiptare.
Nё palimsestet shoqёrore, si shtresat diamantike rrёzёllen njё pasuri kulturash, shfaqur si askund nё toponominё e dygjuhёsisё (kryesisht serbe dhe bullgare) shtresuar nё njё aeral gjuhёsor, konstatuar, jo i njehsuar nё sintagmёn e gjuhёsisё ballkanike. Aq mё shumё, kur administrativisht, nё kufirin e sotёm shtetёror, Shqipёria ndoshta ёshtё i vetmi komb nё botё qё kufizohet nga bashkёkombas. Duke u ndalur nё politikat e standartizimit tё toponomisё nё Ballkanin Perёndimor, prof. dr. Begzat Baliu nёnvizon: “Nё kёtё rrezatim, toponomia ka shёnuar gjurmё tё thella dhe tё pasura. Ajo reflekton shenjat mё tё sigurta tё zhvillimeve historike jo vetёm nё arealin e Ballkanit, por edhe nё arealin gjuhёsor, historik e kulturor tё Europёs e tё Azisё.” (Begzat Baliu “Onomanistika dhe identitet” Prishtinё, 2012, f. 114)
Nё kёtё kontekst, refleksionet qё pёrqasen nga ky studim tё dakortёzuara me atё çka definon Baliu, sipas mendimit tim janё tё rralla nё botё me shtresime kaq tё thella kulturore. Zor se gjen njё hapёsirё tё tillё, kaq tё vogёl, ku kanё kaluar mbi treqind pushtime, ku tё ketё njё vitalitet tё tillё, tё ruajtur nё etnokulturё ndёr mijëra vjeçarё. Sigurisht njё gjё tё tillё e ka vetёm shpirti iliro-arbnor-shqipatr, njё trinitet historik i cili ka trashёguar herё nё stoicizёm, herё nё zgjuarsi komunikimi ashtin e vet kombёtar.
Nga kёndvёshtrimi i thellё gjenetik, mbёshtetur fortas nё arsyetimin linguistik, dhe referencat e mirëargumetuara, Terziu zgjon interesin e studimit gjuhёsor se deri nё çfarё shkalle, pa cёnuar thelbin onommanistik, ka shkuar ndikimi sllav, nё strukturёn leksikore, semantike dhe gramatikore tё gjuhёs shqipe, trashёguar gojarisht. Gjithashtu ai futet nё proçesin dygjuhёsor, nё Gollobordё, dhe na jep qartazi nё çfarё raportesh ёshtё ballafaquar e çfarё qёndrestari ka ndaj ndikimit sllav.
Diskursi analitik i trashëgimisë
Nё kёtё rrjedhё analitike, Prof. Dr. Fatmir Terziu, me sukses na sjell diskursin e tij analitik, pёrmes tё dhёnave gojore, etnokulturore, toponomanistike, duke nxjerrё dhe pёrfundime pёr etimologjinё e vendbanimeve trulltare, nё trashёgimi iliro- arbёnore, pёrmes njё komunikimi dygjuhёsorё me ardhacakёt sllavё. Bindshёm, nё kёto hulumtime pёrmes detajeve sociale, Terziu na e sjell Gollobordёn si njё njёsi etnografike mё vete, me njё shtrirje tё qartё tё dallueshme, ku tiparin themelor e pёrbёn gjuhёsia. Nё llogjikёn argumentuese nё kёtё linguistikё, me fakt-dokumenta tё studimeve me staturё botёrore, shkencёrisht, ai sjell proritetin e gjuhёs e tё folmes arbёnore, vendosur si domosdoshmёri e komunikimit social, me gjuhёn e fiseve baritore bullgare ardhur pas dyndjeve tё sllavёve.
