top of page

Kazanologjia



Dr Fatmir Terziu

Rreth një muaj më parë mora pjesë në një takim të Shkrimtarëve të Croydon, Londër, me rastin e një tematike përkujtimore, tema “Le të kujtojmë”, pra “Le të kujtojmë të shkruarit në mbrojtje të lirisë së shtypit”. Fraza e njohur e shkrimtarit britanik John Miltonpër “vrasjen” e librit u shtyp në fletëpalosje dhe iu shpërnda pjesëmarrësve të takimit, jo në atë ditë, por me postë në adresat e tyre, për të dhënë më parë një ide të saktë e të qartë reth thelbit të takimit të shkrimtarëve të kësaj zone të Londrës.

Kishte katër folës në podium. Njëri prej tyre foli me pak fjalë, që në fakt kishin të bënin me lirinë e shkrimit, shtypit, mesazhit mes shkrimit, përveç asaj që ndodhte diku dhe madje në Indi. Tjetri tha, disi me ngurrim dhe në një mënyrë shumë të qartë, se liria ishte një gjë e mirë. I treti na dha të ditur se kishte një sulm prej “ligjeve”, që kanë të bëjnë me homoseksualitetin në literaturë. Personi i katërt e kushtoi shumicën e fjalimit të tij për të mbrojtur spastrimet në kohën e komunizmit në vendet e Europës Lindore.

Sa për deklaratat në sallë, disa prej tyre lidheshin me pyetjet e ligjësisë dhe ligjet që merren me to, të tjerët ishin vetëm me lavdërimet e asaj që kishte ndodhur dhe po ndodhte në vendet e ish bllokut komunist, para dhe pas rrënies së Murit të Berlinit.

Liria morale, liria për të diskutuar pyetjet seksuale me sinqeritet në shtyp, dukej se ishte pranuar gjerësisht, deri sa në fakt përmendej liria politike. Midis disa qindra njerëzve të tjetër të mbledhur, ndoshta gjysma e të cilëve kishin lidhje të drejtpërdrejtë me botimet dhe marketingun, nuk kishte një që mund të thoshte se liria e shtypit, nëse ishte diçka që të binte në vesh, ishte liria e kritikës dhe e opozitës. Në mënyrë domethënëse, asnjë nga folësit nuk përmendte broshurën që duhej të ishte në planin kryesor.

As nuk përmendnin librat e ndryshëm që u vranë në mjaft vende të Europës Lindore gjatë komunizmit. Në fund të fundit, takimi u bë një demonstrim i “shurdhët”, që pa kuptim ishte dhe mbeti disi në mbështetje të censurës.

Pse? Nuk ka asgjë të habitshme për këtë. Në ditët tona, vetë nocioni i lirisë intelektuale po sulmohet nga dy anët. Nga njëra anë janë armiqtë e tij teorikë, apologët e totalitarizmit dhe, nga ana tjetër, armiqtë e tij të menjëhershëm, praktikë, monopolet dhe burokracitë. Çdo shkrimtar, apo gazetar që do të dëshironte të ruante integritetin e tij provon të jetë i tejflakur jo aq shumë vetëm nga një ndjekje aktive, sikurse nga tendenca e përgjithshme e shoqërisë, por dhe nga rrjeta e ndërlidhur e parasë në botim, tenderim, mopolim, shfrytëzim, deri në tallje të hapur intelektuale me intelektualin e penës dhe lirisë së fjalës, me shkrimtarin që kërkon jetesën e tij me mendjen dhe talentin e tij.

Një gjë e tillë që vepron kundër tij është përqëndrimi i shtypit në duart e disa burrave të pasur, kapja e monopoleve në radio dhe televizione, hezitimi i publikut për të shpenzuar para në libra, gjë që e bën të detyrueshme që çdo shkrimtar të fitojë një pjesë të ushqimit të tij nëpërmjet halterëve. Format jetike dhe ligjore, të cilat ndihmojnë shkrimtarin të jetojë, po bëhen akoma më të pasigurta dhe thuajse joekzistente.

Tashmë kjo rrjedhë mbetet e sigurtë në dëm të realitetit, pasi efektet e shtrembëruara të saj (botës korruptive) askush nuk arrin t’i shmangë. Çdo gjë në kohën tonë është pjesë e një komploti që përpiqet të bëjë shkrimtarin dhe çdo lloj tjetër të artistit, një lloj punonjësie e e tërminologjisë “të vegjël”, që punon në tema që vijnë nga lart dhe kurrë nuk shpall atë që atij i duket si e tëra dhe e vërteta. Një parali i madh tenderash, droge dhe prostitucioni, qoftë dhe në emigrim me një fushë të zezë veprimi është ai që shan dhe kërcënon shkrimtarin, gazetarin … artin dhe lirinë e shtypit.

Po kur i pari i Qeverisë e quan “Kazan?!” ku e shpie lirinë e fjalës dhe penëjetën, mushka vallë?

Por në këtë luftë të dukshme e të padukshme vetë nocioni i revoltës është përzier me nocionin e integritetit intelektual. Eretike - politike, morale, fetare, apo estetike është ajo që vjen si mur i lartë ende tek ajo ku shkrimtari mbeti ai që nuk arriti të forconte ndërgjegjen e vet. Shfaqja e tij përmblidhet në fjalët e himnit të Naimit (Fjalët e qiririt):

“Në mes tuaj kam qëndruar

e jam duke përvëluar,

që t’u ap pakëzë dritë,

natënë t’ua bënj ditë.

do të tretem, të kullohem,

të digjem, të përvëlohem,

që t'u ndrinj mir’ e të shihni,

njëri-tjatërin të njihni.”

