KJO “FERRË” NË SY


LIRIA E SHTYPIT – KJO “FERRË” NË SY TË POLITIKANËVE SHQIPTARË

Nga Frank Shkreli


Ky ishte titulli i një shkrimi mbi lirinë e shtypit në Shqipëri që kam shkruar në vitin 2015, si një reagim i imi ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë në atë kohë Frank Shkreli/ Liria e shtypit, kjo “ferrë“në sy të politikanëve shqiptarë | Gazeta Telegraf, drejtuar medias shqiptare, ose “Kënetës mediatike” shqiptare, siç preferonte ta cilësonte Kryeminsitri Rama në atë kohë. Gjatë viteve, fjala e lirë dhe liria e shtypit kanë qenë dhe janë subjekte të preferuara për tu trajtuar, sidomos, përballë sulmeve dhe kritikave nga pushtetarët shqiptarë. Raste të tilla reagimesh anti-media, gjatë viteve, ku liria e shtypit dhe fjala e lirë duket se konsiderohen si pengesa kryesore e pushtetarëve shqiptarë, ka pasur dhe ka mjaft, sidomos në Tiranë. Mbizotëron një atmosferë ku gazetarët dhe shtypi konsiderohen të rrezikshëm, veprimtaria e të cilëve duhet frenuar dhe kontrolluar -- në sytë e politikanëve shqiptarë të të gjitha ngjyrave, pa përjashtim. Janë shumë raste për të përmendur kur dhe sa herë janë bërë përpjekje dhe janë marrë masa efektive të kontrollit qeveritar ndaj medias gjatë këtyre 30-viteve “pluralizëm”, për të kontrol