Nё kёto kontekste historike unё mendoj se nё shekullin e XII – tё dhe XIII- tё, nё lulёzimin e perandorisё bullgare njё rol tё rёndёsishёm ka luajtur dhe ndikimi i Kordonit Sanitar, tё cilin perandoritё siç ishte ajo bullgare e kanё krijuar nё kufirin e saj perёndimor. Nё kёto koridore popullsia e asaj zone gёzonte mё shumё liri si nё komunikim social, ushtrimin e tregtisё me taksim minimal, ishin jashtё listave tё mobilizimit ushtarak. Administrata e pushtuesit ishte mё relevante ndaj popullsisё vendase, ndaj dhe trulltarёt arbёnorё e mёsuan gjuhёn gojarisht vetёm si mjet komunikimi gojor nё njё komunitet tё pёrzier. Ky studim, pёrmes njё hulumtimi tё gjerё shkencor, me njё lidhje relevante tё toponomanistikёs tё vendeve, lidhur ngushtё me historinё dhe etnokulturёn e saj, do tё shёrbejё si njё trior nё triorimin (gjoja) tё nёntё minoriteteve, sa tё çuditshёm nё lloin e tyre historik, aq dhe pa asnjё bazё etnike, nga njё vendim paradoksal i Kuvendit puthadoras tё Shqipёrisё ndaj shteteve qё na rrethojnё, dhe kushteve detyruese tё Europёs nё “ç’kombёtarizimin” e Shqipёrisё, kthimin e saj nё njё shtet “multietnik”, ёndёrr e kahershme e Europёs “kurvё” stigmatizuar bukur qё shumё herёt nga Fishta i madh.
Me shumё vend, nё kohёn e duhur, e shoh dhe shqetёsimin e intelektualit prof. dr. Eshref Ymeri i cili nё pasthёnien e kёtij libri, si njё passhkrimore ekselente nёnvizon citimin e Ismail Qemalit botuar nё gazetёn franceze “Excelsior” tё datёs 26 prill 1913, ku deklaron se Europa “na konsideron si disa fise sudaneze, tё paaftё pёr tu qeverisur”. Me bindjen e tij shkencore, studiuesi Ymeri nё kontravers gjykimor definon: “Nё veprёn e Terziut ёshtё hedhur dritё mbi veçorinё e strukturёs e semantikёs dhe funksionimit tё toponimeve gjatё ecurisё sё bashkё jetesёs sё atyre në truallin amtar me ato mbivendosjet nga gjuha e ardhёsve.” (prof. dr. Eshref Ymeri. Pasthёnia e librit, f. 288)
Autori Ymeri, bindshёm nё gjykimin e tij sintetizon: “Nё çdo rast, tё gjitha vlerat kulturore janё pjesё e idesё tё pёrgjithshme tё paraardhёsve tanё arbёnorё, qё nuk dinin tё urrenin por dinin tё mirёprisnin nё tokёn arbёnore sipas mёnyrёs sё tyre tё tё menduarit dhe perceptimit, ndjeshmёrisё, qёndrimit, mençurisё.” (F. Terziu “Toponomia e Gollobordёs: diskursi i dygjuhёsisё dhe derivati i origjinёs.” f. 98)
Populli autokton i Gollobordёs, me zgjuarsinё, urtёsinё e tij, pёrmes toponomisё sё vendit, sjell pёrmes dygjuhёsisёonomanistikёn e vet, duke ruajtur trashёgiminё iliro- arbёnore- shqiptare, nga ndryshku sllav serbo- bullgar. Nё fakt, pёrmes kёsaj dygjuhёsie trashёguar ndёr breza, ai ka realizuar me konseguencё demitizimin e toponomisё sllave, mite mbi tё cilat ёshtё synuar shfarosja e identitetit etnik, qё edhe sot gjenerojnё rreziqe tё vazhdueshme nё humbjen e identitetit gjuhёsor. Populli etnik gollobordas, vazhdues gjenezik iliro – arbёnor i ka paraprirё kёtij rreziku me tejpamёsinё e tij.
Tranzicioni ekonomiko – shoqёror, pёrplasjet ndёrshekullore tё kulturave, ndёr shekuj çoi nё njё tranzicion kulturor, dygjuhёsor nga mё tё rёndёsishmit nё jetёn e trulltarёve gollobordas.