Për të “modernizuar” këtë himn në përputhje me atë që ndodh sot do të thotë të shtosh një “Jo” në fillim të secilit varg. Sepse veçantia e kohës sonë është ajo që rebelët janë “paralinjtë” kundër rendit ekzistues, ose të paktën më të shumtët dhe më të veçantat e tyre, ngrenë krye kundër idesë së integritetit personal. “Të guxosh të qëndrosh vetëm” është ajo që kuptohet tashmë qartë si ideologjikisht kriminale dhe praktikisht e rrezikshme (a nuk e mësuam ne dhe të tjerët e se mbështetja në forcat e veta është vetëvrasje?). Por në këtë rast kur pavarësia e shkrimtarit dhe artistit perceptohet nga forca ekonomike të paqarta, dhe në të njëjtën kohë shkrimtari është i dëmtuar nga ata që duhet të jenë avokatët e kësaj pavarësie. E dyta nga këto dy procese është e qartë, dhe madje mjaft e saktë: pse lindi dhe u zmadhua terminologjia Kazan. E qartë!



Liria e shkrimtarit, mendimit dhe e shtypit tashmë sulmohen nga argumentet që nuk merren me ballafaqimin. Gjithkush me përvojë në leximin dhe debatin publik i njeh si fenomene që vijnë nga e shkuara, nga pas. Këtu po përpiqem të mos merrem me pohimin e njohur se liria është një iluzion ose pohim se ka më shumë liri në vendet totalitare sesa në deklaratën demokratike, por me shumë më të hollë dhe të rrezikshme se liria është diçka e padëshirueshme dhe ndershmëria intelektuale forma e vetë-dashurisë antisociale. Dhe ndërsa aspektet e tjera janë në ballë, mosmarrëveshja rreth lirisë së fjalës dhe shtypit është në thelb një polemikë që mbetet edhe rreth gatishmërisë së gëthititjes ose jo të gënjeshtrave. Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është e drejta për të paraqitur me të vërtetë ngjarjet e tanishme, ose të paktën po aq të sinqertë sa injoranca, paragjykimi dhe vetë-mashtrimi, të cilat në mënyrë të pashmangshme i vuan çdo vëzhgues. Kjo gjithashtu mund të interpretohet si kuptim që unë e konsideroj “raportimin” e drejtpërdrejtë, si dega e vetme e rëndësishme e letërsisë: por që jam përpjekur më parë të tregoj se në çdo nivel letrar, dhe ndoshta në çdo prej arteve, një pyetje debatuese gjithnjë ngjallet me forma më të rafinuara.

Armiqtë e lirisë intelektuale gjithmonë përpiqen të paraqesin tezën e tyre si një argument në mbrojtjen e disiplinës kundër individualizmit. Çështja e kundërshtimit të së vërtetës, në krahasim me të pavërtetën, ka mbetur si një rrjetë në sfond. Edhe pse theksi mund të vihet në mënyra të ndryshme, shkrimtari që refuzon të shesë mendimet e tij gjithmonë paraqet veten si një person egoist i zakonshëm. Me fjalë të tjera, ai akuzohet ose është duke u përpjekur të bllokojë veten në një kullë të fildishtë, ose ëstë i detyruar të bëjë disa prezantime ekspozuese të personalitetit të tij ose të kundërshtojë rrjedhën e pashmangshme të historisë në një përpjekje për t’u kapur ndaj privilegjeve të padrejta. Jo më kot në literaturën komuniste, sulmi ndaj lirisë intelektuale zakonisht maskohej nga fjalimi i “ndividualizmit të vogël borgjez”, “iluzionet e liberalizmit të shekullit të nëntëmbëdhjetë” dhe kështu me radhë, i mbështetur nga terminologji si “romantike” dhe “sentimentale” kur dihet se të dyja nuk kanë ndonjë kuptim të përbashkët. Në këtë mënyrë, argumenti largohet nga tema e vërtetë. Ndërkohë, kuptimi i vërtetë i diskutimit tashmë është i paqartë. Liria e intelektit nënkupton lirinë për të folur dhe për të shkruar për atë që sheh, dëgjon dhe ndihet, për të mos u detyruar të krijosh fakte dhe ndjenja imagjinare. Tiranët dhe tiranitë e mbira pas “kazanëve” terminologjikë dhe poltikë janë thjesht një mjet për të kthyer vëmendjen dhe ndërruar kursin e kritikës, qëllimi i të cilëve është të portretizojnë shtrembërimin e historisë si diçka që meriton respekt.

Kur Gjermania u shemb, u bë e qartë se një numër i madh rusësh sovjetikë - kryesisht, pa dyshim, për arsye jo-politike - kishin ndryshuar vendet dhe luftuan për gjermanët. Përveç kësaj, një pjesë e vogël, por shumë e vogël e robërve rusë dhe personave të rivendosur refuzuan të ktheheshin në BRSS, dhe të paktën disa prej tyre më në fund u riatdhesuan. Këto fakte, të njohura menjëherë nga shumë gazetarë, vështirë se përmendeshin në shtypin e asaj kohe, ndërsa në të njëjtën kohë publicistët e mbyllën teksin e tyre, pikërisht në terminologjinë e frikshme “Kazan!?”. Sipas Biblës aty digjen nga Krijuesi të gjithë mëkatarët dhe ata që u detyruan të mëkatojnë. Po kaq dhe kazanbërësit. Këtu dukshëm ka vend të ridiskutohet vetë kazani si arsye e re e Kazanologjisë, ndoshta “alla-shqiptare”.

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page