
Percen e erret gishtat gjatoshe,te ngaterruar te nates
Shtrine qe nga Grenuici ne Paqesor, tej Japonise;
Shkriferoi brinjet e gurosura te durimit tejzgjates;
Zbuti briret e degezuar te mekatit joshes te rinise.
Ngaterroi ne mishmash floket mashtrues te flladeve;
Me rrapellime njehesoi hapsira,lartesi,tejskaje;
Sheroi carjet e kembeve shkaktuar sorollatjeve;
Ndali vrapin e pragcmendurise ne rrugetm tymnaje.
Zgjoi ne refraktngjyrime te vjetra dhe te reja permallje;
Majemprehtat heshta i theu, qe dhimbje te mos kish.
Krahet e meshires zbriten ,lehtesuan derte edhe halle...
Burimi i loteve te sorkadheve tanime thare ish.
Supet u rendoi udhepashtruarve,shtrigave dhe djajve;
Xhaketen e pasigurise u hodhi kraheve kusareve;
Syte e veshet e pabesise,te dinakerise u dha friktareve;
Ne udhekryqe i perplasi mjeranet,maniaket e parave.
Nga yllesite u rrezoi balsam gjumemjalti te varferve;
Shpirtrave ne dhimbje u dha nje melhem,nje parfum;
Mekataret i mberthyen duart e cjerra te hakmarrjes
Kush mbeti mes Grenuicit dhe Japonise qe fatlum!
Bute bute dora e nates hapi erresires siparin
Per te njehesuar mosperfilles,te keqinj dhe te mire,
Nen kete perce rehatoi vrasesin dhe te vrarin
Deri ne pragagun e retuar,aty ndaj te gdhire...
Pajtim Xhelo,
Comments