Nё bashkёjetesё dhe komunikim tё ndёrsjelltё, vdekjen e pushtuesve, ata e kthyen nё jetё, mjegullnajёn mesjetare e kthyen nё dritёsirё ndёr vedi, kaosin e kthyen nё shumi zejesh, gjer nё hapёsira ndёretnike, me koshiencё, duke ruajtur thelbin e mbijetesёs.
Pёrmes kёtij studimi, gjithçka vjen e qartё, si njё histori e cikleve tё jetёs njerёzore, si njё apotheozё e Gollobordёs sёvjetёr, tё cilat frymёzuan brezat nё rritjen e qёndresёs nё vite, duke vjelur pёrmes magjisё qё sjell puna, besimi nё traditёn e tё parёve, mjeshtёria e gurit, drurit, uniteti familjar pёrmes ritualeve, mirkuptimit tё derivacioneve tё transmetimit me frymё nё substance tё reja kohore, tё legjendave e miteve, duke i trajtuar me frymё njerёzore nё ambiente shoqёrore.
Atdhetarizmi gollobordas
Njё shembull i rёndёsishёm nё kёto kontekste janё atdhetarizmi gollobordas, lufta pёr dije dhe arsim shqip ku shumёintelektualё gollobordas janё therorizuar si nga serbo-bullgarёt, por edhe nga administrata turke. Kjo tregon shpirtin e lartё atdhetar, rrёnjosur nё subkoshiencёn e tyre nga paraardhёsit. Dhe nё çastet mё tё errta jetike tё kombit, 1912- 1914, gollobordasit u rreshtuan krah forcave mё atdhetare, nё krah tё Ismail Qemalit, duke u bёrё bashkёpuntorёt mё tё ngushtёtё patriotit Aqif Pashё Elbasanit.
Nё 1913, Golloborda ishte e para qё ndezi zjarrin e kryengritjes kundёr invazionit serb, duke i larguar trupat serbe matanё kufirit shtetёror. Por mё pas, pas ardhjes tё trupave serbe tё shumta nё numur nga Beogradi, masakra serbe dhe me gratё shtatzёna nuk pati kufi. Nё kёtё kohё u bё dhe shpёrngulja mё e madhe e gollobordasve nё Elbasan, Tiranё, Durrёs. Pikёrisht nё kёto luftime ranё trimёrisht krahas dhjetra tё tjerёve, gjyshi Rexhep Muça dhe hallë Refija duke lёnё pesёfёmijё jetimё e ku im atё ishte vetёm pesё vjeç. Nё mёnyrёn nga mё hipokritet historiografia shqiptare pas vteve 1945 kёtё ngjarje e quajti “Kryengritja e Dibrёs” duke mos u pёrfshirё nё enciklopedinё e bёrё dhe pas viteve ’90.
Autori dhe arkivat britanike
Arkivat britanike, me tё vёrtetat e tyre, pёrmes kronistit Howard nё kёto kohё tё turbullta nxjerrin nё pah lidhjen e thellёshpirtёrore tё tёrё Gollobordёs nё vitet 1913-1914 me njeri tjetrin, me krahinat e tjera. Howard me saktёsinё e kronikanit i pёrshkruan kёto ngjarje me vёrtetёsinё e pёrjetimit. (Autori në studim). (William Willard Howard 1860-1933 ishte pronar dhe redaktor i “Warren Ledger”). Dhe nё konceptualitetin e botëkuptimit fetar, sidomos pёr kёtё trevё unё dakortёsohem me çka del nё trajtimin botëkuptimor tё kёtij hulumtimi.
Feja pёr shqiptarin, nё bindjet e mia, ka qenё konjukturё pёr mbijetesё. Jo mё kot nё zonёn e Lurёs, brenda njё familjeje njё djalё ishte i besimit katolik dhe njё vёlla tjetёr musliman. Apo rastet nё Malёsi kur shqiptari vetёm pёr ta pas tё drejtёn e mbajtjes sё armёs pёr vetёmbrojtje, gjoja kthehej nё besim musliman sepse sundimi turk vetёm muslimanёve u lejonte tё mbanin armё.
