top of page

Kemi një zakon të keq ne


Lejla Gorishti

- Kemi një zakon të keq ne,- i thashë shoqes time këtë mengjes, teksa bënim ecjen e zakonshme buzë detit.

- Pse?- më pyeti,- ku e ke fjalën?

- Po ja, si të them. Kam vënë re, sigurisht te disa, jo te të gjithë... E ke vënë re ti se sa ndahemi nga ndonjë që kemi kohë pa e parë, ngrejmë zërin e ankesave për të; jo ma bëri kështu, jo më tha ashtu, jo s' me tha dhe mua, po të tha ty.....

Është e thjeshtë të ndjekësh zakonin e fajësimit të të tjerëve. Merremi me imtesira dhe gjejmë gabime edhe te gjerat me të vogla te të tjerët. Pse nuk nxjerrim në pah anën pozive të këtij njeriu, po vazhdojme te merremi me dobësinë e vogël të tij deri sa e perceptojmë atë si nje problem të madh tek ai. Ne vend që të shikosh se çfarë do te kritikosh te të tjerët, pse nuk fillon të zbulosh te ata suksesin që ta ballafaqosh me veten?! Të vrasësh mendjen si ta arrish dhe ti atë sukses qe ai ka arritur?!

Mjaft fajesove dhe dënove! Prano me përgjegjesi të plotë se si janë gjërat dhe mendo se si të punosh që ta ndryshosh veten , përpara se të përpiqesh të ndryshosh të tjerët.

Kjo është një ndër matësit me të vërtetë të karakterit të fortë. Analizo veten në detaje dhe pas kësaj do shohësh diçka të tmerrshme; s'ke kë të fajësosh!

33 views2 comments

2 Comments


Dhimiter Xhoga
Dhimiter Xhoga
May 08, 2021

Me falni lejla Gorishti....

Like

Dhimiter Xhoga
Dhimiter Xhoga
May 08, 2021

<Me ju lumte e nderuara e te nderuarve Z, Zana Gashi sa botuesit e keti shkrimi. Mirenjohie. 85 vjevari Gur Naimit D. .

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page