
KOALICION
Nga Fatmir Terziu
Motër “Zhurmë”, Vëlla “Klithmë”
do ta kuptonim
britma është gjithmonë e padurueshme,
grishëse, hutuese,
dëgjimi, shurllimi, trishtimi,
zëri i paarsyeshëm që zhbiron
largësitë e cipalit së kokës.
Motër “Zhurmë”, Vëlla “Klithmë”
Do të kuptonim? Si ndihmë?!
Zhurmë dhe Klithmë
dikur ishin shkrirë mirë -
munded të ishin formuar së bashku,
në formulën kohë pas kohe,
në pëllëmbë të duarve të Zotit
dashurisht së bashku në pafundësi
presioni, mjegulla dhe stigma e të ftohtit.
Ata ende janë një endje e veçantë,
mbushin themelin material të pamendësive
ndërmjet vetë zërave të planimetrive
që i sollën në jetë duke riskuar kohën
dora e Majtë dhe e Djathtë e Zotit,
para se të zhurmonin Tokën.
Ju e dini Fillimin:
Kur hynë Qiejt të shkrepëtijnë
(Kështu që mendjet nga burrat dhe gratë
pranonin ekzistencën e tyre si Një)
dhe atëherë Toka
ishte krijuar me vetëm një Zë.
Zoti lëvizi duart e Tij
(dhe Foli përmes tyre)
Toka, pa formën, e flaku të pavlefshmen:
Fjala në dorën e Zotit
U mrekullua me Dritën e Gjallë,
burimi i Gjërave në pah tej Kaosit
për kë ishte ëndërruar vallë?
Në kupolën e saj pafundësia,
shtriqej si një Jehonë e pakapshme
Zoti, dukej, natën dhe ditën,