Megjithё kёtё, trysnia e sundimit turk dhe ndryshku i tij nё zhdukjen e faktorёve bazё tё etnisё, siç ёshtё gjuha e shkruar, nё bashkёpunim me patriakianёn e Stambollit paradoksalisht u ndalua, ku: “Porta e lartё lejonte shtetet e huaja tё shtonin numurin e shkollave tё tyre, sidomos shkollat greke nё Shqipёri…Dhe ato nё Myzeqe kishte nё gjuhёn greke mё shumё se 1000 shkolla dhe mbi 300 nё gjuhёn serbo-bullgare si dhe shkolla nё gjuhёn italiane.” ( Nё libёr, f. 290)
Por ishte memorja etnike e popullit tё Gollobordёs qё me konvergimin e dygjuhёsisё, tё toponimeve, fonemave, leksikut gjuhёsor, tё ruanin thelbin e gjuhёs tё trashёguar arbёnore, si ekstrakt parёsor i dygjuhёsisё.
Hulumtimi toponomanistik dhe onomamanistik
Hulumtimi toponomanistik dhe onomamanistik i kёngёve e valleve, ka bёrё qё Prof. Dr. Fatmir Terziu tё realizojёarekeologjinё gjuhёsore, duke nxjerrё nё pah shtresat diamantike tё gjuhёs shqipe; njё nga gjuhёt e para indoeuropiane, pasi gjuha greke radhitet e katёrta mbas gjuhёve gjermanike. Gjuha e parё ёshtё ajo etruske, gjuhё e humbur, kёshtu qёgjuha shqipe sipas studimeve tё universitetit tё Kembrixhit radhitet si gjuhё e dytё ( parё).
Nё kёto kontekste ballafaquese tё vitalitetit tё gjuhёs e cila u ka qёndruar mijra vjeçarёve, ёshtё dhe rёndёsia e kёtij studimi. Mirёfilli ky studim duhet tё jetё referencё e njё studimi shkencor mё tё gjerё, nё hapёsira mbarёkombёtare.
Kjo do tё zgjidhё dhe mbivendosjet toponamistike tё mbetura nga zulmet e treqind pushtimeve, siç ёshtё Kёrçova qё nёlashtёsi quhej ilirisht Uskana. Kjo nismё studimore e Terziut ёshtё ai guri kёndor i ustait gollobordas, nё njё ndёrtesё tёardhme i cili do tё jetё panteoni i gjuhёsisё shqiptare, me atё lashtёsinё e saj, e kryelartёsinё e paprekshmёrisё nga huazimet e barbarizmave, tё ndryshkut shekullor.
Kjo do tё jetё si germa e parё e kodit tё pasaportёs gjuhёsore, kod i cili do tё plotёsohet nёn shembullin e kёtij studimi mbushamendёs, nё shumё treva shqipfolёse nё tёrё Ballkanin nga Arta gjer nё Novi Pazar (Pazar i ri) dhe nga brigjet e Jonit e tё Adriatikut gjer nё Medvegjё e Bujanovc.
Referenca tё tilla tё studiuesve si Balldaçi janё shumё domethёnёse, i cili nё njё udhёtim nё zonёn e Korçёs, nёBoboshticё, nё 1905 vёrente se nё kёtё fshat: “Vetёm qeni i kallajxhiut qё e kishte sjellё nga Thesalia fliste greqisht.”
Rёfenjat, ndodhitё e lashta, paraqitja etnografike e veshjeve, nё mёnyrё tё letrarizuar mjeshtёrisht, me njё fjalor tё pasur artistik, me ekstrakte tё folkut, tё rrёmbejnё gjatё leximit, si nё njё vepёr tё plotёruar letrare, qёndisur bukur pёrmes krahasimeve, simboleve, metaforave, qё mbajnё nёn rroben e tyre palimpseset e folkut tё bukur krahinor. Gjithçka e sjellёartistikisht nё njё areal tё tillё tё magjishёm, tё fut nё njё botё sa tё lashtё aq dhe tё kohёs qё pёrjetojmё me historitёmallёngjyese tё Ançёs, gurit tё lotit, Dragalicёs, trelisave, qershitё e famshme. Nё kёtё areal ku syri dhe dora e Gani Tuçepit projektoi veprat e inxhinerisё popullore, tё mbitokёs gollobordase, ku nё mademe tё tjera autori sjell vlerat e pasurive nёntokёsore pёrmes kёrkimeve tё inxhiner Agim Çadrit, ndёrsa gjyshet tek mbesat e nuset, nёnat tek fёmijtёtrashёgonin tё ruajtur nё sёndyqe etnografinё, etnokulturёn e shumёllojtё.
Gjithçka, siç i kam vrejtur nё veshjet e nuses tё xha Ardiut, sintetizohej mrekullisht nё motivet e shumёllojshme, me realizime tё pёrkryera tё mjeshtrisё me simbolika tё cilat dёshmonin burimoren qё nё lashtёsi. Kjo veshje e nuses sё xha Ardisё, dhuruar nga gjyshja mё pёrcolli shumё impresione magjike tё njё arti tradicional, si njё trashёgimi e kulturёs materiale qё pёrcillej nga stёrgjyshja, gjyshes, nuses e mbesave. Siç shprehej dhe me gjuhёn e syve, me ata sy qё i shkёndijonin kur m’i tregonte, ato ishin njё pjesё shumё e rёndёsishme e kulturёs shpirtёrore tё saj, tё cilёn ajo do ia bёnte pjesё tё pajёs sё vajzёs sё saj, Rafije. Katёr breza nё njё sёndyk ruheshin me fanatizёm mes aerosolit tё bimёve erёmirё qё rrit areal i Gollobordёs njё trashёgimi qё ishte mё e shtrenjtё pёr ta.
Mjeshtëria e studiuesit
Mjeshtёrisht me arsyetimin e njё gjuhëtari, njё etnologu, etnografi, autori i librit “Toponomia e Gollobordёs…” kёtёstudim ia pёrcjell lexuesit si njё letёr lakmues qё shpёrndan, klasifikon, pёrngjason toponimitetet, dygjuhёsinё, etnografinё, si njё rrugёtim social tё shoqёrisё njerёzore, nё njё trevё e etnitet tё caktuar nё evolim tё pandёrprerё nёsubstance kohore, arealin ku bashkёjeton ai komunitet. Me bindjen e tij tё argumentimit shkencor autori ndan pёrkatёsinёthelbёsore, nga ajo divulgative, me proçesin e ndarjes tё pёrbёrёsive toponomanistike sipas evolucionit gjuhёsor, i cili çuditёrisht i nёnshtruar ndaj urtёsisё tё trashёgimisё popullore, pёrmes njё ndarje tё papajtueshmёrisё leksiko-semantike. Bashkohem me mendimin e kualifikuar, mjaft tё saktё tё prof. dr. Eshref Ymerit se ky studim i pёrmasave akademike do tё jetё njё referencё e pёrhershme pёr etnologёt, se si duhet punuar, pёr tё zgjuar kujtesat e kahershme etnokulturore iliro-arbёnore.
Duke përfunduar
Njё punё tё tillё, kaq profesionale, mbёshtetur nё kёrkime tё thella mbushamendёse shkencore, mbёshtetur dhe nёreferencat e mbi tetёdhjetё e dy studiuesish, historianёsh, kronikanёsh, etnologёsh, gjuhёtarёsh nga mbarё bota, flet qartёpёr njё horizont tё gjerё kёrkimor shkencor tё njё studiuesi me bagazh akademik. Suksesi i kёtij libri studimor shihet nёdetajet social-ekonomike, etnokulturore qё qёmton autori larg çdo devulgativiteti. Analiza e thellё shkencore, pёrmes shndërimeve fonetike tё gjuhёs tё bёrё me fakte, ekstrakte autoktone, ёshtё njё sipёrmarrje skrupuloze e Prof. Dr. Fatmir Terziut, i cili nёpёrmjet detajeve leksikore, fonemave, pёrjashton kategorikisht çdo qasje me gjuhёt sallave. Kjo pёr mendimin tim pёrbёn thelbin e arsyetimit pёr çdo shkencёtar.
Qershor 2020
Vladimir Muça
Shkrimtar, kritik
Comments